FOTO: Opozitës së Kurtit i dështon tubimi në Tetovë, me Elitën 5 dhe Aida Doçin stadiumi u mbetet i zbrazët

- in Lajme, Maqedoni

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, që njihen si VLEN dhe po përkrahen hapur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e kanë pësuar edhe një dështim.

Sot në një ngjarje të rëndësishme për lansimin e projektit të ri për stadiumin e Tetovës, VLEN nuk ka arritur ta mbush as stadiumin me qytetarë, ndonëse aty kanë qenë të pranishëm edhe Elita 5 me Aida Doçin.

Dështimin në këtë tubim e kanë paraqitur edhe ata vetë, duke postuar fotografi. Ndonëse ishin munduar t’i kamuflonin, pas këngëtarëve duken shumë qartë ulëset e zbrazëta.

Postimin në Facebook e ka bërë Bekim Qoku, përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut.

“Sot isha në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, i ftuar nga Bilall Kasami, kreu i Tetovës. Ishte një rast i veçantë ku mora pjesë në lansimin e projektit të stadiumit të ri, një ëndërr e vjetër për dashamirët e sportit në rajonin e Pollogut. Përgëzime për Tetovën dhe Bilallin për këtë iniciativë!”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

/Demokracia