Momenti kur gazetarja e CNN e ndaloi Vuçiqin të impononte narrativën e tij -Video

- in Rajoni dhe Bota

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjetuar për të një situatë të pazakontë gjatë intervistës që dha dje për CNN amerikan, ku u intervistua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour.

Gjegjësisht, në një pjesë të intervistës, Amanpour i ka kërkuar Vuçiqit t’i përgjigjet pyetjes nëse Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë javën e kaluar, do të mbajë përgjegjësi për të.

“Çfarë do të bësh me të?” e pyeti Amanpour Vuçiqin.

Vuçiq fillimisht bëri një pushim, siç bën zakonisht kur shfaqet në disa media serbe, e më pas filloi të përgjigjet.

“Faleminderit edhe një herë që më lejove ta shpjegoj këtë”, filloi të shtjellojë Vuçiq.

Por Amanpour nuk i pëlqeu kjo, kështu që ajo menjëherë e ndërpreu atë.

“Jo, jo, jo. Është një pyetje e thjeshtë. A do të përgjigjen ata, siç kërkon BE,” pyeti përsëri Amanpour.

 

/Demokracia