news21 – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 28 Aug 2021 18:41:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png news21 – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Feniksi i kuq fillon nga Zhelina, BESA me Blerim Sejdiun garon edhe për një mandat https://www.dielli.info/feniksi-i-kuq-fillon-nga-zhelina-besa-me-blerim-sejdiun-garon-edhe-per-nje-mandat/ Sat, 28 Aug 2021 18:41:01 +0000 http://www.dielli.info/feniksi-i-kuq-fillon-nga-zhelina-besa-me-blerim-sejdiun-garon-edhe-per-nje-mandat/ Nëpërmjet një komunikate për media, Lëvizja Besa ka informuar se sonte është mbajtur kuvendi i degës së Zhelinës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i degës, Suad Alili. Në komunikatë gjithashtu thuhet se dega në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, i është dhënë dritë jeshile kandidimit edhe për një mandat Blerim Sejdiut, kryetarit aktual të kësaj komune.

Ja komunikata e plotë:

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës.
Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat.
Suksese në zgjedhjet e 17 tetorit”, thuhet në njoftimin për media nga Lëvizja Besa./

Nëpërmjet një komunikate për media, Lëvizja Besa ka informuar se sonte është mbajtur kuvendi i degës së Zhelinës, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i degës, Suad Alili. Në komunikatë gjithashtu thuhet se dega në prezencë të kryetarit Bilall Kasami, sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, i është dhënë dritë jeshile kandidimit edhe përRead More

]]>
Kthehet ora policore, Në kufi vetem me test ose vaksinim https://www.dielli.info/kthehet-ora-policore-ne-kufi-vetem-me-test-ose-vaksinim/ Sat, 28 Aug 2021 15:41:15 +0000 http://www.dielli.info/kthehet-ora-policore-ne-kufi-vetem-me-test-ose-vaksinim/ Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar.

Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit.

Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë.

“Situata paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19”, tha Vitia.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.

Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha Vitia.

Po ashtu, të gjith personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Vitia: Deri në fund të vitit, mbi 60 për qind e popullatës do të vaksinohet
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht se Kosova nisi e fundit në rajon fushatën e vaksinimit, ky proces po shkon mirë. Ai tha se deri më 6 shtator presin që në vend të arrijnë 650.000 doza të vaksinës.

Ndërkaq, ministri Vitia, gjatë një konference pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se Kosova, me ritmin aktual të vaksinimit, deri në fund të vitit do ta tejkalojë synimin e vaksinimit të 60 për qind të popullatës.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi nga mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë se disa vende, përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve efekti mbrojtës i vaksinave duke se është 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Prandaj, ne si Qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të siguruar dhe negociuar edhe dozën e tretë që ta kemi të gatshëm nëse paraqitet nevoja”, tha Vitia.

Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar. Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator. Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13Read More

]]>
Bien infektimet, Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19 në Maqedoni https://www.dielli.info/bien-infektimet-rritet-numri-i-te-sheruarve-nga-covid-19-ne-maqedoni/ Sat, 28 Aug 2021 14:41:47 +0000 http://www.dielli.info/bien-infektimet-rritet-numri-i-te-sheruarve-nga-covid-19-ne-maqedoni/ 24 orët e fundit janë kryer 7452 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 978
kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit 24 pacient kanë humbur betejen me virusin ndersa 524 persona janë sheruar./nmk-post

24 orët e fundit janë kryer 7452 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 978 kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit 24 pacient kanë humbur betejen me virusin ndersa 524 persona janë sheruar./nmk-postRead More

]]>
Revoltohet aktivisti i Selës: Ziadini është patriot me bateria, ikni se na shiti badiava te VMRO-ja https://www.dielli.info/revoltohet-aktivisti-i-seles-ziadini-eshte-patriot-me-bateria-ikni-se-na-shiti-badiava-te-vmro-ja/ Sat, 28 Aug 2021 13:41:41 +0000 http://www.dielli.info/revoltohet-aktivisti-i-seles-ziadini-eshte-patriot-me-bateria-ikni-se-na-shiti-badiava-te-vmro-ja/ Reagime të shumta vijnë gjithandej për koalicionin opozitarë mes ASH ,AAA dhe VMRO së për zgjeshjet lokale që mbahen në vjeshtë më 17 tetor shkruan Tetovasot.

