Në ‘Marakli t’kerreve’ jepet ideja që rrugëve të Kosovës të vendosen radar statikë

- in Auto Tech

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, është shtruar si çështje që në rrugët e Kosovës të vendosen radarë statikë, apo ndryshe siç njihen ‘blica’ statik, shkruan Gazeta Metro.

Një anëtar i grupit ‘Marakli t’kerreve’, ka publikuar dy fotografi, derisa Policia e Kosovës po ndalonte një veturë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Mirëpo ky anëtar ka shtruar një çështje, duke thënë se kjo ndalje që bëhet në autostradë e veturave, është shumë e rrezikshme për zyrtarët policorë.

“Nuk e di qysh guxon polici me rreziku jetën me dal me ndal kerre ne Autostrade”, ka thënë ky anëtar.

Tutje ai ka thënë se tash është koha që të vendose radarët statik.

“U ardh koha per blica statik e jo me i rreziku zyrtaret policore ne këtë mënyre”, është shprehur në fund ‘maraklia’.

Më poshtë keni fotografitë dhe shkrimin e tij. /gazetametro.net