Uncategorized – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Mon, 06 Jun 2022 11:15:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Uncategorized – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Zyrtari i VV’së del kundër Albin Kurtit: Iu bashkangjitet në protestë veteranëve https://www.dielli.info/zyrtari-i-vvse-del-kunder-albin-kurtit-iu-bashkangjitet-ne-proteste-veteraneve/ Mon, 06 Jun 2022 11:14:52 +0000 https://www.dielli.info/?p=65557 Njësia Special e cila gjendet pranë derës kryesore të Kuvendit, për t’i larguar veteranët që po protestojnë, ka hedhur gaz lotsjellës, ku është lënduar një person, ndërkohë, Ajet Potera, anëtar i partisë në pushtet, Lëvizje Vetëvendosje ka kritikuar ekzekutivin për anashkalimin e veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Potera, i cili ka dal në protestën e sotme të OVL UÇK para Kuvendit, tha për KosovaPress, se deputetët duhet të marrin vendim për rritjen e pensionit të veteranëve, në kuadër të pagës minimale.

Sipas tij, në protestën e sotme nuk duhet të ketë vija partiake, por vetëm të mbrohet dinjiteti veteranit.

Theksojmë se nuk është hera e parë që Ajet Potera ka dalë kundër shefit të tij, ai edhe në të kaluarën kishte dalë kundër qëndrimeve të partisë së tij. /Gazetametro/

]]>
Bima që mund të zgjasë deri në 75 vjet https://www.dielli.info/bima-qe-mund-te-zgjase-deri-ne-75-vjet/ Tue, 10 May 2022 07:58:49 +0000 https://www.dielli.info/?p=61082 Nëse jeni duke kërkuar mënyra të reja për të dekoruar shtëpinë tuaj, ne ju sjellim një lule të bukur pranverore që me siguri do të tërheqë vëmendjen tuaj.

Emri i kësaj lule është amarillis. Vjen nga rajoni tropikal i Amerikës dhe mbillet nga fillimi i nëntorit deri në shkurt, dhe lulëzon në maj dhe qershor.

Ka gjethe të gjata dhe një kërcell të ngurtë të drejtë që mban lule të mrekullueshme.

Lulet e kësaj bime tërheqëse mund të gjenden në ngjyrë vjollcë, portokalli, të kuqe, të bardhë, si dhe në një variant me dy ngjyra, dhe një larmi e tillë e bën këtë bimë shumë tërheqëse.

Vendi ideal për të mbajtur këtë bimë është një ballkon. Një vend me hije dhe gjysmë hije i përshtatet bimës zbukuruese, të paktën gjatë lulëzimit. Do të lulëzojë në diellin më të fortë pa ndonjë problem.

Në fazën e fjetjes, rekomandohet të futni amarillis në një dhomë të ftohtë dhe të errët, derisa lulet e para të dalin përsëri.

Sa i përket ujitjes, amarillis ka shumë nevojë për ujë, andaj duhet të ujitet sa më shpesh. Në ditët e verës dhe në temperatura më të larta, amarillis ujitet deri në disa herë në ditë.

Kjo lule në vetvete mund të zgjasë deri në 75 vjet, dhe disa specie kanë petale deri në gjashtë centimetra.

]]>
Elita ka çka kallxon , pse të mos vishet edhe shkurtë https://www.dielli.info/elita-ka-cka-kallxon-pse-te-mos-vishet-edhe-shkurte/ Sun, 01 May 2022 09:19:27 +0000 https://www.dielli.info/?p=59407 Elita Rudi, është moderatorja e njohur që bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.

Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë.

Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.

Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar një video ku shfqet e veshur me fustan të ngushtë e shumë të shkurt.

Kaq provokuese nuk e kemi parë moti Elitën, a do ta bëjë xheloz Gjikon me këtë veshje? /Kosovarja-ks.com

 

]]>
E dhimbshme: Ndërron jetë 35-vjeçarja në Pejë, familja thotë se ajo vdiq papritmas https://www.dielli.info/e-dhimbshme-nderron-jete-35-vjecarja-ne-peje-familja-thote-se-ajo-vdiq-papritmas/ Sun, 01 May 2022 08:01:18 +0000 https://www.dielli.info/?p=59395 Dje në moshën 35-vjeçare ka ndërruar jetë, Albulena Katanolli, nga Peja, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin mortor të lëshuar nga familja, thuhet se ajo ka vdekur papritmas.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit në orën 14:00, por funerali niset nga shtëpia e saj në rrugën “Shaban Polluzha”.

