Moment krenarie: Kosova dhe Franca nënshkruan marrëveshje për këtë fushë

- in Kult

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim kinematografik me institucionet përgjegjëse franceze, shkruan Gazeta Metro.

Ai bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruan në qytetin e filmit në Francë.

“Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve”, shkroi ai.

Çeku këtë e cilësoi si moment të veçantë për kinematografinë kosovare.

“Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze. Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës”, shkroi ministri./gazetametro.net