I mituri që iku para syve të Policisë me motor në Prishtinë është djali 11-vjeçar i Salih Sekiraqës

- in Lajme

Dy fëmijë me motor arritën t’i ikin Policisë para syve, të enjten në qendër të Prishtinës. Ata fillimisht u urdhëruar që të ndaleshin, por shpërfillën Policinë dhe morën drejtim tjetër me motor. Përkundër që vetura e Policisë i ndoqi, nuk arriti t’i kapë, raporton Sinjali.  

Personi që drejtonte motorin, siç merr vesh Sinjali, është djali i Salih Sekirqaës, emër i njohur në Prishtinë dhe jo vetëm për shkak të të kaluarës së tij.

Djali i Sekiraqës (emri i të cili nuk do të publikohet për shkak të moshës) që shkaktoi kaos në kryeqytet me vozitjen e tij të rrezikshme është vetëm 11-vjeçar.

Pamjet: Kosova News

Kujtojmë se vëllai i tij është akoma në kërkim nga Policia, lidhur me rastin e tentim vrasjes muajin e kaluar në Prishtinë./Sinjali