Shqipëri – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Fri, 14 Mar 2025 13:13:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Shqipëri – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 34 mijë pëlqime në Facebook postimi i Edi Ramës për Hashim Thaçin në Facebook https://www.dielli.info/34-mije-pelqime-ne-facebook-postimi-i-edi-rames-per-hashim-thacin-ne-facebook/ Fri, 14 Mar 2025 13:13:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=95707 Ish-presidenti, Hashim Thaçi dje u lejua të vinte në Kosovë nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij të sëmurë në QKUK.

Ardhja e Thaçit në Kosovë edhe pse e shkurtër bëri bujë të madhe, shkruan Demokracia.com

Qytetarë të shumtë ishin në oborrin e QKUK për ta përshëndetur Thaçin. Në rrjetet sociale poashtu personalite të shumta postuan për vizitën e ish-presidentit.

Njëri nga ta ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai publikoi një fotografi nga vizita e Thaçit dhe në përshkrim e shkroi “BURRË 🦅”.

Ky postim i Ramës i pati mbi 34 mijë reagime, mbi 1 mijë e 600 komente e 809 shpërndarje.

/Demokracia

]]>
Momenti i arrestimit të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta https://www.dielli.info/momenti-i-arrestimit-te-ish-presidentit-te-republikes-se-shqiperise-ilir-meta/ Mon, 21 Oct 2024 13:10:35 +0000 https://www.dielli.info/?p=95209 Pamje të tjera, më të qarta, të arrestimit të Ish-Presidentit Ilir Meta.

Siç shihni në këto pamje, agjentët e Byrosë Kombëtare te Hetimit e kanë rrethuar automjetin e tij te Kthesa e Kamzës dhe e kanë tërhequr me forcë drejt automjetit të policisë.

Duket se Meta ka bërë rezistencë gjatë ndalimit të tij./tvklan.al

 

]]>
“Ia kam vënë pistoletën në kokë Ramës”, nisin hetimet ndaj Adriana Kalasë, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit https://www.dielli.info/ia-kam-vene-pistoleten-ne-koke-rames-nisin-hetimet-ndaj-adriana-kalase-akuzohet-per-kanosje-ndaj-kryeministrit/ Fri, 26 Jul 2024 14:08:58 +0000 https://www.dielli.info/?p=94872 Referohet në prokurori Ardiana Kalaja, pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje.

Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë:

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.”

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit, thanë burimet./Demokracia

]]>
Tiranë, ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri https://www.dielli.info/tirane-ndodh-per-here-te-pare-martesa-mes-dy-grave-ne-shqiperi/ Mon, 20 May 2024 10:47:53 +0000 https://www.dielli.info/?p=94531 Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.

Alba dhe Edlira si dhe pastori britanik që kurorëzoi dashurinë e dy vajzave në një ceremoni simbolike

Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

Foto: Isa Myzyraj marrë nga profili në Facebook

Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civilekërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara. Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë. Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse, mbrëmjen e së dielës./Demokracia

]]>
Fjalimi e tubimi i Edi Ramës me diasporën në Greqi, nxit reagime edhe në Kosovë https://www.dielli.info/fjalimi-e-tubimi-i-edi-rames-me-diasporen-ne-greqi-nxit-reagime-edhe-ne-kosove/ Mon, 13 May 2024 09:06:53 +0000 https://www.dielli.info/?p=94371

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një tubim në Athinë të Greqisë. Rama atje ka mbledhur diasporën shqipatare në këtë shtet. Ai ka pasur disa mesazhe për migrantët shqiptarë tëksa nuk e la pa çuar edhe një mesazh për udhëheqësinë e vendit grek. Ndërkohë, ky tubim ëhtë komentuar edhe në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij para diasporës shqiptare në Greqi kërkuar edhe falje për çdo gabim që mund të ketë bërë gjatë detyrës së tij në këto 10 vite qeverisje.

Por ai theksoi se në asnjë rast nuk ka tradhtuar asnjë shqiptar që i ka besuar detyrën e Kryeministrit.

Më tej, ai iu drejtua emigrantëve shqiptarë duke i thënë se nuk janë më shërbëtorët e dikurshëm të viteve ’90, por tashmë janë zotër të barabartë në Greqi.

“Shqiptarët këtu janë zotë të barabartë, jo më shërbëtorët e tyre të dikurshëm” – ka thënë Rama.

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis, duke recituar poezinë e poetit shqiptar Naim Frashëri.

Përmes kësaj poezie, Kryeministri Rama bëri thirrje për të parë drejt të ardhmes dhe për të jetuar në paqe shqiptarët dhe grekët, si dy popuj fqinjë.

“Përpara se sa të largohem dhe në pamundësi për ta takuar, dëshiroj që edhe në emrin tuaj, t’i le një pusullë miku tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, kryeministrit Mitsotakis. Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shkruajti në greqisht vjershën e tij “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”:

“Duam me të gjithë fqinjët,

Sllavë dhe Grekë të jetojmë në harmoni,

Në vëllazërim, me rend dhe paqe, të jetojmë.

