Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sun, 11 Jan 2026 16:52:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së https://www.dielli.info/fbi-zbulon-se-jack-smith-pagoi-deshmitare-kunder-trumpit-ngjashem-akuzohet-se-beri-kunder-uck-se/ Sun, 11 Jan 2026 16:52:05 +0000 https://www.dielli.info/?p=96632 Përderisa për punën e tij në Hagë ka akuza ende të hapura se ka angazhuar e punuar me informatorë – një prej tyre, Faik Imeri, një personazh kontravers – për të sjellë dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së, në SHBA është zbuluar edhe me dokumente se ka paguar “spiunë”.

Kur Jack Smith po punonte në hetim e më pas në aktakuzë kundër Donald Trump, dokumentet tregojnë se metodat ishin gati të njëjta me ato që aplikoi në ndjekjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përderisa për punën e tij në Hagë ka akuza ende të hapura se ka angazhuar e punuar me informatorë – një prej tyre, Faik Imeri, një personazh kontravers – për të sjellë dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së, në SHBA është zbuluar edhe me dokumente se ka paguar “spiunë”, shkruan VOX Kosova.

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nxjerrë dokumente që tregojnë se Zyra e atëhershme e Prokurorit Special Jack Smith miratoi në vitin 2023 pagesën e 20.000 dollarëve për një burim konfidencial, për të dhënë informacione në kuadër të hetimit për përpjekjet e presidentit Donald Trump dhe mbështetësve të tij për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas Just the News, ky zbulim përfshihet në një seri dokumentesh të reja që drejtori i FBI-së, Kash Patel, ia dorëzoi Kongresit këtë javë dhe që ofrojnë më shumë qartësi mbi taktikat dhe shtrirjen e hetimit që agjentët dhe prokurorët përdorën për të tentuar të ndërtonin një çështje se Trump, avokatët dhe aleatët e tij kishin shkelur ligjin duke tentuar të nxisnin përkrahës të mësyenin Senatin dhe Kongresin.

Kreu i FBI-së, Kash Patel, i tha Just the News se ky zbulim tronditës për pagesën e një spiuni ishte dëshmia më e fundit se hetimi “Arctic Frost” përbënte një “abuzim të rëndë me pushtetin dhe shkelje të ligjit”.

Dokumentet tregojnë për disa përpjekje të mbikëqyrësve të FBI-së për ta bërë vetë Trump “subjekt” të hetimit – ide që përfundimisht u hodh poshtë.

Një komunikim elektronik “dokumenton miratimin prokurorial, në formën e një emaili dakordësie nga këshilltari i Prokurorit Special, Raymond Hulser, më 02.06.2023, për një pagesë në shumën 20.000,00 dollarë për [emër i redaktuar] për informacionin e ofruar në mbështetje të hetimit të përmendur”, thuhet në një memorandum.

“Pagesa u diskutua nga Raymond Hulser dhe Ndihmës-Prokurorja Speciale Julia Gegenheimer me Prokurorin Special Jack Smith”, thuhet aty.

Dosja e FBI-së, tregon zinxhirin e miratimit, me një agjent të FBI-së që i shkroi zyrës së Smith më 2 qershor 2023.

“Siç u diskutua, kërkojmë dakordësinë e zyrës suaj për pagesën tonë të propozuar prej 20.000 dollarësh për ofrimin e informacionit nga burimi konfidencial (CHS) në mbështetje të hetimit”, shkroi agjenti.

Hulser u përgjigj shkurt: “Dakord, faleminderit”.

Për këtë zbulim të ri, ka reaguar edhe vetë presidenti Donald Trump, duke thënë se Smith duhet të ishte në burg.

“Jack Smith i çmendur duhet të ishte në burg për gjithçka që ka bërë për ta turpëruar vendin tonë!”, ka shkruar ai.

Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se çfarë ka bërë Smith është një abuzim i rëndë.

“Nën udhëheqjen time, FBI po prodhon dokumente me një shpejtësi rekord për t’ua sqaruar faktet popullit amerikan. Ajo që ndodhi në çështjen ‘Arctic Frost’ ishte një abuzim i rëndë me pushtetin dhe shkelje e ligjit. Kjo FBI është e përkushtuar të rikthejë llogaridhënien dhe besimin e publikut”, tha ai për Just the News.

Por, cilat janë pretendimet për Jack Smith se punoi gati njëjtë edhe në Hagë kundër krerëve të UÇK-së?

Një raport i ish-agjentit të DEA-s amerikane, John Moynihan, kishte zbuluar se si ish-kryeprokurori Jack Smith kishte përdorur Faik Imerin si ndërmjetësues për sjelljen e dëshmitarëve të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së.

