Pacienti përbinë një telefon të vogël, mjekët nga Malisheva ia largojnë nga stomaku -Video

- in Lajme, Shëndetësi

Një telefon i vogël është nxjerrë nga stomaku i një pacienti nga Malisheva.

Pacienti N.N, e cili ishte duke u trajtuar për çrregullime depresive, pasi është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë, kanë vërejtur se në lukthin e tij është një telefon.

Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë, dhe ka përfunduar me sukses intervenimi. Sipas njoftimit, procedura është kryer me sukses.

“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar per semundje te varshmerise, sillet nga familjaret ne nje ordinance ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret perkates, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet per trajtim te metejme tek psikiatri”, thuhet në postimin e Ordinancës.

/Demokracia