Shqiperi test – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 15 Apr 2021 21:43:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Shqiperi test – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 ​5 viktima dhe 234 raste të reja mëCovid-19 në Shqipëri https://www.dielli.info/%e2%80%8b5-viktima-dhe-234-raste-te-reja-mecovid-19-ne-shqiperi/ Tue, 13 Apr 2021 17:43:02 +0000 http://www.dielli.info/?p=22658 Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar/KP

]]>
Rama në Përrenjas: Ne themi atë që bëjmë, kjo na ndan nga opozita https://www.dielli.info/rama-ne-perrenjas-ne-themi-ate-qe-bejme-kjo-na-ndan-nga-opozita/ Tue, 13 Apr 2021 10:55:43 +0000 http://www.dielli.info/?p=22520

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi, përkundër opozitës që tjetër thotë e tjetër bën. Është kjo ndarja, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilën u kërkoi votën banorëve të Përrenjasit, për të vijuar punët e nisura dhe investimet e mëdha.

“Secili ka një përgjegjësi që shkon përtej vetes të shohë se ku është Shqipëria sot dhe sa shumë është më e gatshme për t’u ngjitur shumë më lart. Është koha të shohë se nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart dhe jeta e secilit nuk përmirësohet më shumë dhe lidhet me punët e mëdha që kemi nisur dhe një paketë investimesh të mëdha të huaja që tanimë pret vetëm kohën për t’u kthyer në realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Shumë njerëz thonë ç’na duhen aeroportet. Po shikoni Kroacinë, Greqinë e Turqinë. Dhe portet e aeroportet, investimet e mëdha që kemi nisur sjellin shumë më tepër lëvizje dhe lëvizja sjell shumë më tepër punë e angazhime. Ju dëgjoni që nuk janë të reja, nga ana tjetër ndarja është shumë e qartë, jo mes atyre që themi por mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë, dhe ata që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë jemi ne, është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama në takim me banorët e Përrenjas.

Sipas Ramës sot Shqipëria po kalon hendekun që hapi tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se sezoni turistik do të më i lehtë dhe me shumë të ardhura.

“Nuk jemi ende jashtë tunelit të pandemisë se drita në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar por akoma nuk kemi dalë nga tuneli. Kujt i shkonte mendja që sot ne do ndjeheshim më të lehtësuar dhe kur të tjerët po mbyllen ne shtymë edhe orën dhe kemi mundësinë ta shohim me shumë optimizëm të nesërmen duke filluar nga sezoni turistik që do të jetë më i lehtë me shumë të ardhura dhe punën për njerëzit tanë. Dua t’ju them se arsyeja pse jam këtu sot në këtë përballje dhe pse këmbëngul që ne duhet të vazhdojmë, është se dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj dhe një pjesë por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Se po kalojmë hendekun që hapi mes nesh e së ardhmes tërmeti dhe pandemia. Të besojmë duke parë faktet dhe punët e hapura se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht së bashku dhe secili. Sa shumë ka akoma për të bërë është koha që gjithësecili ta kthejë kokën pas dhe të shohë nga jemi nisur për të kuptuar nga jemi dhe për të besuar se rruga që kemi bërë nuk është e mjaftueshme, por është garanci”, potencoi Rama, shkruan A2.

Kreu i qeverisë premtoi se me qeverisjen socialiste Përrenjasi nesër do të jetë më i mirë se sot dhe ata që presin më shumë duhet ta garantojnë këtë, për të mos humbur ato që janë arritur.

“Përrenjasi është më i mirë se dje por nesër duhet të jetë më i mirë se sot. Prandaj jemi këtu. Kemi bërë shumë por ka shumë për të bërë, por mos harroni se ka shumë për të humbur. Ata që presin më shumë duhet të garantojnë që çka kemi bërë nuk do ta marrë lumi, që të këqijat nuk do kthehen përsëri në jetën tonë”, shtoi ai. /KP

]]>
Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë https://www.dielli.info/konfiskohen-qindra-doza-kanabis-e-kokaine-dy-te-arrestuar-ne-tirane/ Tue, 13 Apr 2021 09:41:13 +0000 http://www.dielli.info/?p=22447 Policia në Shqipëri ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim/KP

]]>
​Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, muaj i bekuar https://www.dielli.info/%e2%80%8brama-uron-besimtaret-agjerim-te-lehte-muaj-i-bekuar/ Tue, 13 Apr 2021 09:36:37 +0000 http://www.dielli.info/?p=22441 Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri i Shqipërisë, Ed Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama./kp

]]>
​7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri https://www.dielli.info/%e2%80%8b7020-doza-te-tjera-pfizer-mberrijne-ne-shqiperi/ Mon, 12 Apr 2021 20:05:51 +0000 http://www.dielli.info/?p=22371 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sonte 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa, të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë.

Rama ka shkruar në Facebook se nuk do të ndalen asnjë ditë, deri në fund.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, ka shkruar ai./KP

 

]]>
125 raste të reja dhe 4 humbje jete në Shqipëri https://www.dielli.info/125-raste-te-reja-dhe-4-humbje-jete-ne-shqiperi/ Mon, 12 Apr 2021 16:54:48 +0000 http://www.dielli.info/?p=22320 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën me dije bilancin e covid në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./KP

]]>