]]>
Antonela i “rrit” te pasmet i bënë gjigante? https://www.dielli.info/antonela-i-rrit-te-pasmet-i-bene-gjigante/ Sat, 30 Apr 2022 10:58:50 +0000 https://www.dielli.info/?p=59244 Antonala Berisha po merr vëmendje me pozat e saj nga më të ndryshme.

Ish konkurrentja e Përputhën dhe banorja e Big Brother, Antonela Berisha, vazhdon të shfaqet me foto të nxehta në publik, shkruan InfoKosova.

E veshur më një fustan të gjelbër Antonela kishte kthyer të pasmet kamerës dhe duket mjaftë bombastike.

E shumë nga fansa aluduan se mund të kishte bërë ndërhyrje në të pasme duke krahasuar foto nga e kaluar./InfoKosova/

]]>
Kështu i shanë Abelard Tahiri deputetët e pozitës https://www.dielli.info/keshtu-i-shane-abelard-tahiri-deputetet-e-pozites/ Thu, 28 Apr 2022 09:46:20 +0000 https://www.dielli.info/?p=58722 Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Rob’t.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u çua në këmbë ndërsa Haxhiu po i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejt/sisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.

“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.

Në kundërpërgjigje, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.

“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q.

]]>
E mbani mend Ambrën e “Big Brother 9”? Ja si duket ajo sot https://www.dielli.info/e-mbani-mend-ambren-e-big-brother-9-ja-si-duket-ajo-sot/ Wed, 13 Apr 2022 08:29:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=56473 Ambra Muji ishte një nga banoret e realityshow – “Big Brother Albania” të edicionit së nëntë, ndërsa u dallua për bukurinë e saj dhe veçantinë e kaçurrelave biondë.

Edhe pse mori menjëherë famë nga pjesëmarrja në këtë program, Ambra vendosi që pas daljes nga shtëpia të tërhiqej nga gjithë ajo vëmendje.

Vitet e fundit nuk është folur për të, por ja sa ka ndryshuar ajo për pesë vite që nga paraqitja e saj në këtë format.

Siç e shihni, Ambra është bërë brune dhe me këtë ‘look’ vazhdon të jetë po njësoj e bukur.

Ndryshe nga personazhet e tjerë të “Big Brother” që përfituan nga fama, Ambra nuk numëron shumë ndjekës në rrjete sociale, megjithatë vazhdon modelingun duke bërë sete fotografike.

]]>
Don Xhoni feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite i mbush https://www.dielli.info/don-xhoni-feston-ditelindjen-nuk-do-ta-besoni-sa-vite-i-mbush/ Fri, 08 Apr 2022 08:58:29 +0000 https://www.dielli.info/?p=55844 Reperi Don Xhon është njëri ndër reperët më të mirë, i cili që në fillimet e tij fitoi zemrat e shuëm të rinjëve.

Ai dita e ditës po bëhet gjithmonë e më i sukseesshëm fal talentit të tij. Doni sot feston ditëlindjen e tij të 22-të.

Urimet nuk mungan nga familjarët e fansat e tij.

]]>
A e dini pse hotelet nuk kanë dhomë me numër 420? https://www.dielli.info/a-e-dini-pse-hotelet-nuk-kane-dhome-me-numer-420/ Tue, 05 Apr 2022 08:31:42 +0000 https://www.dielli.info/?p=55447 A keni vënë re ndonjëherë që numrat e dhomave në disa hotele shkojnë nga 419 direkt në 421? Ose, ndoshta ju ka ndodhur të shihni një dhomë me numër 419+1 dhe nuk e keni idenë pse?

Nuk është një praktikë e përhapur, por disa operatorë hotelesh kanë shmangur tërësisht numrin e dhomës 420 për shkak të lidhjes së saj me kanabisin dhe shqetësimeve që ndodhin ndonjëherë në dhomat e numëruara si të tilla.
Në Australi dhe në pjesë të tjera të botës, dashamirësit e kanabisit festojnë 20 Prillin ose (ose 4:20 ose 4/20 si ditën ku festohet pirja e duhanit dhe marijuanës.

Pse përdoruesit e kanabisit festojnë ditën e marijuanës më 20 prill dhe në orën 16:20? Më poshtë disa teori:

Është dita kur Bob Marley vdiq. Kjo nuk eshte e vertete; ai vdiq më 5 nëntor. As 20 prilli nuk është ditëlindja e tij, por është ditëlindja e Adolf Hitlerit (historianët mbeten të ndarë për shkallën e konsumimit të drogave të këqija nga lideri nazist).

Është kodi i radios së policisë për “tymosja e drogave të këqija”. Por sërish teori e rremë. Policia këmbëngul se 420 nuk do të thotë absolutisht asgjë. I referohet numrit të përbërjeve kimike në marijuanë. Nuk është e vërtetë pasi thuhet se janë 315.

