Disa të rinj në Prishtinë e sulmojnë një taksist dhe tentojnë të futen brenda, ai e mbyll derën e veturës (Video)

- in Lajme, Video

Mbrëmë në mesnatë në Prishtinë, disa të rinj janë parë duke sulmuar një taksi dhe duke tentuar t’ia hapin derën, shkruan Gazeta Metro.

Në videon e publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes” në Prishtinë, ata shihet duke tentuar me forcë të hyjnë brenda veturës. Më pas, taksisti arrin t’i mbyllë dyert.

Megjithatë, ata nuk i largohen nga vetura.

Për këtë ngjarje, ende nuk ka raport nga Policia e Kosovës se për çfarë arsye ka ndodhur. /gazetametro.net