I dërguari presidencial Richard Grenell e shpërndan intervistën e Thaçit duke vendosur shenja alarmi mbi të

- in Lajme

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë një pjesë të intevistës së presidentit Hashim Thaçi të dhënë nga Haga.

Në intervistën e fundit, Thaçi ka lavdëruar marrëveshjen e Uashingtonit duke bërë thirrje që ajo të zbatohet.

“Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë e shtatorit të vitit 2020 do të duhej të rikthehet për zbatim. Ajo është marrëveshje e mirë ekonomike për të dy vendet, zbatimi i saj herë a vonë do të dërgonte pashmangshëm në njohjen reciproke. Dialogu mes shteteve dhe popujve zhvillohet për të ulur armiqësitë dhe tensionet. Në vitet e fundit ndodhi e kundërta. Do të ishte me interes që shqiptarët dhe serbët të keqen mes tyre ta lënë pas. Roli udhëheqës i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Thaçi nga Haga.

Ambasadori Grenell e ka shpërndarë këtë pjesë të intervistës duke vendosur shenja alarmi mbi të./Demokracia