Shëndetësi – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Fri, 10 Jan 2025 13:16:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Shëndetësi – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Bedri Hamza flet me ekspertin e njohur për digjitalizimin dhe zhvillimin e sektorit të ICT-së https://www.dielli.info/bedri-hamza-flet-me-ekspertin-e-njohur-per-digjitalizimin-dhe-zhvillimin-e-sektorit-te-ict-se/ Fri, 10 Jan 2025 13:16:15 +0000 https://www.dielli.info/?p=95479 Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka biseduar me Uranik Begun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për projektet e tij të digjitalizimit të shërbimeve publike.

Hamza dhe Begu kanë biseduar për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.

“Një kafe me Uranikun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore.

Ne biseduam edhe për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.

Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë.

Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

/Demokracia

]]>
30 vjeçari kosovar infektohet me Lijën e Majmunëve, IKSHPK: S’ka vend për panik https://www.dielli.info/30-vjecari-kosovar-infektohet-me-lijen-e-majmuneve-ikshpk-ska-vend-per-panik/ Fri, 27 Dec 2024 10:00:02 +0000 https://www.dielli.info/?p=95442 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.

Një 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasdites, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve. Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore”.

IKSHPK tha se ai ka simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje.

“Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”.

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë dhe shërohen plotësisht. Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”./Demokracia

]]>
Qesharake: Ministria e Shëndetësisë i bën jehonë ‘rinovimeve’ në Radiologji, e vërteta është se janë rinovuar vetëm sportelet https://www.dielli.info/qesharake-ministria-e-shendetesise-i-ben-jehone-rinovimeve-ne-radiologji-e-verteta-eshte-se-jane-rinovuar-vetem-sportelet/ Mon, 09 Dec 2024 15:10:29 +0000 https://www.dielli.info/?p=95377 Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë jehonë një përurimit të disa ‘rinovimeve’ sot në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.

Madje në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Megjithatë e vërteta është se janë renovuar vetëm hapësirat pritëse dhe sporteli i kësaj klinike.

“Është përuruar renovimi i hapësirës pritëse, sportelit dhe instalimi i sistemit digjital të radhëve në Klinikën e Radiologjisë”, ka thënë një burim për Gazetën Paparaci.

Për këtë ka shkruar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija. Ai ka thënë se po priste furnizimin me kontrast pas 3 muajve për këtë klinikë, por i doli diçka tjetër.

“Niher menova qe po behet perurimi i furnizimit me kontrast pas 3 muajve, po jooo. Paska me u peruru recepsioni”, ka shkruar Vitija në Facebook./Demokracia

]]>
Për dy javë, tre të vdekur nga Covid-19 https://www.dielli.info/per-dy-jave-tre-te-vdekur-nga-covid-19/ Wed, 21 Aug 2024 14:31:27 +0000 https://www.dielli.info/?p=95012 Tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19 në dy javët e fundit.

Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”.

“Rekomandohet ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve”.

“Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në reagimin e IKShPK-së.

IKShPK-ja rekomandoi po ashtu që rastet që rezultojnë me COVID-19 të izolohen për pesë ditë, kurse kthimi në aktivitetet të punës të bëhet sipas rekomandimit të mjekut.

“Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe”.

“Të vaksinohet dhe ri-vaksinohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç”, tha tutje IKShPK./Demokracia

]]>
“Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini” – IKShPK jep detaje për pacientin e infektuar nga virusi “Ethet e Nilit” https://www.dielli.info/simptomat-i-jane-paraqitur-menjehere-pas-kthimit-nga-ulqini-ikshpk-jep-detaje-per-pacientin-e-infektuar-nga-virusi-ethet-e-nilit/ Wed, 07 Aug 2024 14:12:53 +0000 https://www.dielli.info/?p=94944 IKSHPK ka konfirmuar rastin e parë me virusin e Nilit Perëndimore.

Nga ky institut kanë thënë se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjecare, nga komuna e Fushë Kosovës.

“Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë. Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.”

IKSHPK ka thënë se pacienti ka qëndruar në Shëngjin e më pas ka qenë në Ulqin. Pas kthimit nga Ulqini atij i janë paraqitur simptomat.

“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.  Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.”

“Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.  IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar. Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.”

