Sport – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Mon, 13 May 2024 09:02:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Sport – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve – Video https://www.dielli.info/e-rende-ne-ndeshjen-e-shqiptarit-boksieri-humb-jeten-ne-ring-pas-grushteve-video/ Mon, 13 May 2024 09:02:28 +0000 https://www.dielli.info/?p=94365 Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk ka zhvilluar ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Lojtës Videosh

]]>
Plisat pas kandidimit të Shqipërisë me Serbinë për Euro2027 U-21: Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve https://www.dielli.info/plisat-pas-kandidimit-te-shqiperise-me-serbine-per-euro2027-u-21-terhiquni-e-kerkoni-ndjese-te-reneve-e-te-gjalleve/ Fri, 10 May 2024 10:29:32 +0000 https://www.dielli.info/?p=94315 Dje, Federata Shqiptare e Futbollit dorëzoi kandidaturën për organizimin e Euro 2027 të grupmoshës U-21.

Por, si bashkë-organizatore, Shqipëria e ka zgjedhur Serbinë, lajm ky që ka ngjallur debat të madh, sidomos në Kosovë.

Për shumëkë, ky ishte një lajm skandaloz, kurse pas Tifozave Kuq e Zi kanë reaguar edhe tifozeria e Prishtinës, “Plisat” që vazhdimisht e përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë.

Në reagimin e tyre, kërkojnë nga FSHF që të tërhiqen dhe të kërkojnë ndjesë.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

TËRHIQUNI E KËRKONI NDJESË TË RËNËVE E TË GJALLËVE

FShF paska kandiduar bashkë me serbinë për organizimin e Evropianit U21.

Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të serbisë në sytë e botës!

Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona.

Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh.

Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve.

P.s. për zërat që presin pa durim që ne të kthehemi kundër Shqipërisë, veç ju kujtojmë se dashuria jonë për kombin nuk kushtëzohet nga veprimet e individëve e as institucioneve.

Shqipëria dhe Prishtina janë tonat, janë kuq e zi, e për to luftojmë ne.

Shihemi në Gjermani.

/Demokracia

]]>
Akil Gjakova dhe Dardan Cena të pafat, eliminohen nga Kampionati Evropian https://www.dielli.info/akil-gjakova-dhe-dardan-cena-te-pafat-eliminohen-nga-kampionati-evropian/ Fri, 26 Apr 2024 12:35:34 +0000 https://www.dielli.info/?p=93960 Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Dita e sotme nuk ka qenë pozitive për xhudistët e Kosovës nga garat e Kampionatit Evropian.

Akil Gjakova është eliminuar nga luftën e dytë, ndërsa Dardan Cena në të parën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan zhvilloi një luftë të fortë me Mark Hristov të Bullgarisë, por u mposht me ‘ëaza-ari’, ndërsa në luftën e parë mposhti sllovenin Martin Hojak.

Në anën tjetër, Cena u mposht në luftën e parë nga xhudisti Manuel Parlati nga Italia.

Vlen të theksohet se Distria Krasniqi fitoi dje (e enjte) të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Loriana Kuka ndeshet nesër (e shtunë)./Demokracia

]]>
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo – në super formë para Lojërave Olimpike https://www.dielli.info/distria-krasniqi-kampione-e-evropes-ne-xhudo-ne-super-forme-para-lojerave-olimpike/ Thu, 25 Apr 2024 16:39:43 +0000 https://www.dielli.info/?p=93949 Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zgreb të Kroacisë, duke mposhtur Odette Giuffrida.

Xhudistja jonë luftoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke ia dalë që të mposhtë kundërshtarën e saj të vjetër.

Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Megjithatë, Distria nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kaloi në finale dhe siguroi medaljen e artë në Kampionatit Evropian për senior, duke triumfuar në “Golden Score”.

Kjo është një shenjë se Distria është në super formë para Lojërave Olimpike që mbahen këtë verë në Paris./Demokracia

 

]]>
Zhegrova synon “ta pushtojë” sonte edhe Anglinë https://www.dielli.info/zhegrova-synon-ta-pushtoje-sonte-edhe-angline/ Thu, 11 Apr 2024 13:31:25 +0000 https://www.dielli.info/?p=93481 Edon Zhegrova është pa dyshim lojtari më në formë kosovar i momentit.

Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Lillet, me të cilin do të zbresë sonte në fushën e blertë.

Ekipi francez do të përballet me Aston Villën në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

25 vjeçari do të mundohet “ta pushtojë” Anglinë me një paraqitje tjetër spektakolare, siç ka ditur shpesh të bëjë në këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar e ka një mundësi ideale për ta shfaqur talentin dhe potencialin e tij në Angli sonte pasi gjatë verës që vjen pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

Dhe, Anglia do të ishte një opsion ideal për ish-futbollistin e Baselit, ndonëse për të flitet se interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane dhe ato gjermane.

Vlera e “Messit të Kosovës” në treg është 15 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Zhegrova i ka zhvilluar 8 ndeshje në Ligën e Konferencës në këtë edicion, ndërsa i ka shënuar 2 gola dhe e ka bërë një asistim.

E në total në të gjitha garat, ai i ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon duke i shënuar 11 gola dhe duke i bërë 9 asistime.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Lillet do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00./Demokracia

]]>
Gjithçka gati për ndeshjen me Hungarinë – publikohen pamjet brenda zhveshtores së Kosovës https://www.dielli.info/gjithcka-gati-per-ndeshjen-me-hungarine-publikohen-pamjet-brenda-zhveshtores-se-kosoves/ Tue, 26 Mar 2024 17:12:45 +0000 https://www.dielli.info/?p=92989 Përfaqësuesja e Kosovës do të përballen nga ora 19:00 me Hungarinë në kuadër të miqësoreve.

Dardanët do të jenë mysafirë të hungarezëve për ndeshjen që luhet në Puskas Arena.

Tashmë janë publikuar pamjet se si duket zhveshtorja e Kosovës, aty ku lojtarët do të bëhen gati për këtë ndeshje.

Përmes videos konfirmohet se është gjithçka gati që kjo ndeshje të fillojë në orarin e caktuar.

Pas pak pritet të arrijnë lojtarët në hapësirat e stadiumit Puskas, për të filluar duelin miqësor ndaj Hungarisë./Demokracia

]]>
“Shpirtin me ta marrë tradhtisht…” – Postimi prekës i vëllait të boksierit që u vra në Gjermani https://www.dielli.info/shpirtin-me-ta-marre-tradhtisht-postimi-prekes-i-vellait-te-boksierit-qe-u-vra-ne-gjermani/ Sat, 09 Mar 2024 22:32:21 +0000 https://www.dielli.info/?p=92468 Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush.

Te dua”, shkroi ai.

Siç raporton mediumi gjerman BildPolicia ka dalë në vendngjarje, teksa autorët e vrasjes janë në arrati.

/GazetaSinjali/

]]>
Loriana Kuka kalon në çerekfinale të Grand Slamit në Azerbajxhan https://www.dielli.info/loriana-kuka-kalon-ne-cerekfinale-te-grand-slamit-ne-azerbajxhan/ Sun, 18 Feb 2024 10:39:16 +0000 https://www.dielli.info/?p=91852 Xhudistja kosovare Loriana Kuka sot ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Ajo në xhiron e parë zuri në mbajtje 20 sekonda për Ippon, rusen Anastasiia Nuzhnenkova, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale Kuka takohet me garuesen gjermane Anna Monta Olek./Demokracia

]]>
Momenti kur Nora Gjakova e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic -Video https://www.dielli.info/momenti-kur-nora-gjakova-e-mundi-xhudisten-serbe-marica-perisic-video/ Fri, 16 Feb 2024 13:03:57 +0000 https://www.dielli.info/?p=91811 Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike ishte spektakolare sot në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke i fituar të katër betejat e saja.

Në çerekfinale, Nora Gjakova kishte punë me xhudisten serbe, Marica Perisic, ndërsa tani ka dalë videoja nga momenti i fitores.

/Demokracia

]]>
GOOOOOOOOOL, Hyseni shënon golin e barazimit https://www.dielli.info/goooooooool-hyseni-shenon-golin-e-barazimit/ Sat, 18 Nov 2023 21:31:22 +0000 https://www.dielli.info/?p=90088