Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Azerbajxhan

- in Sport

Xhudistja kosovare Loriana Kuka sot ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Ajo në xhiron e parë zuri në mbajtje 20 sekonda për Ippon, rusen Anastasiia Nuzhnenkova, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale Kuka takohet me garuesen gjermane Anna Monta Olek./Demokracia