/Demokracia

]]>
Konsulenti i dyshuar për konflikt interesi, aksionar edhe në kompaninë që përfitoi rreth 300 mijë euro nga MSH-ja https://www.dielli.info/konsulenti-i-dyshuar-per-konflikt-interesi-aksionar-edhe-ne-kompanine-qe-perfitoi-rreth-300-mije-euro-nga-msh-ja/ Wed, 17 Jul 2024 13:52:27 +0000 https://www.dielli.info/?p=94766 Pjesa e dytë e hulumtimit për Thomas Weismann – që dyshohet për konflikt interesi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, sjellë në pah përfshirjen e tij edhe në një tender tjetër në vlerë të qindra mijëra eurove, ku përfitues është kompania në të cilën Weismann figuron të jetë aksionar.

Ndryshe nga versioni zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, eksperti gjerman, Thomas Weismann, del se ka një përfshirje më të madhe në tenderët e kësaj ministrie dhe atë me kompani të ndryshme.

Weismann, i dyshuar për përfshirje në konflikt interesi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht ka kryer punë në dy projekte.

LAJME
Konsulenti i dyshuar për konflikt interesi, aksionar edhe në kompaninë që përfitoi rreth 300 mijë euro nga MSH-ja
Demokracia
11:25 | 17 Korrik 2024

SHARE:

 

 

Pjesa e dytë e hulumtimit për Thomas Weismann – që dyshohet për konflikt interesi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, sjellë në pah përfshirjen e tij edhe në një tender tjetër në vlerë të qindra mijëra eurove, ku përfitues është kompania në të cilën Weismann figuron të jetë aksionar.

Ndryshe nga versioni zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, eksperti gjerman, Thomas Weismann, del se ka një përfshirje më të madhe në tenderët e kësaj ministrie dhe atë me kompani të ndryshme.

Weismann, i dyshuar për përfshirje në konflikt interesi me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht ka kryer punë në dy projekte.

rastin e parë ai ishte angazhuar si ekspert për hartimin e Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë së Kosovës për vitet 2017 – 2021, si dhe në projektin për Zhvillimin e një Vlerësimi Kombëtar të Shëndetit Mendor.

Për shërbimet e kryera në këto dy projekte, Weismann u pagua 70 mijë e 466 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Por, në mënyrë që pagesat të kryheshin sipas ligjeve të Kosovës, ai, në mars të vitit 2023, e hapi në Kosovë kompaninë KImego Consulting. Kompania u regjistrua në emër të vajzës së tij, Alina Weismann.

Thomas Weismann

Buletini Ekonomik, në pjesën e parë të hulumtimit, ka zbuluar se kompania KImego Consulting, ku Weismann është drejtues, ka lidhje me dy zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë. Fjala është për sekretarin Naim Bardiqi, i cili figuron si “person kontaktues” për biznesin Kimego Cunsulting, dega në Kosovë, ndërsa zyrtari tjetër i kësaj ministrie, Nexhip Sheholli, sipas hulumtimit, kreu “shërbime të kontabilitetit” për këtë kompani.

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, ka konfirmuar se këto dy projekte janë të vetmet ku eksperti gjerman dhe kompania e tij kreu shërbime. Por, të gjeturat nga hulumtimi sjellin fakte të reja të përfshirjes së ekspertit gjerman edhe në tenderë tjerë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Weismann si aksionar në kompaninë fituese të tenderit për fizibilitetin e “e-Health”  

Emri i tij lidhet edhe me kompaninë gjermane  “Management4health”, M4h”, e cila bashkë me një kompani tjetër kishte fituar tender në vlerë rreth 300 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë në vitin 2023.

Gjatë këtij viti, M4h, bashkë me kompaninë estoneze Civitta, realizuan një studim të fizibilitetit që ka të bëjë me digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Veç kësaj, hulumtimi zbulon se në këtë projekt të fituar për Kosovë, kompania M4h, përfaqësohet nga personi që ka lidhje me kompaninë nga Shqipëria – “Infosoft”, kompani kjo shumë prezente me tendera në Kosovë.

Konkretisht, në janar të vitit 2023, Ministria e Shëndetësisë kishte shpallur tender për realizimin e një studimi të fizibilitetit mbi nevojën për digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Studimi pritej të paguhej në kuadër të një huamarrjeje prej Bankës Botërore.

Procedurat e tenderit i kishte udhëhequr Njësia Koordinuese e Projektit të Bankës Botërore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Kurse më datë 21 shkurt 2023, prej pesë konzorciumeve në garë, fituese u shpall konzorciumi i kompanive gjermano-estoneze “Management4health GmbH” dhe “Civitta International OU”. Vlera e kontratës është gjithsej 290 mijë e 439 euro.

