Maqedoni – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 09 May 2024 10:53:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Maqedoni – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Ali Ahmeti i pamposhtur | Mesazhi që Albin Kurti mori nga shqiptarët e Maqedonisë https://www.dielli.info/ali-ahmeti-i-pamposhtur-mesazhi-qe-albin-kurti-mori-nga-shqiptaret-e-maqedonise/ Thu, 09 May 2024 10:53:59 +0000 https://www.dielli.info/?p=94274 Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, mund të shkelet parimi demokratik i ndërtuar në këtë shtet, se fituesi nga kampi maqedonas bashkëqeverisë me fituesin në kampin shqiptar.

Ky parim mund të marrë fund me miratimin e partive shqiptare opozitare, “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit, të cilat brenda dy jave pësuan debakël në dy procese zgjedhore, në zgjedhjet presidenciale (24 prill 2024) dhe në zgjedhjet parlamentare (8 maj 2024), shkruan Demokracia.com.

Shkatërrimi i këtij parimi, i cili nuk përjashton që edhe partitë e tjera t’i bashkoheshin këtij koalicioni, do të hedh themelet për fillimin e defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Fatkeqësisht, në mbështetje të idesë që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit të çohet në opozitë pavarësisht rezultatit, qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, i cili në mënyrë të paprecedent është përzier në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, duke përçarë spektrin politik shqiptar në dy kampe, vazhdon të mbështesë opozitën shqiptare atje.

ALI AHMETI I PAMPOSHTUR

Edhe përkundër faktit se shteti i Kosovës me kryeministrin Kurti ishte në anën e kundërt të tij, votimi i 8 majit në zgjedhjet për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm për partinë e Ali Ahmetit, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, BDI ka arritur të fitojë 19 deputetë, duke dalë parti e dytë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pas VMRO-DPMNE (58 deputetë) dhe duke lënë pas vetes partinë maqedonase LSDM-në (18 deputetë) dhe koalicionin e partive opozitare shqiptare, VLEN (13 deputetë).

Ky rezultat i Ahmetit është dëshmi e qartë për mbështetjen popullore që Ahmeti dhe BDI gëzojnë në radhët e votuesve shqiptarë. /Demokracia.com/

Kurti ka pritur në disa raste në zyrën e tij drejtuesit e koalicionit VLEN, që përbëhet nga partitë “Lëvizja Vetëvendosje” e përfaqësuar nga Këshilltari i Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit. /Demokracia.com/

 

]]>
Mickoski, partia e së cilit synon krijimin e një “Gjykate Speciale” për UÇK-në në Maqedoni, takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it https://www.dielli.info/mickoski-partia-e-se-cilit-synon-krijimin-e-nje-gjykate-speciale-per-uck-ne-ne-maqedoni-takon-taravarin-ne-shtabin-qendror-te-vlen-it/ Mon, 06 May 2024 15:16:51 +0000 https://www.dielli.info/?p=94202 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, qëndroi gjatë së hënës në shtabin qendror të bllokut shqiptar VLEN në Shkup, por ende nuk dihet nëse kreu nacionalist i opozitës maqedonase shkoi për të kërkuar mbështetje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale apo për të siguruar një marrëveshje paraprake për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, rrjeti televiziv “Klan Maqedonia” raportoi të hënën duke u thirrur në burime brenda takimit se është arritur një marrëveshje që koalicioni VLEN ta mbështesë kandidaten e VMRO-DMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 8 maj 2024, së bashku me raundin e ri të zgjedhjeve parlamentare.

Një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mori 9.21 për qind të votave, nuk e ka përjashtuar në asnjë moment mundësinë e bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, ndërsa kjo e fundit parapëlqen të marrë në qeverisje VLEN-in para Frontit Evropian nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska-Davkova, para pak ditësh kërkoi krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e pretenduara shqiptare në luftën e vitit 2001.

/Demokracia

]]>
Kush fitoi e kush humbi në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore? https://www.dielli.info/kush-fitoi-e-kush-humbi-ne-zgjedhjet-ne-maqedonine-veriore/ Thu, 25 Apr 2024 11:19:56 +0000 https://www.dielli.info/?p=93909 Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore do të vazhdojnë në raundin e dytë. Në zgjedhjet që u mbajtën të mërkurën, kandidati shqiptar nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, doli i treti, ndërsa kandidati tjetër shqipar nga koalicioni VLEN u rendit në vendin e katër. Balotazhi do të mbahet mes Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, do të shkojnë në balotazh në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

Në këto zgjedhjet, shqipatër garuan me dy kandidatë, Bujar Osmani nga Fronit Evropian dhe Arben Taravari nga koalicion VLEN.

Osmani nga BDI mori 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38).

Ndërsa, Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Çka thanë Osmani e Taravari?

Bujar Osmani pak orë pasi dolën rezultate e para, shpalli fitoren e Frontit Evropian.

Osmani tha se që kanë shënuar fitore pothuajse në çdo komunë, teksa e pati një porosi për kundërshtarin të tij Arben Taravarit nga VLEN.

“Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë të ndershme dhe fer që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu dhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton karierat tona. Duhet të pranojmë këtë vullnet por edhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe gjitha komunitetet tjera.” – ka thënë Osmani.

Nga ana tjetër, Arben Taravari, kandidat i koalicionit VLEN, ka thënë se ‘ata janë fitues të votës shqiptare’.