Njëri ndër ta ishte Halit Sahitaj, i cili sipas deklaratës së vetë tij, ishte nxitur nga Imeri të jepte dëshmi të pavërteta në Hagë.

Jack Smith, sipas dëshmisë së Sahitajt, ishte katalizatori kryesor i skemës së falsifikimit të dëshmitarëve. Ai rrëfente se si Smith kishte komunikime të vazhdueshme me Faik Imerin, i cili nga ish-kryeprokurori përdorej si një lloj ndërmjetësuesi për sjelljen e individëve që do të jepnin dëshmi të fabrikuara në dëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Imeri kishte mbështetjen e plotë nga Smith. Paraqitej si agjent i CIA-s me emrin Florian, por më vonë identiteti i tij ishte zbuluar. Për këtë histori, emisioni Opinion në TV Klan kishte prodhuar një dokumentar të gjatë që ofronte detaje tronditëse./Demokracia

]]>
Shkrimtari I Famshëm Italian Shkruan Për Hashim Thaçin: Imagjinojeni Sikur Çliruesi I Italisë Të Akuzohej Për Krime Lufte 25 Vjet Pas Çlirimit https://www.dielli.info/shkrimtari-i-famshem-italian-shkruan-per-hashim-thacin-imagjinojeni-sikur-cliruesi-i-italise-te-akuzohej-per-krime-lufte-25-vjet-pas-clirimit/ Sat, 10 Jan 2026 13:49:01 +0000 https://www.dielli.info/?p=96628 Sureale Shkrimtari i famshëm italian shkruan për Hashim Thaçin: Imagjinojeni sikur çliruesi i Italisë të akuzohej për krime lufte 25 vjet pas çlirimit
Bota po merr shënime. Një shkrim i rrallë i shkrimtarit të famshëm Italian për Hashim Thaçin, absurdin e gjykimit të tij dhe dështimin e madh të Speciales e Drejtësisë Ndërkombëtare në përgjithësi.
Sureale Shkrimtari i famshëm italian shkruan për Hashim Thaçin: Imagjinojeni sikur çliruesi i Italisë të akuzohej për krime lufte 25 vjet pas çlirimit
Hashim Thaçi në gjykatore

“Imagjinoni që në vitin 1970, 25 vjet pas çlirimit (të Italisë), Sandro Pertini të ishte burgosur dhe gjykuar për krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-45. Sureale apo? Megjithatë, kjo po i ndodhë Hashim Thaçit, 57 vjeç, ministër, kryeministër dhe më në fund president i Kosovës deri në vitin 2020, më parë komandant i rezistencës kundër Serbisë gjatë luftës së vitit 1999, i konsideruar baba i kombit së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova”.

Kështu fillon shkrimi nga gazetari dhe shkrimtari i njohur italian Mauro Suttora, i publikuar në mediumin prestigjioz amerikan HuffPost (ish The Huffington Post), në edicionin e gjuhës italiane.

Suttora shkruan se “ish-presidenti kishte rënë dakord të dilte në gjyq për krime lufte së bashku me tre udhëheqës të tjerë të UÇK-së” si kompromis “për të fituar pranimin e pavarësisë së Kosovës nga 90 vendeve (nga 190) që ende nuk e njohin pavarësinë dhe për të lehtësuar hyrjen e Kosovës në BE”.

Pasi sqaron historikun e themelimit të Gjykatës Speciale, Suttora shkruan se “ndërkohë, demonstratat vazhdojnë në Prishtinë: Kosovarët vazhdojnë t’i konsiderojnë komandantët e tyre partizanë, të burgosur për pesë vjet, si heronj. Dhe mund të imagjinohen vetëm protestat kundërshtare në Serbi, të mbështetura nga Rusia, nëse ata lirohen nga akuzat”.

Ai përmend edhe faktin se Drejtësia Ndërkombëtare po dështon në Kosovë, derisa thekson faktin se Specialja (një gjykatë hibride) po kushton miliona euro dhe kjo po rebelon edhe zyrtarët amerikanë.

“Shkurt, nëse ky gjyq kishte për qëllim të krijonte një proces ‘drejtësie dëmshpërblyese’ midis kosovarëve dhe serbëve, rezultati është i kundërt: tensionet janë më të acaruara se më parë. E drejtë ndërkombëtare e dobët”, shkruan Suttora./Topm1.net

]]>
Nga 20 minuta për Thaçin dhe të tjerët në fjalët përfundimtare – caktohen datat për deklaratat përmbyllëse https://www.dielli.info/nga-20-minuta-per-thacin-dhe-te-tjeret-ne-fjalet-perfundimtare-caktohen-datat-per-deklaratat-permbyllese/ Fri, 19 Dec 2025 17:02:32 +0000 https://www.dielli.info/?p=96623 Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave.

