ShowBiz – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Fri, 21 Mar 2025 20:38:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png ShowBiz – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Egli – Gjestit: Mbylle gojën, je i … https://www.dielli.info/egli-gjestit-mbylle-gojen-je-i/ Fri, 21 Mar 2025 20:38:47 +0000 https://www.dielli.info/?p=95819 Egli Tako me rikthimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka mbajtur një qëndrim totalisht ndryshe me Gjestin

Egli Tako me rikthimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka mbajtur një qëndrim totalisht ndryshe me Gjestin. Ajo nuk ka qëndruar më pranë tij dhe ka debatuar herë pas here me të.

Nga ana tjetër, Gjesti pas prime-t të së martës që patën ballafaqimin e parë bashkë, shkon dhe e ngacmon. Ai e fton që të bëjnë muhabet apo të qëndrojnë me njëri-tjetrin, por ajo e refuzon.

Edhe ditën e sotme teksa Egli dhe Danja po qëndronin bashkë, Gjesti ishte pranë tyre dhe ngacmonte banoren me fjalë.

“Po të kam dashur moj, të dua akoma”, i tha ai, e më pas qesh dhe thotë: “Shaka po bëj moj pak, fill ma bën deputeten”.

Pjesë nga diskutimi:

Gjesti: Po të kam dashur moj, të dua akoma

Egli: Lëre tek ajo që ke bërë dhe jemi ok. Të uroj vetëm të mirën, nuk ja uroj të keqen askujt

Gjesti: Hajgare po bëjmë pak, fill ma bën debuteten

Egli: Shko te Portokallia dhe bëj hajgare

Gjesti: Edhe ti shko bëje presidenten te Kuvendi, kandido

Egli: S’po luaj presidenten, si Egli po rri

Gjesti: Mos ta dëgjoj zërin

Egli: Mbylle gojën, qepe, pusho se e ke zgjatur shumë

Gjesti: Hajde këtu

Egli: Ka mbaruar ai filmi, vendos një vidokasetë tjetër

Gjesti: Veç po të thirri me kaluar kohën

Egli: Këtu jam

Gjesti: Po larg je, mos më bëj të bëj stila, skena që ndoshta janë edhe të pahijshme

Egli: Bëj se i mbaj

Gjesti: Ta dridhi. Ti do vetëm me u zënë

Egli: Nuk po të flas fare

Gjesti: Bu ça gruaje është

Egli: Sa i lodhshëm je, sa flet./Demokracia

]]>
34 mijë pëlqime në Facebook postimi i Edi Ramës për Hashim Thaçin në Facebook https://www.dielli.info/34-mije-pelqime-ne-facebook-postimi-i-edi-rames-per-hashim-thacin-ne-facebook/ Fri, 14 Mar 2025 13:13:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=95707 Ish-presidenti, Hashim Thaçi dje u lejua të vinte në Kosovë nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij të sëmurë në QKUK.

Ardhja e Thaçit në Kosovë edhe pse e shkurtër bëri bujë të madhe, shkruan Demokracia.com

Qytetarë të shumtë ishin në oborrin e QKUK për ta përshëndetur Thaçin. Në rrjetet sociale poashtu personalite të shumta postuan për vizitën e ish-presidentit.

Njëri nga ta ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai publikoi një fotografi nga vizita e Thaçit dhe në përshkrim e shkroi “BURRË 🦅”.

Ky postim i Ramës i pati mbi 34 mijë reagime, mbi 1 mijë e 600 komente e 809 shpërndarje.

/Demokracia

]]>
“Olsa më tha…”, Xhuli zbulon se çfarë ndodhi dhe pse u largua papritur nga shtëpia e BBVK https://www.dielli.info/olsa-me-tha-xhuli-zbulon-se-cfare-ndodhi-dhe-pse-u-largua-papritur-nga-shtepia-e-bbvk/ Wed, 18 Dec 2024 14:20:55 +0000 https://www.dielli.info/?p=95421 Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Xhuliana Nura, u bë mbrëmë për pak kohë pjesë e shtëpisë.

Ajo ishte pjesë e një gare ku banorët do të garonin në grupe se kush përgatit pitet me të mira.

Por, Xhuli u largua pa pritur duke mos dhënë sqarime sa ishte në shtëpi.

