Esati i Tiktokut bëhet llom me veturën e tij luksoze

- in Lajme, Video

TikToku është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura, ku hov mori qysh me fillimin e pandemisë.

Shumë njerëz që as nuk do e ëndërronin famën, fal TikTok-ut e prekën atë. Kështu ndodhi edhe me djaloshin kosovar i cili është bërë viral ku dhe ndiqet nga një numër i madh i përdoruesve të kësaj platforme, shkruan GazetaDemos.

Ai quhet Esat, e të cilin e thërrasin edhe “Esat Baushtella”, meqë punoi në ndërtim.

Në një video të publikuar nga vetë ai dje, ka treguar se është aksidentuar me veturën e tij luksoze.

“Mu ka bajtë vollani tjetër kah, shpejt e me hi në “puqill” me hezë po t’u bajke ana, thash te provoj për seri çka po bohet”, dëgjohet teksa thotë ai në një video-live.

Ai gjithashtu në disa video-live të tjera dëgjohet teksa tregon me pasion se në komunikacion ka dëshirë të madhe të kryej akrobaci të cilat dënohen me ligj.

“BMW për mangupa është njerëz. Kuku qysh po kom qejf nëpër rretha me bajt, qysh shtyhet trapi i mbramtë… oh, oh, të knaq qashtu…” thotë ai.

Kujtojmë se Esati ani pse përmbjajtja e videove të tij nuk ka asnjë vlerë, ai ndiqet tejet shumë në live-t e tij, madje para pak kohësh ai ia kaloi edhe kryeministrit Kurti , i cili ishte në po të njejtën kohë Live në një studio televizive. /GazetaDemos/