Por ajo që ëahtë më serioze ka të bëjë me faktin se këto reagime vijnë nga mbështetës të vet liderit të ASH -së Ziadin Sela nga aktivistë të tij të cilët nuk kursejnë ta etiketojnë atë si një patriotë me bateri që i ka shitur ata me një çmim të lirë tek partia nacionaliste maqedonase që shquhet për antishqiptarizëm siç është VMRO .

Njëri nga këta aktivistë është edhe Faruk Halimi i cili ka reaguar hapur në rrjetin social facebook duke postuar edhe një foto me Ziadin Selën rreth një proteste në vitin 2015 ku ai kishte ardhë enkas nga Anglia pas një thirrje nga vetë kreu i ASH së ku ai e quan tashmë një patriot me bateria.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje nga facebook:

Ne ket protest pata ardh nga Anglia ne 2015 ku na thiri Patrioti me bataria Sela me orxu diktaturen wmro po sod po na thir me kthi ato cilet na burgosen na vran nga kjo protest dhe tu ba gjithcka per ziadin selen duke fillu nga financa aktivite vetem ta shofmim ne sken tu mendu qe ki ka hallin e popllit po ki ka hallin e karrikes ne at koh murem dhe denimin me 84,000 euroo nga regjimi wmro keni kujdes rini nese dikush flet per patriotizem ose tkalxon nasiat ik nga ato se ki asht patriot mikrofoni ket e keni nga provoja qe un jam me ket zoti hajr e baft ket popell

Reagime të shumta vijnë gjithandej për koalicionin opozitarë mes ASH ,AAA dhe VMRO së për zgjeshjet lokale që mbahen në vjeshtë më 17 tetor shkruan Tetovasot. Por ajo që ëahtë më serioze ka të bëjë me faktin se këto reagime vijnë nga mbështetës të vet liderit të ASH -së Ziadin Sela nga aktivistë të tijRead More

]]>
Shuhet profesori universitar Abdullah Karjagdiu https://www.dielli.info/shuhet-profesori-universitar-abdullah-karjagdiu/ Sat, 28 Aug 2021 10:41:19 +0000 http://www.dielli.info/shuhet-profesori-universitar-abdullah-karjagdiu/ Sot Kosova është zgjuar me një lajm të hidhur. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe i Partisë Parlamentare, kryetar i Shoqatës së Shekspirologëve dhe i Shoqatës së Përkthyesve, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Huaja etj. Ka qenë një ndër intelektualët, studiuesit, profesorët dhe veprimtarët më të dalluar të Kosovës.

Kontributi i tij i pashoq për zhvillimin e arsimit dhe për çështjen kombëtare do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim.

I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në mesin e më të dashurve.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan në orën 13:30.

Sot Kosova është zgjuar me një lajm të hidhur. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu. I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumëRead More

]]>
Zbulohet sekreti i Bebe Rexhes https://www.dielli.info/zbulohet-sekreti-i-bebe-rexhes/ Fri, 27 Aug 2021 21:42:23 +0000 http://www.dielli.info/zbulohet-sekreti-i-bebe-rexhes/ Këngëtarja e njohur shqiptare ka bashkëbiseduar me fansa përmes Instagramit.
Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura të botës së muzikës ndërkombëtare.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, prej ku së fundi ka ndarë edhe një sekret të sajin pvrmes një bisede virtuale me fansat e saj.

Një ndjekës i shkroi këngëtares duke i treguar se ajo ndihet keq pasi është 17 vjeçe tashmë dhe ndihet e turpëruar nga trupi i saj sepse është tejet e dobët dhe se ajo ende lag shtratin në gjumë.

Bebe ishte e shpejtë për të komentuar se trupi i saj nuk ka asgjë për t`u turpëruar sepse çdo trup është i bukur në mënyrën e vet dhe më pas zbuloi se ndonëse është 31 vjeçe ajo ka lagur shtratin aksidenatlisht në gjumë vitin e kaluar.