Ajo pastaj publikoi një video ku ka treguar se arsyeja e largimit ishte producentja Olsa Mahmuti.

“Arsyeja pse dola është sepse sipas Olsës që vendos shumë gjëra në emision, tha se ke ba shumë reklamë bizneseve tua. Sfidën e fitoi Drenusha pasi e kam testuar piten në dhomën e rrëfimit”, tha Xhuli./Demokracia

]]>
Atilla lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 – Video https://www.dielli.info/atilla-le-shtepine-e-big-brother-vip-kosova-3-video/ Wed, 06 Nov 2024 15:12:58 +0000 https://www.dielli.info/?p=95255 Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij ka shkaktuar zhurmë brenda dhe jashtë shtëpisë pasi banore e formatit është edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.

Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futën në dhe si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjgu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.

“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

 

/Demokracia
]]>
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën https://www.dielli.info/robert-berisha-xhensila-duhet-dite-e-nate-ti-falenderohet-bes-kallakut-per-famen/ Fri, 17 May 2024 09:45:23 +0000 https://www.dielli.info/?p=94488 Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality show “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar.

I ftuar në emisionin “Studio A”, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”.

Robert Berisha argumenton se Xhensila Myrtezaj, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë në fazat e para të karrierës së saj muzikore, ka nevojë të njohë kontributin e madh që Besi ka dhënë për t’u bërë një emër i njohur në skenën e muzikës në Shqipëri.

Bes Kallaku përndryshe pati treguar historinë e njohjes së tyre, duke thënë se Xhensilën e kishte parë për herë të parë kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pak kohë më pas kishin filluar lidhjen./Demokracia

]]>
Besa tregon detajet e performancës në Eurovision https://www.dielli.info/besa-tregon-detajet-e-performances-ne-eurovision/ Wed, 08 May 2024 15:09:46 +0000 https://www.dielli.info/?p=94257

Besa Kokëdhima, e ftuar në mënyrë virtuale përmes një lidhjeje në Skype, foli për “Wake Up”, duke rrëfyer disa detaje nga performanca që pritet të elektrizojë skenën e Eurovision në Malmö, Suedi. Besa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Titan”. Artistja ka zbuluar disa nga surprizat e natës së dytë të gjysmëfinales, e cila do të zhvillohet në 9 maj.

 

Besa u shpreh se është e mbushur me emocione dhe angazhime të ndryshme:

Jam super gati, plot emocione, shumë angazhime, koncerte. Kemi shumë punë. Mendoj se jemi gati dhe shpresojmë të bëjmë një performancë shumë dinjitoze. Sot kemi provën e veshjes, janë dy provat e fundit që konsiderohen si provat gjenerale. Janë të fundit para performancës së nesërme. Atmosfera mes artistëve dhe delegacioneve sivjet duket shumë e bukur. Është një garë shumë e fortë sivjet. Kemi një grup Whatsapp-i që shkruajmë vazhdimisht”, tregoi këngëtarja.

Më tej, për sa i përket pritshmërive të saj nga kjo mbrëmje emocionuese Besa tha:

 

“Pjesa më e madhe e këngëve më të forta janë mbrëmjen që jam unë. Ka një konkurrent më shumë këtë natë, që vështirësohet rruga. Janë 16 konkurrentë dhe pjesa më e madhe janë në gjysmëfinalen e dytë. Gara është më e egër, kanë këngë të mira, janë shtete të forta. Unë këndoj e dyta, në fillim të mbrëmjes.

 

Ajo vijoi:

“Zakonisht, këto fillimet e mbrëmjes, statistikisht janë konsideruar hapësira jo shumë të mira për probabilitetin e kualifikimit. Por nuk e marr këtë gjë në konsideratë në këtë aspekt”.

Si do të kryhet votimi?

Dhjetë finalistët do të përzgjidhen nga votat e publikut dhe votimi do të kryhet përmes 2 mënyrave:

– Shqiptarët që ndodhen në shtetet që garojnë në Eurovision në natën e dytë të festivalit mund të votojnë në kodin 02 në numrat përkatës.

