Gjykata Speciale ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirrur dëshmitarin e parë.
Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirur dëshmitarin e parë.
Seanca do të nis në orën 09:00 dhe pritet që të jetë kryesisht publike.
Gjykata ka treguar se ka interes të lartë për ta përcjellë këtë seancë nga galeria brenda Gjykatës dhe kanë kërkuar nga të interesuarit që t’i drejtohen Gjykatë së Hagës përmes emailit.
“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në vendim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po ashtu kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025, në të cilën Hashim Thaçi kishte ngritur shqetësimet e tij lidhur me praninë e një prokurori, i cili më parë kishte punuar në Njësinë e Parbaurgimit në Hagë. Sipas transkriptit, Thaçi kishte përmendur se prokurori John Devaney, atëherë pjesë e stafit të Qendrës së Paraburgimit, i kishte kërcënuar dhe cenuar fizikisht.
Përveç kësaj, Thaçi kishte thënë se ky person njëherë ishte prezantuar si roje, më pas hetues në Qendrën e Paraburgim, shef e zëvendësshef i asaj qendre, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“U befasova vërtetë sot kur pashë përballë nesh zotërinë në fjalë. Nuk ia di emrin, por kjo nuk ka rëndësi. Kur na sollën këtu në qendrën e paraburgimit, ai u prezantua si roje, pastaj si hetues në qendrën e paraburgimit, më pas si zëvendësshef i kësaj qendre, dhe nganjëherë edhe si shef i qendrës së paraburgimit. Dhe ka fakte dhe dëshmitarë që vërtetojnë atë që po them. I nderuar, zotëria në fjalë – sot Prokuror; dje roje burgu – ka kryer [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR]. Dhe ne, të akuzuarit në procesin numër 6, nuk përdorim as cigare. Ai personalisht e ka bërë, ky Prokuror aktual, [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] mekanizma në këtë qendër paraburgimi. [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] Në raste të caktuara, i nderuar dhe Paneli juaj, ai ka cenuar fizikisht dhe kërcënuar. Ky prokuror, nga praktika që ka përdorur, [E REDAKTUAR)”, thuhet në transkriptë./ Demokracia