Diell e vranësira sot, temperaturat deri në 18 gradë

- in Lajme

Më shumë vranësira parashihen ditën e premtë, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesë jugore apo perëndimore të vendit. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, me shpërndarjen graduale të vranësirave.

Frynë erë veriore e verilindore, mesatare 5-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim të madh nga dita e sotme, shkojnë deri në 16C e 18C.

Më shumë intervale me diell paraqiten ditën e shtunë. Ditën e diel me zhvillime të vransirave, përreth viseve malore mund të ketë edhe riga lokale shiu. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 21C, njofton Prishtina Weather.

Në fillim të javës së ardhshme, intervale me diell, pa përjashtuar mundësi lokalisht për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat në rritje deri në 22C e 24C./Demokracia