Efektet negative diplomatike dhe korrupsioni i takimeve private tre javore të Albin Kurtit në SHBA!

- in Opinione

Shkruan Avokat Xhevdet Smakiqi

Kryeministri Albin Kurti me vizitat e tij te bizneset dhe korporatat amerikane si: Microsoft, Uber, Universitetet etj, ka cënuar rëndë dhe pa shembull  edhe sovranitetin diplomatik të SHBA-së duke mos qenë i shoqëruar nga sekretaret/ministrat përgjegjës politik për secilen fushë nga ana amerikane.

Nuk keni një shembull normal mbi sjelljet diplomatike që një Kryeminister të shkoi në një shtet dhe të vizitoi korporata, biznese, universitet pa shoqërim nga ministrat e linjes së shtetit pritës

Pra sjellja e Albin Kurtit ka shkelur çdo parim autoritet të shtetit pritës të SHBA-së.

Jam i bindur se kjo qasje e Albin Kurtit ku mbi dy javë sorollatet koridoreve të bizneseve dhe sallave të universiteteve prej plan ëprishësi të raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA do te sjellë rezultate zero për Kosovën e ftohje edhe me të madhe të raporteve Qeveri SHBA, ku për pasojë do të dëmtohet interesi strategjik politik i Kosovës.

Kjo i bie si me ardhur Kryeministri i Maqedonisë psh: dy deri tre javë dhe të takohet me biznese pa prezencen e Ministres së Tregtise së Kosoves, të takohet me Universitete pa prezencen e Ministres st Arsimit etj.

Po ashtu duhet konsideruar se vizitat private krye në veti pa koordinim dhe shoqërim nga autoritetet e shtetit amerikan brenda amerikes përbënë edhe skandal diplomatik, cenim sovraniteti të amerikes dhe imazhit të saj.

Kurse si mundet një Kryeminister normal të mendoi për bashkëpunim ekonomik ku as Odat Amerikane e as Odat Ekonomike të Kosoves nuk i ka në  shoqërim në gjitha këto takime tre javore private krejtsisht.

Meqenëse Albin Kurti i ka vizituar privatishtë duke injoruar shtetin amerikan dhe odat ekonomike edhe të Kosovës, këto vizita nga pozita e Kryeministrit kundërmojnë korrupsion sepse takimet janë super private pa asnjë agjend shtetërore për investime në ekonominë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti duke qenë privatishtë rreth apo mbi tre javë te vetmin objektiv e ka pasur qe te gjejë ndonje kompani qe te lidhet ose ti lutë te lidhet me ndonje dost te tij sikurse skandali me Martin Berishaj për energinë.

Pra debati publik dhe mediat duhet pyetur Odat Ekonomike te Kosoves a ka pasur nonjë praktikë te tille te përfaqësimit me investitoret potencial te ish Kryeministrave pa prezencen e tyre?

Thjeshtë Zyra Kombetare e Auditimit s’ka se si te i’a arsyetoi shpenzimet e udhëtimit privat te Albin Kurtit tre javore ne SHBA. /Dielli.info