Krasniqi për arrestimin e ish-policit: Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje

- in Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka krikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me mosreagimin ndaj arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

Sipas Krasniqit Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje, por jo në raste të tilla.

“Shpreh keqardhjen dhe indinjatën për ndalim arbitrar dhe të padrejtë të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrjetë. Për më shumë, shpreh pakënaqësinë për mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë”, tha lideri i PDK-së.

Më tutje ai i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për lirimin e Spahiut./Demokracia