Momenti kur lideri i Hamasit kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa-Video

- in Rajoni dhe Bota

Ismael Haniyeh ka konfirmuar se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa.

Lideri politik i grupit palestinez, Hamas, tha se bëhet fjalë për djemtë Hazemin, Amirin dhe Mohammadin.

Ata raportohet se u vranë nga aeroplanët luftarakë izraelitë kur një “veturë civile” u vu në shënjestër në ditën e parë të Fitër Bajramit. Disa nga fëmijët dhe nipërit e tij ishin duke hipur në automjet, raporton aljazeera.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit tonë palestinez”, njoftoi grupi, duke shtuar se të paktën 125 trupa të palestinezëve të vrarë arritën në spitale të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.

“Ne e mbajmë përgjegjës administratën amerikane, komunitetin ndërkombëtar dhe pushtimin izraelit përgjegjës për këto masakra dhe krime që po ndodhin ende në këtë gjenocid të vazhdueshëm”, shtoi grupi, raporton skynews.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur Haniyeh mori lajmin për vrasjen e fëmijëve dhe nipërve të tij.

Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur, të cilët u evakuuan nga Gaza për të marrë trajtim në një spital në Doha.

Haniyeh dukej se përsëriste një frazë të përdorur në lamtumirën e fundit, “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.

 

/Demokracia