Me këtë rrëfim këngëtarja sigurisht se dëshiron t`u tregojë ndjekësve të saj se çdo njeri është ndryshe nga njëri-tjetri mirëpo ata edhe mund të jetë më të ngjashëm me personat e preferuar në disa situata të cilat i bëjnë ata të kenë turp nga vetja ndonëse është diçka mjaft normale.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka bashkëbiseduar me fansa përmes Instagramit. Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura të botës së muzikës ndërkombëtare. Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, prej ku së fundi ka ndarë edhe një sekret të sajin pvrmes një bisede virtuale me fansat e saj. Një ndjekës i shkroi këngëtaresRead More

]]>
Mësimi fetar në shkolla PO (ose JO) https://www.dielli.info/mesimi-fetar-ne-shkolla-po-ose-jo/ Fri, 27 Aug 2021 21:42:21 +0000 http://www.dielli.info/mesimi-fetar-ne-shkolla-po-ose-jo/ Procesi i globalizimit tashmë e ka përfshirë botën dhe atë dëshiron ta orientojë se në ç`drejtim duhet të ecë në mileniumin e tretë. Hartuesit e globalizmit premtojnë shoqëri të pasura, në të cilat vlerat tradicionale e kulturore dhe fetë, në një mënyrë, çnivelizojnë dhe kështu fitohet një lloj surogati botëror, kulturor dhe politik, botë në të cilën shoqëritë do të jenë opcione qytetare, botë e cila do të ketë karakter shekullar ku shkenca do ta bëjë të lumtur secilin individ, botë e pasurive materiale dhe e lumturisë.

Mendojmë se globalizmi si proces, nuk ka qasje adekuate strategjike ndaj disa çështjeve shumë të rëndësishme. Globalizmi ka lënë pas dore kulturat tradicionale e fetë, dhe ndaj tyre ka shfaqur qëndrim jo të mirë. Ky qëndrim mund të jetë pengesa më e madhe për arritjen e qëllimit të procesit të globalizmit.

Hartuesit e këtij procesi thjeshtë lanë pas dore të drejtat dhe liritë qytetare në aspektin e mësimit dhe praktikës fetare dhe kulturore.

Kërkesat e disa shoqërive për ta futur mësimin fetar në shkolla si lëndë zyrtare në procesin mësimor, has në moskuptim të plotë në institucionet dhe individët që janë kompetentë për futjen e mësimit fetar. Në këtë mënyrë që në start shkelen të drejtat dhe liritë qytetare me gjithë faktin se globalizmi paraqitet formalisht për afirmimin e këtyre të drejtave. Këto kërkesa reale të besimtarëve i refuzojnë disa individë, të cilët me alergjinë e tyre kamuflojnë gjendjen e tyre të sëmurë duke u fshehur pas perdes a në mbrojtje të shoqërisë shekullariste si “garantues” të barazisë, të drejtave dhe lirive qytetare e vlerave të tjera njerëzore. Këtë mospërmbushje të kërkesave ata e cilësojnë si dëm kolateral. Nëse bëjmë një vështrim në teorinë dhe në praktikën e të drejtave njerëzore, mësojmë se këta të “kujdesshmit”, janë patriotë të mëdhenj në krahasim me ata të cilëve u shkelen të drejtat e njerëzve.

Vështrim mbi statusin e mësimit fetar në dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut
Deklarata mbi eliminimin e të gjitha formave të jotolerancës dhe diskriminimet mbi baza religjioze ose besimet (Rezuluta e OKB-së, 36/1955) në nenin 5 definon se fëmija mund të marrë arsimim fetar në harmoni me dëshirën e prindërve, respektivisht me mundësi për mosdetyrim për një gjë të tillë, test ky i aftësimit për të mbrojtur nga mostoleranca dhe diskriminimi. E drejta për arsimim fetar dhe promovimin e identitetit fetar të pakicave është theksuar edhe në listën e të drejtave dhe lirive të garantuara në Dokumentin përfundimtar të OSBE-së të Vjenës në vitin 1989. (Neni 16-17,

19). Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në nenin 18, pos të tjerash, thotë: “Secili ka të drejtën e mendimit të lirë, vetëdijes dhe besimit, e kjo e drejtë nënkupton edhe lirinë e manifestimit, si individualisht ashtu edhe në bashkësi me të tjerët, të besimit apo mësimit fetar, kryerjen dhe mbajtjen e riteve fetare”. Përfundimisht, neni më kryesor, ai 2 i së drejtës protokollare të Konventës europiane mbi të drejtat e njeriut, i detyron shtetet që të respektojnë të drejtën e prindërve që fëmijëve të tyre t`u sigurojnë arsimim në harmoni me besimet dhe bindjet e tyre fetare dhe filozofike. Me rëndësi të posaçme është se ky nen i së Drejtës protokollare, ndër të tjera, fëmijëve të fetarëve u ofron mbrojtje nga indoktrinimi edhe të drejtën e mësimit fetar (mirëpo nuk i mbron nga mësimi në të cilin ofrohen informacione në kundërshtim me fëmijët dhe prindërit besimtarë.). Dokumentet e cekura nxjerrin në shesh të drejtat e njeriut lidhur me mësimin fetar në shkollat shtetërore, edhe pse shumë qytetarë besimtarë nuk janë të njohur me të drejtat e tyre të garantuara dhe të rezervuara.