 

– Për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, votimi do të jetë online dhe do të mund të bëhet 24 orë para se të hapet ky votim. Shqipëria mund të votohet deri në 20 herë nga çdo vend i botës./Demokracia

]]>
Derisa Romeo është në “Big Brother”, ja çfarë ndodh në familjen e tij https://www.dielli.info/derisa-romeo-eshte-ne-big-brother-ja-cfare-ndodh-ne-familjen-e-tij/ Fri, 12 Apr 2024 11:01:19 +0000 https://www.dielli.info/?p=93510 Romeo Veshaj ka filluar rrugëtimin e tij në “Big Brother”.

Loja e tij po pëlqehet shumë nga ndjekësit e këtij formati. Derisa ai është brenda shtëpisë në familjen e tij është një lajm shumë i gëzueshëm.

Donaldi vëllau i tij binjak do të bëhet baba.

Foshnja do të jetë fëmija i parë pas disa vitesh në familjen e tyre./Demokracia

]]>
A janë këto pamje të vërteta? Meritoni dhe Egla befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të papritur https://www.dielli.info/a-jane-keto-pamje-te-verteta-meritoni-dhe-egla-befasojne-te-gjithe-me-veprimin-e-tyre-te-papritur/ Wed, 03 Apr 2024 17:14:51 +0000 https://www.dielli.info/?p=93279 Një situatë e papritur ka ndodhur mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos, në dhomën e bardhë ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën.

Meritoni si dhe Egla kanë shkëmbyer një përqafim, si kurrë më parë, përkundur armiqësive që kanë pasur brenda shtëpisë gjatë tërë kësaj kohe.

Ishte Meritoni ai i cili iu afrua Eglës, dhe tha se do t’i dhuronte një përqafim, megjithatë aktorja e pranoi pa hezituar derisa e pyeti se si “fjeti”.

 

Dyshja, përfshirë edhe Ilnisa Agollin do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën, sipas vendimit të Vëllait të Madh; një mundësi e dytë pas masës për t’i skualifikuar.

Deri të shtunën, publiku do të vendosë se kë do të mbajë në shtëpi për të vazhduar tutje rrugëtimin. Dy nga më të votuarit do të mbesin në lojë, njëri do të skualifikohet nga gara.

Ditët e fundit, këta të tre kanë qenë personazhet më të përfolur brenda BBVA-s, pas tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur/Demokracia

]]>
Heidi largohet nga shtëpia e BBVA, kjo është arsyeja https://www.dielli.info/heidi-largohet-nga-shtepia-e-bbva-kjo-eshte-arsyeja/ Mon, 01 Apr 2024 15:24:45 +0000 https://www.dielli.info/?p=93216 Heidi Baci ka arritur të shtypë në kohë butonin dhe përfitimi i saj është për tu larguar nga shtëpia vip.

Heidi është vënë në dijeni për këtë përfitim. Ajo ka mbetur e habitur.

Po pse do të largohet Heidi dhe çfarë do të ndodhë me të?

Nëpërmjet një postimi produksioni ka vënë në djeni se do të japë një intervistë për Ftesë në 5.

‘E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi do të largohet për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel’.

/Demokracia
]]>
“E keni bërë Sarën për spital”, Bardhi shpërthen keq ndaj Ronaldos: Teta Rona, ma hiq foton që aty https://www.dielli.info/e-keni-bere-saren-per-spital-bardhi-shperthen-keq-ndaj-ronaldos-teta-rona-ma-hiq-foton-qe-aty/ Mon, 01 Apr 2024 08:16:25 +0000 https://www.dielli.info/?p=93198 Ditën e djeshme në rubrikën “Mos i bjer me top”, ka qenë e ftuar ish-konkurrentja e Për’puthen Gabriela Arapi.

Kjo e fundit, në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi.

Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri. Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak.

Ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.

Por mesa duket kjo intervistë u bë dhe mollë sherri, pasi Bardhi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe i kthehet Ronaldos me tone të rënda, duke e quajtur “rob fake” dhe “teta Rona”. Bardhi shprehet se këto komente dashakeqe që po i bëhen Sarës, po e dërgojnë në spital, duke nënkuptuar që Sara nuk e ka përballuar aspak mirë.

Më tej, Bardhi shton se Sara po përballet me situata shumë të vështira çdo ditë dhe sërish vazhdon të qëndrojë e fortë./Demokracia

]]>