Në vitin 1996, Studençanasi e bëri Kosovën shtet ende pa e pasur shtetin. Skënder Gashi, karateist i madh i asaj kohe, me medaljet e tij evropiane dhe botërore bëri që në podiume të jehonte emri i Kosovës dhe që bota të dëgjonte për një vend që ende nuk ishte i lirë, por që jetonte në zemrat e bijve të saj.