Sipas përshkrimit në uebfaqe, “Management4health” është kompani gjermane e themeluar në vitin 2012 dhe është e specializuar “në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e projekteve dhe programeve ndërkombëtare shëndetësore”. Aty thuhet se kompania angazhohet me projekte kryesisht në “vendet në zhvillim”.

Buletini Ekonomik ka zbuluar se eksperti gjerman Thomas Weismann është hiq më pak se njëri nga aksionarëtM4h.

Në uebfaqe të kompanisë, për të thuhet se është kontabilist i certifikuar me përvojë në sektorin e shëndetësisë dhe se puna e tij kryesisht është e përqendruar në projekte në Emiratet e Bashkuara Arabe, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Weismann, në një përgjigje të mëhershme për Buletinin Ekonomik, kishte pranuar se ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e biznesit në Kosovë, si dhe për ta ndihmuar në “shërbime të kontabilitetit”.

“Personi përgjegjës” i ‘m4h’ për Kosovë, bashkë-aksionar me kompaninë nga Shqipëria “Infosoft”

Thomas Weismann nuk është lidhja e vetme mes kompanisë gjermane M4h dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hulumtimi zbulon edhe një person tjetër me emrin Albano Qojle nga Shqipëria, ish-aksionar në një kompani nga Shqipëria bashkë me kompaninë “Infosoft”, e njohur për përfshirjen në shumë tenderë në Kosovë në fushën e IT-së dhe softuerëve.

Nga një letërkëmbim i brendshëm i MSH-së, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, Qojle prezantohet si “personi përgjegjës” për projektin në Kosovë të kompanisë gjermane M4h. Ndërsa, në uebfaqen e kompanisë ai prezantohet si menaxher i lartë i IT-së.

Qojle ka qenë njëri nga nga aksionarët në kompaninë shqiptare të softuereve “Ikubinfo”, bashkë me kompaninë “Infosoft”. Kjo e fundit është e njohur për prezencë të madhe me tenderë në Kosovë. I fundit është tenderi rreth 15 milionësh i Ministrisë së Punëve të Brendshme për licencat e Microsoft-it për institucione.

Përkundër insistimit, Qojle nuk është përgjigjur në pyetjet e mediumit rreth angazhimit të tij në këtë projekt.

Sidoqoftë, dyshimet për konflikt interesi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Weismann-it siç u faktuan në pjesën e parë të hulumtimit, shkojnë përtej me ekspertin gjerman që përfiton nga të tjera projekte të Ministrisë së Shëndetësisë, me tjera kompani ku është bashkë-aksionar siç edhe e vërtetojnë të gjeturat e hulumtimit./Demokracia

]]>
Ministria e Shëndetësisë lidh kontratë të re për Ilaçe me prodhues serb https://www.dielli.info/ministria-e-shendetesise-lidh-kontrate-te-re-per-ilace-me-prodhues-serb/ Mon, 15 Jul 2024 13:27:45 +0000 https://www.dielli.info/?p=94741 Në një kohë kur tensionet midis Kosovës e Serbisë janë ende të larta, me veprimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, ky institucion ka vendosur të bëjnë tregti më një kompani atje. Pavarësisht situatës politike të ndjeshme, ministria ka vendosur të vazhdojë furnizimin me ilaçe të prodhuara në Serbi, duke ngritur pikëpyetje mbi implikimet ekonomike dhe morale të këtyre vendimeve. Demokracia.com sjell detajet e kontratave të fundit.

Ministria e Shëndetësisë, që drejtohet nga Arben Vitia, ka nisur prej disa muajsh realizimin e tenderit për furnizim me barna nga lista esenciale. Në këtë tender është paraparë lidhja e një sërë kontratash. Tashmë janë lidhur kontratat e para.

Vetëm pak ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe kompania “Exclusive Corporation” kanë lidhur kontratë për lotin 8 për tenderin “Furnizim me Tramadol”, i cili do të importohet nga Serbia, kjo kompani përsëri do të importojë nga fqinja veriore ilaçet natrium laktat, të cilat janë një komponent për trajtimin dhe menaxhimin e shumë gjendjeve mjekësore që kërkojnë rikthimin e balancës së lëngjeve dhe elektrolitëve në trup.

