Video – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 16 Jun 2022 09:07:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Video – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Abelard Tahiri e këput mikrofonin e foltores në sallën plenare të Kuvendit https://www.dielli.info/abelard-tahiri-e-keput-mikrofonin-e-foltores-ne-sallen-plenare-te-kuvendit/ Thu, 16 Jun 2022 09:07:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=67418 Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq deputetët e PDK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës.

Tashmë shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur në diskutim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar.

]]>
Protesta e veteranëve: Forca të shtuara të Policisë nisen drejt Kuvendit (PAMJE) https://www.dielli.info/protesta-e-veteraneve-forca-te-shtuara-te-policise-nisen-drejt-kuvendit-pamje/ Thu, 16 Jun 2022 07:42:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=67392 Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore, e thirrur për orën 9:30 në kundërshtim të miratimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimaleraporton Gazeta Sinjali.

Shkak i këtij paralajmërimi dhe eskalimit të protestës së kaluar të veteranëve, forca të shumta të Policisë janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta.

Mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit janë vendosur edhe autoblinda.

]]>
Gruaja me gojën më të madhe në botë, shikojeni se si i ha tri krofne përnjëherë https://www.dielli.info/gruaja-me-gojen-me-te-madhe-ne-bote-shikojeni-se-si-i-ha-tri-krofne-pernjehere/ Mon, 13 Jun 2022 20:36:12 +0000 https://www.dielli.info/?p=67155 Samantha Ramsdell ka mbledhur 1.7 milionë ndjekës mbresëlënës në aplikacionin e ndarjes së videove, falë klipeve të ushqimeve me volum të lakmueshëm – duke përfshirë një porcion me patate të skuqura të mëdha McDonald’s.

Ajo mblodhi kaq shumë ndjekës në TikTok pasi postoi video në të cilat papritmas vendosi tri krofne përnjëherësh në gojë dhe bëmat e tjera që përdoruesit kërkonin.

Falë gojës së saj jashtëzakonisht të madhe, ajo u kurorëzua zyrtarisht pronarja e gojës më të madhe femërore në botë në Librin e Rekordeve Guinness.

31-vjeçarja nga SHBA-ja më parë pretendonte se kishte gojën më të madhe në botë dhe ajo njohje më në fund iu dha – të paktën gjithsesi në kategorinë e femrave.

Tani ajo thotë se ndihet “e shkëlqyer” për faktin se mund të festojë avantazhin e saj të pazakontë, që e bënte të ndihej jashtëzakonisht e pasigurt më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Ramsdell (@samramsdell5)

]]>
Shpërthen në lot qytetari: Gërvalla asnjë fjalë shqip s’po e fol, Kurti e Osmani ia kanë shti minat popullit https://www.dielli.info/shperthen-ne-lot-qytetari-gervalla-asnje-fjale-shqip-spo-e-fol-kurti-e-osmani-ia-kane-shti-minat-popullit/ Mon, 13 Jun 2022 19:52:30 +0000 https://www.dielli.info/?p=67140 Një qytetar i moshuar është shprehur mjaft i mllefosur me qeverisjen e Kurtit e Osmanit.

Ky qytetar është shprehur mjaft i mllefosur edhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, e cila në urimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, hezitoi ta përmend UÇK-në.

“Donika Gërvalla hala asnjë fjalë shqip nuk është tu e folë. Data më e rëndësishme e popullit shqiptar është 12 qershori, dita e Pavarësisë, dita e çlirimit që është rezultat i gjakut. Kjo qeveri në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e mo mos të flasim për Donikën, ia ka shti minat popullit shqiptar. E me u qu në tubimin në Selanik me ia kthy shpinën kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kush është ajo?, pyet ky qytetar, i cili tha se i ka 12 familjar të vramë, i cili tha se edhe ka qenë në grup të Lëvizjes të burgosurve politik ku udhëheqës thotë se e ka pasur babain e Donika Gërvallës, Jusuf Gërvalla. /Periskopi/

 

]]>
Esati i Tiktokut bëhet llom me veturën e tij luksoze https://www.dielli.info/esati-i-tiktokut-behet-llom-me-veturen-e-tij-luksoze/ Mon, 13 Jun 2022 18:46:23 +0000 https://www.dielli.info/?p=67126 TikToku është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura, ku hov mori qysh me fillimin e pandemisë.

Shumë njerëz që as nuk do e ëndërronin famën, fal TikTok-ut e prekën atë. Kështu ndodhi edhe me djaloshin kosovar i cili është bërë viral ku dhe ndiqet nga një numër i madh i përdoruesve të kësaj platforme, shkruan GazetaDemos.

Ai quhet Esat, e të cilin e thërrasin edhe “Esat Baushtella”, meqë punoi në ndërtim.

Në një video të publikuar nga vetë ai dje, ka treguar se është aksidentuar me veturën e tij luksoze.

“Mu ka bajtë vollani tjetër kah, shpejt e me hi në “puqill” me hezë po t’u bajke ana, thash te provoj për seri çka po bohet”, dëgjohet teksa thotë ai në një video-live.

Ai gjithashtu në disa video-live të tjera dëgjohet teksa tregon me pasion se në komunikacion ka dëshirë të madhe të kryej akrobaci të cilat dënohen me ligj.

“BMW për mangupa është njerëz. Kuku qysh po kom qejf nëpër rretha me bajt, qysh shtyhet trapi i mbramtë… oh, oh, të knaq qashtu…” thotë ai.