Shumë shtete evropiane mësimit fetar ia hapën dyert në shkollat shtetërore
Gati në të gjitha vendet evropiane mësimi fetar është pjesë përbërëse e planprogramit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. Praktikisht, në këtë aspekt nuk ka dallime ndërmjet vendeve ish-komuniste dhe shteteve të tjera të Evropës. Përjashtim bën Franca, në të cilën nuk ka mësim fetar në shkollat shtetërore, por ka një numër shumë të madh të shkollave katolike, të cilat janë jashtëzakonisht të suksesshme. Tentimi i socialistëve të Miteranit që në fillim të viteve tetëdhjetë t`i mbyllë shkollat katolike, provokoi një numër shumë të madh (afër 2 milionë) në historinë e Parisit dhe pas së cilës u tërhoqën nga ky tentim.

Në Austri u është mundësuar mbajtja e mësimit fetar të gjitha bashkësive fetare të pranuara, por me kusht që të kenë një numër të caktuar të nxënësve. Feja islame është një prej atyre bashkësive dhe mësim-besimi islam mbahet për vite nëpër shkollat austriake.

Në Gjermani kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë “normale”. Përjashtim bën një shtet federal në perëndim të Gjermanisë, krahina e Branderburgut, parlamenti i të cilit vendosi për lëndën shekullariste mbi etikën e religjionit. Shumica në parlament janë socialdemokratët ish-komunist. Lënda është dorëzuar për shqyrtim në gjykatën kushtetuese. Përfundimi nuk është i njohur.

Në Kroaci, gjithashtu, mësimi fetar është lëndë obligative në të gjitha shkollat kroate, në harmoni me dispozitat e Marrëveshjes ndërmjet Vatikanit dhe Republikës Kroate mbi bashkëpunimin në sferën e edukimit dhe kulturës, i nënshkruar në Zagreb më 18 dhjetor 1996.

Në Angli, mësimi fetar është pjesë e planprogramit mësimor, me kusht që prindërit që kanë rezervë ndaj lëndës, mund t`i largojnë fëmijët e tyre. Prindërit kanë mundësinë që t`i largojnë fëmijtë e tyre edhe nga lënda e muzikës, e cila ka përmbajtje fetare si dhe nga lënda e notimit. Ata edhe mund të kërkojnë që fëmijët e tyre në orët e edukatës fizike të mbajnë veshjen që ua mbulon tërë trupin, si dhe – të kenë zhveshtore (kabina) të posaçme e të ndara.

Në Spanjë, mësimi fetar, në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla). Në Spanjë dhe Gjermani në pushtet janë socialdemokratët, mirëpo ata mësimin fetar e mendojnë si çështje themelore të të drejtave të njeriut e jo si politikë të ditës.

Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë. Grekët përkatësinë fetare e shënojnë edhe në letërnjoftim. Kërkojnë që ikonat dhe simbolet fetare t`i eksponojnë në institucionet shtetërore (shkolla, gjyqe, spitale, në lokalet e shërbimeve publike etj.). Mësimdhënësit e lëndës fetare paguhen si nëpunës shtetërorë, ndërsa mësimdhënësit e lëndës fetare joortodokse vihen në pozitë poshtëruese.

Në Irlandë, kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijtë e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare. Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë, e cila ka dy kisha shtetërore nacionale. Gjithashtu edhe Danimarka, e cila ka një kishë shtetërore. Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit fetar. Nëpër shkolla ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave.

Në Hungari, mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në planprogramet shkollore; mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti.

Mësimi fetar katolik në Poloni është i obliguar dhe është në kuadër të planprogramit shkollor. Më se 20.000 mësimdhënës fetarë e kanë statusin e mësimdhënësve të rregullt që prej vitit 1997. Për rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionë dollarë.

Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.