Trupi Gjykues ka urdhëruar që dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026, është bërë e ditur në një njoftim nga ZPS.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026, si dhe datat e rezervuara më 16 dhe 18 shkurt, nëse është e nevojshme.

Para këtij vendimi, në njoftim bëhet e ditur se Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e ZPS-së për të paraqitur kundërprova, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e provave të tilla. Trupi

Gjykues gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë apelimin e vendimit të mëparshëm me të cilin ishte refuzuar kërkesa për procedurë të veçantë të përcaktimit të dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim i dënimit, në rast se është i zbatueshëm, do të shqyrtohet me Aktgjykimin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale për të thënë fjalët e tyre përfundimtare.

Trupi gjykues ka vendosur që ata të kenë kenë në dispozicion nga 20 minuta secili, nëse dëshirojnë.

Trupi Gjykues rikujton se deklaratat politike ose vërejtjet fyese ndaj Palëve, pjesëmarrësve, dëshmitarëve apo viktimave nuk do të lejohen dhe nuk do të tolerohen”, ka shkruar paneli në vendim./Demokracia

]]>
Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp https://www.dielli.info/grenell-pajtohet-me-ramen-se-thaci-po-mbahet-peng-nga-haga-thote-se-jack-smith-eshte-nje-turp/ Thu, 18 Dec 2025 19:47:14 +0000 https://www.dielli.info/?p=96620 Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Hagë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Hashim Thaçi është rrëmbyer pa gjyq dhe pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.

Këtë zhvillim e ka komentuar edhe i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell.

Ai ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama dhe ka thënë se Jack Smith është një turp.”

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në X./Demokracia

]]>
Djali i Thaçit falënderon Edi Ramën: Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë https://www.dielli.info/djali-i-thacit-falenderon-edi-ramen-ju-na-deshmoni-se-bashke-jemi-me-mire/ Thu, 18 Dec 2025 16:36:52 +0000 https://www.dielli.info/?p=96616 Endrit Thaçi, djali i ish presidentit Thaçi, ka falënderuar Edi Ramën për vizitën e tij sot në Hagë.

Ai tha se Rama e dëshmon që bashkë jemi më mirë.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama, nga nëna ime dhe unë. Fjalët, por edhe veprat tuaja, janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, ka shkruar ai./Demokracia

]]>
Rama del nga Haga: E gjeta Komandantin në formë, të qetë e me karakter të hekurt – folëm për miqtë e përbashkët https://www.dielli.info/rama-del-nga-haga-e-gjeta-komandantin-ne-forme-te-qete-e-me-karakter-te-hekurt-folem-per-miqte-e-perbashket/ Thu, 18 Dec 2025 16:32:47 +0000 https://www.dielli.info/?p=96613 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përfunduar takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.

Objektin e Gjykatës Speciale ku po gjykohet Thaçi, Rama e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, ndërsa për Thaçin ka thënë se “u rrëmbye pa gjyq e as akuzë” nga zyra e Presidentit të Kosovës,.

Ai ka thënë se Thaçin “nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në strasburg, duke e vazhduar me lloj lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”.

“E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut””, ka shtuar Rama duke shkruar për gjendjen e Thaçit në Hagë.

Ai ka vazhduar ta quaj padrejtësi, Gjykatën Speciale në Hagë.

“Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor”, ka shtuar Rama. /Demokracia

Postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid09LPn2uUZSKryDhzxSoymAEAiV8L7UwVuoriiA1MCCCJqEAjgEzLjWsxgpu2xK97Hl&show_text=true&width=500

]]>
Protesta kundër Hagës – a shkoi gjithçka qetë në tubimin e Shkupit? https://www.dielli.info/protesta-kunder-hages-a-shkoi-gjithcka-qete-ne-tubimin-e-shkupit/ Sat, 13 Dec 2025 15:36:12 +0000 https://www.dielli.info/?p=96610 Protesta e mbajtur sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë, ka përfunduar pa incidente.

Në terren ka pasur prani të shtuar të Policisë së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe në trafik, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit dhe garantimit të sigurisë publike.

Masat e shtuara të sigurisë erdhën edhe pas thirrjeve nga OVL-UÇK, që ish-luftëtarët e UÇK-së të mos marrin pjesë në protestë, për shkak të rreziqeve të mundshme që lidhen me fletarrestime të lëshuara nga Serbia.

Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, deri në përfundim të protestës gjithçka ka vijuar qetë dhe paqësisht, pa u raportuar për ndonjë incident./Demokracia

]]>
Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë https://www.dielli.info/nis-protesta-ne-shkup-kerkohet-drejtesi-per-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage/ Sat, 13 Dec 2025 12:49:57 +0000 https://www.dielli.info/?p=96607 Në Shkup ka nisur protesta e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në protestë po marrin pjesë kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,  para nisjes së protestës ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai./Demokracia

]]>
Mbyllen çështjet| Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit s’kanë më prova e dëshmitarë, gjykimi drejt fundit https://www.dielli.info/mbyllen-ceshtjet-mbrojtja-e-thacit-dhe-krasniqit-skane-me-prova-e-deshmitare-gjykimi-drejt-fundit/ Wed, 03 Dec 2025 13:11:49 +0000 https://www.dielli.info/?p=96603 Gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së, tashmë janë në fazën e fundit.

Edhe zyrtarisht, mbrojtjet e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit e kanë njoftuar trupin gjykues në Speciale, se po i mbyllin çështjet e tyre. Pra, nuk ka më dëshmitarë e as prova.

Në parashtresat e publikuara të cilat i ka parë Nacionale specifikohet se më nuk ka asnjë dokument që do të paraqitet.

“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues, Mbrojtja e Z. Hashim Thaçi konfirmon me anë të kësaj se, në këtë fazë, nuk ka më dëshmitarë për t’u thirrur dhe asnjë material tjetër provues për t’u paraqitur si pjesë e çështjes së Mbrojtjes. Rrjedhimisht, në përputhje me Rregullin 131 të Rregullores, Mbrojtja e mbyll çështjen e saj. Megjithatë, ky njoftim nuk cenon asnjë ndihmë të përshtatshme që Mbrojtja mund të kërkojë në lidhje me çështjet e provave që mbeten pezull para Trupit Gjykues”, thuhet në parashtresë.

Ngjashëm, thuhet edhe në parashtresën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

“Mbrojtja e Jakup Krasniqit nuk ka ndërmend të thërrasë më shumë dëshmitarë ose të paraqesë ndonjë material tjetër provues si pjesë të çështjes së saj. Rrjedhimisht, në përputhje me Rregullin 131 të Rregullores, dhe Urdhrin e Trupit Gjykues, Mbrojtja e Krasniqit me anë të kësaj mbyll çështjen e saj. Ky Njoftim nuk cenon asnjë ndihmë të përshtatshme që Mbrojtja e Krasniqit mund të kërkojë në lidhje me çështjet e provave që mbeten pezull para Trupit Gjykues”, thuhet në parashtresë.

Deri te ky vendim vjen pas refuzimit të shtimit të Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve.

Në seancën e fundit, mbrojtja e krerëve të UÇK-së dhe Prokuroria, kërkuan disa ndryshime në afatet që ishin dhënë paraprakisht nga gjyqtarët.

Ato përfshinin afatet për dosjen përfundimtare, fjalën finale që do të afektonte edhe dhënien e vendimit.

Prokuroria dhe Mbrojtja kërkuan që të kenë kohë deri më 30 janar për dorëzimin e dosjeve përfundimtare, kurse 45 ditë pas kësaj, të jepen fjalët finale. Çka i bie deri në mesin e muajit mars, të jepen fjalët përfundimtare.

Megjithatë, Gjykata Speciale nuk e aprovoi krejt kërkesën.

Bazuar në vendimin e fundit, Gjykata Speciale ka vendosur që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 19 janar. Kurse, fjalët finale të jepen prej 9 deri më 13 shkurt., gjithashtu me 16 dhe 18 shkurt.

Si rezultat, pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtarët kanë kohë të paktën 3 muaj për dhënien e vendimit.

Pra, vendimi në shkallën e parë për Thaçin e të tjerët pritet në fundin e muajit maj, ose më së largu deri në fillimin e qershorit./Demokracia

]]>
Bëhen të ditur datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë https://www.dielli.info/behen-te-ditur-datat-ja-kur-do-te-merret-vendimi-final-per-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage/ Tue, 02 Dec 2025 11:45:50 +0000 https://www.dielli.info/?p=96599 Zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, përcjell Periskopi.

Pas kësaj, siç bën të ditur ai, Trupi Gjykues do të mbyll çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të arritur një aktgjykim.

“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundr një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, tha Doyle.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. /Periskopi/

]]>