DEKLARATË PUBLIKE
Platforma “Liria jeni ju” shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe pa asnjë rezervë për protestën e 7 gushtit, të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta, në kundërshtim me padrejtësitë që po ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë.
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe në mbrojtje të të pambrojturve dhe të vetë Kosovës. Heronjtë tanë nuk meritojnë gjykim politik, sepse ata kanë mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.
Liria jeni ju. Përkulje për veprën tuaj dhe nderime për gjithçka që keni bërë që ky vend sot të marrë frymë lirshëm dhe shqip.