E drejtë demokratike e fëmijëve dhe prindërve fetarë është që mësimbesimit fetar t`i hapen dyert në shkollat zyrtare në Kosovë, që edhe fëmijët kosovarë, sikurse edhe fëmijët e Evropës, ta gëzojnë këtë të drejtë dhe në këtë mënyrë të arrijnë dituri mbi fenë së cilës i takojnë, dhe kështu të formojnë bindjen e tyre filozofike mbi botën. Kosova këtu nuk humb asgjë, veçse përfiton shumë. Dhe vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të jetë pjesë e Evropës së lirë e kurrsesi rob i saj. Fëmijëve të Kosovës duhet t`u mundësohet financimi i këtij projekti nga tatimet që i paguajnë shoqërisë prindërit e tyre. Të mos hutohemi më me mashtrime të thjeshta spektakulare të tipit dogmatik: Shihni se ç`na bëri përzierja e fesë në politikë në këta dhjetë vjetët e fundit! E keqja që na ndodhi, është kulmi i proceseve të tjera pikërisht për shkak të ateizmit. Për bashkëjetesë, në Kosovë është e nevojshme më tepër se një mohim i thjeshtë i të drejtave dhe lirive të fetarëve, dhe ky mohim nuk është i domosdoshm e as parakusht real për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike. Në të kundërtën, mohimi i fesë bashkëjetesën e bën të pamundur. Fetë thonë se jemi pasardhës të Adamit dhe Evës. Nëse nëpër shkolla do të kishte religjion të vërtetë, atëherë nuk do të kishte vend për pseudoreligjione, të cilat nganjëherë paraqiten si fe zyrtare. Fetë e vërteta dinë të ndërtojnë ura ndërlidhëse, kurse pseudoreligjionet i rrënojnë ato. Fetë e vërteta i respektojnë dhe i ruajnë objektet e veta fetare e të feve të tjera, kurse pseudo-fetë i shkatërrojnë. Varfëria e cila mbuloi Kosovën nuk është rezultat i besimit tonë, por mosbesimit. Muhammedi a.s., kur e tha mendimin e vet mbi gjendjen në shoqëri, ai përcaktoi se gjendja sociale dhe statusi i individit në shoqëri janë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e besimit. Feja është nevojë universale e njeriut dhe vetëm nga ky kënd duhet ta vëzhgojmë. Largimi nga feja dhe degradimi moral si dhe vërsulja nga katastrofa që e kemi pasur në të kaluarën, na kanë lënë hendeqe të thella të urrejtjes që duhet ta tejkalojmë sa më parë.

Ateizmi në Kosovë ka humbur primatin e paprekshmërisë si dhe të përkujdesjes e mbrojtjes shoqërore-shtetërore. Mirëpo ai ende nuk e ka humbur popullaritetin dhe as masivitetin. Ateizmi gjatë 50 vjetve ka pasur monopol ndaj fesë dhe shkencës, ai ngulfati fenë dhe caktoi trendet në shkencë e filozofi duke e riformuluar tërë shkencën në kahje të pushtetit dhe ideologjisë ateiste marksiste. Ato gjenarata intelektualësh që qenë në pushtet, u formuan nën ombrellën ateiste. Ata sot janë ende të fortë dhe persona me ndikim. Religjionin ata e treguan dhe dëshiruan të tregonin si barrë, dhe herë-herë si të rrezikshme.

Pas gjithë këtyre, fesë iu dhurua liria, e cila sipas natyrës edhe i takoi, si e drejtë elementare njerëzore e vetëdijes dhe ndërgjegjes si dhe prezantim i papenguar i rrugës së vet shpëtimtare, prandja duhet përkujdesur që pengesat ateiste të eliminohen përfundimisht.Image

Shtrohet pyetja se cili është ai asociacion dhe autoritet i cili mund dhe duhet ta shtrojë këtë të drejtë demokratike, në mënyrë që mësimbesimi në Kosovë të bëhet lëndë e detyrueshme në kuadër të planprogramit unik mësimor të quajtur “Kurrikul”. Ne mendojmë se duhet të jetë një grup ndërfetar që të hyjë në bisedime në nivel të Kosovës dhe pastaj të zgjerohet me njerëz të cilët munden dhe dëshirojnë të japin kuntributin e tyre autoritativ në afirmimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, për realizimin e lirive fetare dhe futjen e mësimbesim në shkollat zyrtare (shtetërore).

