Çështja e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari del nga Prokuroria Speciale: S’jam intervistuar

- in Lajme

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari sot shkoi në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Aty qëndroi për disa orë. U raportua se ajo po intervistohej për skandalin për Rezervat Shtetërore.

Me të dal nga selia e kësaj prokurorie, ajo tha se nuk është marrë në pyetje, dhe se kishte një intervistim për disa ligje që janë në fuqi e që lidhen me skandalin në fjalë.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore”, ka thënë ajo para mediave pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Ajo tha se do të përgjigjen pasi të i kryejnë disa procedura që ajo përmendi.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”/Demokracia