Kryetari i Zveçanit thotë se pas takimit me Hovenierin do të shkojë në zyrën e tij

- in Kuzhina

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier do të shkojë në zyrën e këtij, në komunën e Zveçanit, aty ku ka shkuar edhe të premten.

Kështu raporton Klan Kosova të ketë thënë Peci.

Ndërkohë protestuesit serb po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës së Zveçanit.
Ata po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri në objektin komunal dhe po kërkojnë me ngulm tërheqjen e forcave policore të Njësive Speciale të Policisë Kosovës nga objekti komunal dhe nga qyteti./Demokracia