Integriteti biblik, talmudian dhe kuranor shpie në sipas principit “Ne dhe të tjerët me ne!”, gjithmonë duke i lënë hapësirë të mjaftueshme për të tjerët, nëse jo të barabartë me vetveten, por të lirë dhe të respektuar që t`i lihet vetvetes në mënyrën e vet të jetesës me ndjenjat dhe besimet. Kjo rrugë është e vështirë, por rezultatet e saj janë tejet të mëdha, sepse kjo është të jesh në pajtim me Zotin dhe i bashkuar në të mirën.

Një ajet kuranor thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes, e s`ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (Kaptina 49, ajeti 13)

Procesi i globalizimit tashmë e ka përfshirë botën dhe atë dëshiron ta orientojë se në ç`drejtim duhet të ecë në mileniumin e tretë. Hartuesit e globalizmit premtojnë shoqëri të pasura, në të cilat vlerat tradicionale e kulturore dhe fetë, në një mënyrë, çnivelizojnë dhe kështu fitohet një lloj surogati botëror, kulturor dhe politik, botë nëRead More

]]>
Një 24-vjeçar në mesin e 36 viktimave, u infektua në dasmën e vet! https://www.dielli.info/nje-24-vjecar-ne-mesin-e-36-viktimave-u-infektua-ne-dasmen-e-vet/ Fri, 27 Aug 2021 21:42:20 +0000 http://www.dielli.info/nje-24-vjecar-ne-mesin-e-36-viktimave-u-infektua-ne-dasmen-e-vet/ Në mesin e 36 viktimave që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, është edhe një 24-vjeçar nga Resnja.

Ai për disa ditë ka qenë në terapi të oksigjenit, por sërish nuk ka arritur t’i bëjë ballë sëmundjes.

Siç njoftohet, ai para se të sëmuret ka pasur dasmë dhe me shumë gjasë është infektuar nga të ftuarit, transmeton TV21.

Mes 36 viktimave të fundit, 11 janë nga Shkupi, 8 nga Tetova, 3 nga Kërçova dhe Strumica, dy nga Kumanova dhe Struga dhe nga një nga Gostivari, Resnja, Dibra, Koçani, Velesi, Vallandova dhe Makedonski Brod.

Janë regjistruar edhe 1037 raste të reja dhe 534 të shëruar.

Në mesin e 36 viktimave që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, është edhe një 24-vjeçar nga Resnja. Ai për disa ditë ka qenë në terapi të oksigjenit, por sërish nuk ka arritur t’i bëjë ballë sëmundjes. Siç njoftohet, ai para se të sëmuret ka pasur dasmë dhe me shumëRead More

]]>
Flamuri i Kosovës vendoset midis Beogradit (FOTO) https://www.dielli.info/flamuri-i-kosoves-vendoset-midis-beogradit-foto/ Fri, 27 Aug 2021 21:42:19 +0000 http://www.dielli.info/flamuri-i-kosoves-vendoset-midis-beogradit-foto/ Flamuri i Kosovës është vendosur në kryeqytetin e Serbisë në eventin “International boxing day”.
Një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi direkt nga vendi i ngjarjes ku shihet flamuri i Kosovës në rend me flamuj të shteteve tjera.

Foto më poshte:

Flamuri i Kosovës është vendosur në kryeqytetin e Serbisë në eventin “International boxing day”. Një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi direkt nga vendi i ngjarjes ku shihet flamuri i Kosovës në rend me flamuj të shteteve tjera. Foto më poshte:Read More

]]>
“Si në bahçe të babës”/ Mërgimtari nga Zvicra parkon BMW-në në tretoar https://www.dielli.info/si-ne-bahce-te-babes-mergimtari-nga-zvicra-parkon-bmw-ne-ne-tretoar/ Fri, 27 Aug 2021 21:42:18 +0000 http://www.dielli.info/si-ne-bahce-te-babes-mergimtari-nga-zvicra-parkon-bmw-ne-ne-tretoar/ Shoferët shpesh herë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend, por dhe atëherë kur e gjejnë atë nuk arrijnë që ta parkojnë veturën në vendin që duhet, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një veturë e tipit “BMW” me targa zvicerane GR-231-195 është parkuar në mes të rrugës e në zebra.

Në një fotografi të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet se si vetura ka zënë të gjithë hapësirën në të cilën janë të supozuar që të kalojnë qytetarët.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

Shoferët shpesh herë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend, por dhe atëherë kur e gjejnë atë nuk arrijnë që ta parkojnë veturën në vendin që duhet, shkruan Gazeta Sinjali. Një parkim i tillë është bërë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një veturë e tipit “BMW”Read More

]]>