Le të mos bëhemi armiq e le të mos zihemi,

Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.

Eshtë koha e mirëqenies, është koha e lirisë”.

Shumë të fala, nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.

Rroftë Shqipëria, zito i Elladha, rroftë Europa demokratike!

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi e paqeje mes Shqipërisë dhe Greqisë.” – ka thënë Rama ndër të tjera.

Ky fjalim e tubim u komentua në Kosovë.

Analisti, Ilir Mirena, ka ironizuar duke thënë se ka menduar se diaspora është me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Une gjithe kam mendu qe krejt diaspora eshte me Albinin! Po se qysh i paska mashtru Edi Rama midis Athines gjithe kete mase te diaspores shqiptare, ide s’kam… Perndryshe, nje k’si tubimi n’Athine e xhelozon edhe Mitsotakis, e leje mo k’ta picimulat tane…” – ka shkruar Mirena në Facebook.

Ndërsa, profesori i filozofisë, Blerim Latifi, tubimin e Ramës me shqipatarët në Greqi e ka parë si një fundi i nënçmimit të shqiptarëve atje dhe fillimi i një epoke të miqësisë mes grekëve e shqipatarëve.

“Pas rënies së komunizmit shqiptarët që emigruan masivisht në Greqi kanë vuajtuar të gjitha format e diskriminimit atje, diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur me pakicën greke në Shqipëri. Tubimi i sotëm në Athinë, ku shqiptarët krejtësisht të lirë valonin flamurin e tyre kombëtar, këndonin hymnin e flamurit dhe këngën e Adem Jasharit, mbase është shenjë se ka ardhur fundi i një epoke gati dyshekullore të këqyrjes shtrembër dhe nënçmimit të shqiptarit nga greku dhe fillimi i një epoke të miqësisë së vërtetë midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit.” – ka shkruar ndër të tjera Latifi në Facebook.

Edhe Artan Behrami ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka komentuar fjalimin e Ramës teksa ka pasur kritika ndaj Kurtit.

“Albini natë e ditë duhet të lutet që Edi Rama mos ta luajë më nacionalistin dhe popullistin! Paramendo me çu koftëlargti me i mbush Rama stadiumet qishtu edhe në Kosovë, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë! Aukukuu! Para madhështisë së Edi Ramës, Albini po duket Ckarep!” – ka shkruar Behrami në Facebook./Demokracia

]]>
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë https://www.dielli.info/ngjarja-tragjike-ne-shkoder-gjendet-trupi-i-femijes-se-dyte/ Mon, 06 May 2024 15:19:06 +0000 https://www.dielli.info/?p=94205 Është gjendur trupi i pajetë i fëmijës së dytë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku një nënë dyshohet se është hedhur në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj.

Më herët, u raportua se u gjet edhe trupi i vajzës 9-vjeçare.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla shprehet se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por na intereson të gjithëve.

Ai thotë se asnjë lloj dhune nuk është e tolerueshme, teksa shprehet se peshkatarët po vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve.

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije, Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

“Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund”, ka theksuar Balla.

Hetime të thelluara të Policisë kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse nga ngjarja tragjike në Shkodër.

Siç ka raportuar më parë Albanian Post, nëna dhe tre fëmijët e saj janë raportuar si të zhdukur tre ditë më parë, teksa më 4 prill, një peshkatar ka gjetur trupin e një fëmije të mitur, me shenja dhune në fytyrë.

Kallëzimin për zhdukjen e kishte bërë babai i familjes, 31-vjeçari Ergys Arrazi. Mirëpo, dyshime të forta se pikërisht dhuna e tij ka shtyrë katër anëtarët e familjes në vetëvrasje, e kanë çuar në pranga atë.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon ndërkaq intensivisht punën për gjetjen e tre shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./Demokracia

]]>
Tragjedia në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve https://www.dielli.info/tragjedia-ne-shkoder-vijojne-kerkimet-per-gjetjen-e-trupave-te-alma-arrazit-dhe-dy-femijeve/ Mon, 06 May 2024 10:47:37 +0000 https://www.dielli.info/?p=94196 Për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një nënë në Shkodër dyshohet se është vetëmbytur në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët. Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e vajzës 9-vjeçare, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën Alma Arrazi, djalin dhe vajzën e vogel. Në pranga ka rënë babai Ergys Arrazi, i cili denoncoi më 3 maj se gruaja ishte larguar nga banesa.

Kërkimet në lumin Buna për trupin e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe gjatë paradites së të hënës. Deri më tani nuk është bërë i mundur rikuperimi i tyre. Të dielën u arrit të nxirrej nga uji vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare.

Palombarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm duke kontrolluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

Ngjarja tragjike

Dhuna në familje dyshohet të jetë bërë shkak që nëna me 3 fëmijët t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit në Shkodër. Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare ndërsa e zhdukurrezulton nëna Alma Arrazi bashkë me dy fëmijët e tjerë, një vajzë, 8 vjeç, dhe një djalë, 3 vjeç. Edhe ata sipas policisë dyshohet se janë mbytur në lumë ndërsa palombarët po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave.

Sipas burimeve për A2 CNN, bashkëshortja me tre fëmijët kishin dalë me kunatën, nusen e vëllait të Ergysit dhe më pas janë ndarë në mënyrë të qetë, pa ngritur asnjë dyshim për aktin fatal që Alma Arrazi do të ndërmerrte. Gjithnjë sipas burimeve për A2 CNN, e reja kishte mësuar së fundmi një tradhti bashkëshortore nga i shoqi.


Arrestohet babai, dyshohet se ushtronte dhunë në familje

Menjëherë pas gjetjes së trupit të vajzës së mitur në pranga u vu babai Ergys Arrazi, i cili akuzohet për “Shkaktimin e vetëvrasjes”. Ka qenë vetë 31-vjeçari Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera.

Për hetuesit ai ka qenë i ftohtë gjatë dëshmisë së tij ndërsa dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Diçka të tillë e ka mohuar ndërsa nuk ka shfaqur asnjë ndjesi edhe kur mori lajmin se njëra prej vajzave të tij është gjetur e pajetë në lumë.

Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e gruas e cila i tha policisë për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve ndërsa ka çuar në pranga Arrazin./Demokracia

]]>
Derisa Romeo është në “Big Brother”, ja çfarë ndodh në familjen e tij https://www.dielli.info/derisa-romeo-eshte-ne-big-brother-ja-cfare-ndodh-ne-familjen-e-tij/ Fri, 12 Apr 2024 11:01:19 +0000 https://www.dielli.info/?p=93510 Romeo Veshaj ka filluar rrugëtimin e tij në “Big Brother”.

Loja e tij po pëlqehet shumë nga ndjekësit e këtij formati. Derisa ai është brenda shtëpisë në familjen e tij është një lajm shumë i gëzueshëm.

Donaldi vëllau i tij binjak do të bëhet baba.

Foshnja do të jetë fëmija i parë pas disa vitesh në familjen e tyre./Demokracia

]]>
Degradon sherri në BBV, Françeska dhe Sara përplasen fizikisht -Video https://www.dielli.info/degradon-sherri-ne-bbv-franceska-dhe-sara-perplasen-fizikisht-video/ Sun, 03 Mar 2024 21:09:29 +0000 https://www.dielli.info/?p=92265

Ka degraduar në ofendime të rënda dhe përplasje fizike debati mes Fançeskës dhe Sara Gjordenit në BBV, pasi kjo e fundit i mbylli derën e banjos dhe tentoi ta shtynte brenda bashkë me veten.

Debati i dy vajzave duket se ka nisur më herët në shtëpi për pjesën e pastërtisë, ndërsa më pas agravoi në tualet, ku Sara donte ta shtynte Françeskën në banjo bashkë me veten për të shkuar në nominim ‘kokë më kokë’.

Edhe Françeska i është ‘kundërpërgjigjur’ duke e shtyrë Sarën, në mënyrë që të mos përfundonin brenda të dyja.

“Më shtyve, unë do të të nxjerr me zarf të zi se më shtyve”, tha Sara.

/GazetaSinjali/

]]>
Zelensky: Mirënjohje popullit shqiptar për mbështetjen e sinqertë https://www.dielli.info/zelensky-mirenjohje-popullit-shqiptar-per-mbeshtetjen-e-sinqerte/ Wed, 28 Feb 2024 16:03:20 +0000 https://www.dielli.info/?p=92153 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, theksoi se “së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë që keni bërë, pra mbështetjen tuaj personale dhe atë të Shqipërisë për Ukrainën, si ushtarake ashtu edhe atë humanitare dhe atë politike”.

Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë.

Presidenti ukrainas është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve për sa i përket këshillave të tij për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Evropian lidhur që mos të përhapet lufta e Ukrainës në vendet tjera të globit. Ai tha sot nuk duhet të bëhen ‘pauza, por të forcojmë Ukrainën, sepse Rusia nuk do të ndalet’.

Zelensky tutje ka thënë se “ne duhet të ndërtojmë fabrikën e armëve dhe Ukraina duhet të vazhdojë sferën e bashkëprodhimit dhe mbrojtjes”.

Ai foli edhe për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për çka tha se “e kam pasur një takim shumë të mirë me presidentin Macron dhe ishte një takim me shumë nisma, koalicioni për artilerinë me SHBA por edhe me partnerë të tjerë. Ne duhet që të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë për Ukrainën do të thotë që të kemi vendime konkrete’./Demokracia

]]>