Kujtojmë se Esati ani pse përmbjajtja e videove të tij nuk ka asnjë vlerë, ai ndiqet tejet shumë në live-t e tij, madje para pak kohësh ai ia kaloi edhe kryeministrit Kurti , i cili ishte në po të njejtën kohë Live në një studio televizive. /GazetaDemos/

 

 

]]>
Çfarë po ndodh? Noizy rrethohet nga forcat RENEA, dalin pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin (VIDEO) https://www.dielli.info/cfare-po-ndodh-noizy-rrethohet-nga-forcat-renea-dalin-pamjet-qe-po-thyejne-rrjetin-video/ Mon, 13 Jun 2022 14:36:10 +0000 https://www.dielli.info/?p=67090 Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.

Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt.

Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA.

Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

Në një video tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.

Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

@sikizabjelo♬ original sound – SIKIzabjelo

]]>
Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit ‘kapadai’: Nuk e hap derën e veturës, pret nga sigurimi https://www.dielli.info/shefi-i-kabinetit-te-vjosa-osmanit-kapadai-nuk-e-hap-deren-e-vetures-pret-nga-sigurimi/ Mon, 13 Jun 2022 07:50:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=66942 Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, nuk e hap derën e veturës zyrtare.

Në një video shihet teksa sigurimi i shtetit ia hapin derën atij, gjatë një aktiviteti në Han të Elezit.

Vela shihet teksa e shoqëronte Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës.

Në të kaluarën, para se të vinin në pushtet – njerëzit për rreth Kurtit dhe Osmanit kishin premtuar se do të kursenin maksimalisht paranë e shtetit.

Por nuk ka ndryshime për sa i përket privilegjeve që zyrtarët shtetërorë kanë vazhdimisht. /Gazetametro/

]]>
Rrëfimi i Besarta Jasharit: Momenti më i rëndë kur s’kam mundur me shpëtua motrën e vogël… https://www.dielli.info/rrefimi-i-besarta-jasharit-momenti-me-i-rende-kur-skam-mundur-me-shpetua-motren-e-vogel/ Mon, 13 Jun 2022 07:31:22 +0000 https://www.dielli.info/?p=66931 Asnjëherë nuk është mjaft që të flitet e të tregohet për sakrificën e familjes Jashari.

Beteja e 5,6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, ishte fillimi i fundit për Serbinë në Kosovë.

E kush më mirë e në mënyrë më autentike sesa Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, mund ta rrëfejë atë kohë.

E mbijetuara e vetme në këtë betejë, në atë kohë fëmijë, tani Besarta rrëfen për RTK-në, për nder të Ditës së Çlirimit, atë që ka përjetuar.

“Jemi zgjuar herët në mëngjes me 5 mars nga zhurma e tankeve”, thotë Besarta Jashari “Luftimet nuk u ndalën deri me 7 mars”

Besarta Jashari tregon se lufta me forcat serbe dhe familjes së saj nuk u ndal, derisa Hamzë Jashari, Adem Jashari, Shaban Jashari e të gjithë djemtë e familjarët e tjerë, filluan të vriten, në këtë betejë.

“Serbët filluan me tanke të gjuajnë në drejtim të kësaj dhome, ku shumica u vranë këtu”, rrëfen Besarta, tregimin e vetëmohimit të një familje për liri.

Ajo thotë se ka shumë momente të rënda që ka përjetuar në ato tri ditë betejë, por një e veçon.

“Momenti më i rëndë ka qenë kur e kam lënë Blerinën, motrën time të vogël e nuk ka mundur ta shpëtoj”, ka rrëfyer ajo. /Kosovarja/

]]>
Momenti kur shqiptarët arratisen nga burgu në Itali (Video) https://www.dielli.info/momenti-kur-shqiptaret-arratisen-nga-burgu-ne-itali-video/ Fri, 10 Jun 2022 08:10:43 +0000 https://www.dielli.info/?p=66467 Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu.

Rreth orës 5 të mëngjesit të 9 qershorit, tre të burgosur prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos, ku po vuanin dënimin dhe zbritën jashtë me çarçafë dhe arritën të arratiseshin. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.

Dy u kapën dhe u kthyen menjëherë nga policia e vuajtjes së dënimit, ende pa u larguar nga institucioni, tjetri arriti të humbasë gjurmët dhe aktualisht është në kërkim nga policia. 27- vjeçari Edison Pula është ende në arrati . /indeksonline/

 

]]>
Luana Vjollca i ‘çmendi’ të gjithë me dukjen e saj në eventin e “Philipp Plein” https://www.dielli.info/luana-vjollca-i-cmendi-te-gjithe-me-dukjen-e-saj-ne-eventin-e-philipp-plein/ Fri, 10 Jun 2022 07:50:18 +0000 https://www.dielli.info/?p=66450 Luana Vjollca ka befasuar fansat teksa ka publikuar në instastory një video ku shihet që pozon në një event të markës së njohur ndërkombëtare Philipp Plein.

E veshur me një fustan të zi që i tregon më së miri format trupore dhe me dekoltenë fine paksa të zbuluar, Luana ka tërhequr padiskutim vëmendje në këtë event.

Flokët e gjatë me onde dhe me një make up natyral, Luana shihet teksa shkëlqen e gjjtha.

Kujtojmë se edhe më herët ajo ka marrë vëmendjen tonë me bashkëpunimet dhe veshjet elegante të koleksioneve të fundit të kësaj firme luksoze. /Kosovarja/

]]>