Ismail Tasholli: Bedri Hamza, ai që i duhet vendit bash tash

- in Lajme

Analisti politik, Ismail Tasholli ka renditur arsyet se pse Bedri Hamza, është ai që  duhet të jetë kryeministër i Kosovës tani.

Tasholli në një postim në Facebook u shpreh se Hamza është emër që na garanton daljen nga ky llum politik, që po na mban në injorancë dhe pasiguri për të ardhmen.

“…Ka shume arsye pse z.Hamza duhet t’jete Kryeminister bash ne kete kohe. Eshte emer qe do t’na garantonte daljen nga ky llum i perditshem politik qe po na mban ne injorance, n’t’kalumen, atavisten, ne ideologjiken, ne TURBOFOLK dhe pasigurine per te ardhmen…”

Postimi i plotë:

Bedri Hamza, ai qe i duhet vendit bash tash

Ka shume arsye pse z.Hamza duhet t’jete Kryeminister bash ne kete kohe.

Eshte emer qe do t’na garantonte daljen nga ky llum i perditshem politik qe po na mban ne injorance, n’t’kalumen, atavisten, ne ideologjiken, ne TURBOFOLK dhe pasigurine per te ardhmen. Eshte emer qe do t’na lironte nga shtjerresit e energjise se “temave t’medhaja”.

Perveç tjerash, vendimi per me votu ose jo  Bedri Hamzen eshte edhe percaktim KULTUROR: a po dojme me vazhdu me kasetat e Vitit t’Ri, me ata qe u eshte nal sahati ne shekujt tjere, mugoshet qe ja marojne partine enverhoxhave, VOÇARET, chucknorrisat, apo per vizione NORMALE te nje politikani t’dinjitetshem dhe profesional, qe e di sakte potencialin e kesaj shoqnie, qe punon pa inate me krejt per krejt, per vendin.

Nese dojme me dale prej ligjerimit ROMANTIKO-PRIMITIV qe s’na ngine kurre, prej kesaj poetike te poshter t’politikes qe po provohet te instalohet, e kemi shancen si shoqni!

Nese duam qe politiken ta TOKEZOJME, ta kthejme nga Hyjnorja Banale ku e çune keta t’padishem, MUNDEMI!/Demokracia