Loti 18 është lidhur me “Exclusive Corporation shpk” për furnizim me natrium laktat, compound – vëllimi 500 ml tretës injektues. Sasia për 24 muaj është 127,920 njësi. Çmimi për njësi është 0.70 cent. Çmimi total është 89,544.00 euro. Prodhuesi, siç shihet në kontratë, është kompania “Hemofarm” nga Serbia.

“Exclusive Corporation” është një kompani që vitet e fundit ka qenë shumë prezente në kontratat me shtetin e Kosovës. Ndërkohë që e njëjta ka vendosur të importojë këto lloje ilaçesh nga Serbia, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur edhe disa kontrata me kompani të tjera, por produktet do të importohen nga India, Turqia, Italia, Kosova, etj.

Më poshtë mund të shihen disa prej kontratave. /Demokracia.com/

/Demokracia

]]>
Haxhiu: Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi Kurti, për ta rikthyer Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret https://www.dielli.info/haxhiu-tre-drejtora-te-klinikes-se-onkologjise-i-ndrroi-kurti-per-ta-rikthyer-ilir-kurtishajn-e-pdk-se-me-sukseset-e-te-cilit-sot-po-mburret/ Mon, 20 May 2024 15:58:33 +0000 https://www.dielli.info/?p=94537 Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë. Në krye të kësaj Klinike është njeriu i PDK-së, Ilir Kurtishaj, për të cilin as Kurti e as Vitia nuk kursyen lavdata për punën që po bëhet aty.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu reagoi përmes një statusi në Facebook, ku thotë se “Lëvizja Vetëvendosje për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishaj nga PDK, ka ndërruar tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë”.

“Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi LVV-ja për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Kurti. Faleminderit Dr.Ilir Kurtishaj për punën dhe profesionalizmin e treguar ndër vite”, shkruan ai.

Kujtojmë se, Kurtishaj ishte kandidat për deputetë në radhët e PDK-së në zgjedhjet e kaluara.

/Demokracia

]]>
Infarkti akut: Shpeshtohen rastet edhe tek të rinjtë në Kosovë https://www.dielli.info/infarkti-akut-shpeshtohen-rastet-edhe-tek-te-rinjte-ne-kosove/ Mon, 13 May 2024 09:50:03 +0000 https://www.dielli.info/?p=94377 Ataku i zemrës, si një prej sëmundjeve më të shpeshta në botë, po shpeshtohet edhë në Kosovë, thotë specialist i Kardiologjisë në Emergjencën e QKUK-së.

“Ataku i zemrës është një prej sëmundjeve më dramatike kardio vaskulare. Është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë.

Çdo kohë, çdo minutë është e artë për të vepru tek një pacient që ka atak kardiak.

Në emergjencën kardiologjike, atakun kardiak e diagnostifokojmë shumë shpejt, e mjekojmë aty dhe e procedojmë në sallë.

Pacienti zakonisht re-animohet në sallën terminale si pasojë e një komplikimi që e quajmë arrest kardiak”, thotë ai.

Sipas tij, rastet me atak kardiak po shpeshtohen në Kosovë dhe po prekin edhe moshat e reja.

Thotë se pak janë të vetëdijësuar kosovarët rreth kësaj sëmundje.

“Pak (janë të vetëdijësuar kosovarët).

Zakonisht rastet që vijnë janë raste të vonuara.

Shumë pak vijnë raste në ‘kohën e artë’ për të vepru. Zakonisht pacientët tanë, prej momentit të shfaqjes së dhimbjes së gjoksit e vonojnë shumë ardhjen te kardiologu.

Kohën e fundit, infrakti akut, përvec që është shpeshtu si numër, ka ra edhë në moshë domethënë shumë pacient të rinj sot po pësojnë infarct që ka qenë e pazakontë në vitet e kalume”, thotë ai.

Materialin e plotë rreth trajtimit të fundit të kësaj teme, ju mund ta ndiqni në ‘Health Matter’, prodhimin më të ri të Gazetës Nacionale./Nacionale

]]>
IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë https://www.dielli.info/ikshpk-rriten-rastet-me-kollen-e-mire/ Fri, 12 Apr 2024 13:39:27 +0000 https://www.dielli.info/?p=93525 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar disa raste të reja me sëmundjen ngjitëse të kollës së mirë, apo siç njihet ndryshe edhe si pertussis.

Fillimisht më 29 mars, IKSHPK kishte raportuar për tetë raste të regjistruara me kollën e mirë.

“Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake”, u tha në njoftim.

“Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.

Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë, si dhe janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme.

/GazetaSinjali/

]]>