]]>
Malli për të qenë opozitë: Videospoti që bëri VV-ja e Prishtinës një ditë pasi takuan Albinin është fshirë https://www.dielli.info/malli-per-te-qene-opozite-videospoti-qe-beri-vv-ja-e-prishtines-nje-dite-pasi-takuan-albinin-eshte-fshire/ Sun, 03 Apr 2022 13:53:04 +0000 http://www.dielli.info/?p=55286 Marrëdhënia e Vetëvendosjes me pushtetin nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë përkundër ardhjes në pushtet para më shumë se një viti. Kjo parti, duket se nuk po ia del të ambientohet në rolin e ri dhe po mallëngjehet shpesh me të bërit opozitë, çka po i shkakton telashe të shumta.

Partia e drejtuar nga Albin Kurti ka pushtet institucional të jashtëzakonshëm për rrethanat tona politike. Pas fitores me 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vetëvendosje i mori të gjitha pozitat më të pushtetshme shtetërore, mundësi të cilën nuk e ka pasur asnjë parti politike më herët.

Sidoqoftë, nuk kanë munguar rastet kur nga pozita pushteti Vetëvendosje ka bërë kritikë për pushtetin. Qoftë për pushtetet e kaluara (qeveritë e mëhershme), qoftë për institucione tjera të pavarura (Prokuroria, i gjithë gjyqësori, ndërmarrjet tjera publike) me pushtet e qoftë për pushtetin e katërt (mediet).

Po ashtu, eksponentë të Vetëvendosjes me pushtet nuk kanë hezituar madje edhe të kritikonin vetë institucionet që drejtonin. Kjo është parë nga analistët – me cinizëm – edhe si “protestë ndaj vetvetes”.

Por, partia e themeluar në vitin 2005 ka qenë kritike edhe për rolin e partive opozitare.

Kryeministri Kurti në disa raste në seanca të Kuvendit të Kosovës kishte shprehur vullnetin e tij që ta ‘mësonte’ opozitën të bënte opozitë. Por, partitë opozitare – veçanërisht PDK e LDK – janë shprehur kritike për rolin dhe metodat e përdorura nga Lëvizja Vetëvendje, duke thënë që nuk donin t’i përsërisnin të njëjtat.

M B R Ë M Ë

Që pushteti të sulmojë opozitën për opozitëbërjen, është gjë e rrallë, por ja që na erdhi edhe më e pastër gjatë mbrëmjes së kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje, qendra e Prishtinës, dje e publikoi një video në të cilën sulmonte ashpër eksponentë të opozitës për çështjen e vaksinave për Covid-19.

“Dështuan të negociojnë për sigurimin e vaksinave. Nuk e bënë asnjë kontratë për sigurimin e tyre. Bënë trysni që ne t’i sigurojmë ato. Kur i blemë 2 milionë doza, thanë këto janë ‘vitra’. Thanë janë vaksina me afat të skaduar. Nuk u hetuan për të bëmat e mosbëmat e tyre, trillimet”, thuhej në shkrimin përcjellës të videos, si përmbledhje e kritikave ndaj qeverisë.

 

Nga këto fjalë nënkuptohet – përveç që dozat e vaksinave nuk ishin dhuruar si ndihma, siç edhe ishte bërë – edhe që duhej të hetoheshin për “të bëmat e mosbëmat e tyre”.

Por, kjo video tashmë është fshirë nga faqja zyrtare e Vetëvendosjes, qendra Prishtinë. Nuk dihet nëse dikush do të hetojë këto pretendime nga ana e kësaj qendre.

Kjo video ishte publikuar vetëm pak kohë pas takimit në një mbrëmje që anëtarët e kësaj qendre – ku shihej edhe Arben Vitia – kishin pasur me kryeministrin Albin Kurti më 1 prill (ose vetëm një ditë më parë) në një lokal të Prishtinës ku pihej duhani brenda.

Kryetari i qendrës së Prishtinës është pikërisht Arben Vitia, i cili prej 14 nëntorit – kur kishte humbur garën për Prishtinën – e deri në fund të muajit të kaluar kishte mbetur krejtësisht i heshtur.

Marrë parasysh që tema që trajtohej nga videoja në fjalë kishte të bënte me shëndetësinë, dikaster që e njeh z. Vitia, mund të dyshohet se edhe ai ishte i përfshirë në përgatitjen e saj.

Vetëvendosje në Prishtinë tashmë ka mbetur në opozitë pasi gara për kryetar u fitua nga Përparim Rama dhe i cili bëri marrëveshje koalicioni me Partinë Demorkatike (PDK). /Nacionale

]]>