Kështu tha Taravari në një deklaratë për gazetarë:

“Jemi fitues të votës shqiptare. VLEN është përfaqësues i vetëm në qeverinë e ardhshme. BDI e ka humbur legjitimitetin te shqiptarët prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë. Do ta përmbysim rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Ne treguam që jemi opsion demokratik që respektojmë vlerat evropiane. Me angazhimin e madh për ndryshim do ta kthejmë situatën. BDI arriti ta shkatërrojë mundësinë që presidenti të zgjidhej me zgjedhje të drejtpëdrejta. BDI do të shkruhet me shkronja të zeza në historinë e re politike, si një parti që punon për interesa të saj.” – ka thënë ai.

Këto zgjedhje patën vëmendje të madhe edhe në Kosovë, për shkak se Qeveria e Kosovës bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, dolën hapur në përkrahje të kandidatit, Arben Taravari.

Ndaj Kurtit pati shumë kritika për përçarjen e shqiptarëve atje dhe humbjen e një mundësi që presidenti të jetë shqiptar./Demokracia

]]>
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, voton Osmani: Besoj në fitore të madhe https://www.dielli.info/zgjedhjet-ne-maqedoni-te-veriut-voton-osmani-besoj-ne-fitore-te-madhe/ Wed, 24 Apr 2024 10:35:08 +0000 https://www.dielli.info/?p=93876 Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore të madhe të tyre.

Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Sipas Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Kandidati tjetër shqiptar për president është Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut./Demokracia

]]>
FOTO: Opozitës së Kurtit i dështon tubimi në Tetovë, me Elitën 5 dhe Aida Doçin stadiumi u mbetet i zbrazët https://www.dielli.info/foto-opozites-se-kurtit-i-deshton-tubimi-ne-tetove-me-eliten-5-dhe-aida-docin-stadiumi-u-mbetet-i-zbrazet/ Fri, 12 Apr 2024 20:04:36 +0000 https://www.dielli.info/?p=93534 Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, që njihen si VLEN dhe po përkrahen hapur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e kanë pësuar edhe një dështim.

Sot në një ngjarje të rëndësishme për lansimin e projektit të ri për stadiumin e Tetovës, VLEN nuk ka arritur ta mbush as stadiumin me qytetarë, ndonëse aty kanë qenë të pranishëm edhe Elita 5 me Aida Doçin.

Dështimin në këtë tubim e kanë paraqitur edhe ata vetë, duke postuar fotografi. Ndonëse ishin munduar t’i kamuflonin, pas këngëtarëve duken shumë qartë ulëset e zbrazëta.

Postimin në Facebook e ka bërë Bekim Qoku, përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut.

“Sot isha në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, i ftuar nga Bilall Kasami, kreu i Tetovës. Ishte një rast i veçantë ku mora pjesë në lansimin e projektit të stadiumit të ri, një ëndërr e vjetër për dashamirët e sportit në rajonin e Pollogut. Përgëzime për Tetovën dhe Bilallin për këtë iniciativë!”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

/Demokracia

]]>
40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” https://www.dielli.info/40-vjet-nga-burgosja-e-anetareve-te-organizates-dore-per-dore/ Thu, 28 Mar 2024 20:58:56 +0000 https://www.dielli.info/?p=93085

1 / 20
40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE”
Shkruan: HALIT NAXHAKU

Duke pasur parasysh se shqiptareve u ishin bere shume padrejtesi gjate historise, e mbi te gjitha te ndare ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume: (Shqiperi, Kosove, Maqedonin shqiptare, Kosoven Lindore: (Presheve, Bujanovce, Medvegje), Malesine e Madhe ne Mal te Zi, Sanxhake, Cameri ) etj.
Nga ketu shqiptaret kudo qe ndodheshin, duhet ndermarre e bere dicka! Vecanerishte shqiptaret qe jetonin nen suaza te roberise nen sundimin e R S F te Jugosllavise AVNOISTE, e me vone te Veteqeverisjes (Samoupravjlanjes te ideologut te saj Edvard Kardel-Tito). Vecmas atyre shqiptareve qe e deshten e vazhdojne ta duan pa “HILE” e pa interes fare ”NENEN SHQIPERI ”, ashtu si kishte qene dikur, dashuria per “ATDHEUN” e per Shqiperine : “SKENDERBEGIANE”, “NOLISTE”, “BALLISTE”, “ZOGISTE”, ashtu si ishte “ENVERISTE”, ashtu si u be “DEMOKRATIKE”, e ashtu si do te behet neser apo ndonjehere, nese behet “EUROPIANE”. Ata qe e deshten dhe e duan Shqiperine si “NENEN E VET BIOLOGJIKE”, qe d. t. th. Sido qe ishte e do te jete: “E RE apo PLAKE”, “E MIRE apo e KEQE”, “E BUKUR apo e SHEMTUAR”, e “SEMURE apo (sakate) e GJYMTE, e “VOGEL apo e MADHE”, e “FORTE apo e DOBET” e “PASUR apo e VARFER”, “INTELEGJENTE (apo me te meta mendore) e CMENDUR”,…Mun si nena qe na ka lindur e sjelle ne kete JETE e sido qe te jete, eshte me e mira se cdo NENE, e cdo gje tjeter ne kete BOTE!, sepse eshte NENA IME, NENA JONE, eshte NENA SHQIPERI !!!
Ashtu ka qene, eshte e do te vazhdoj te jete pergjithmone e dashur e cmuar “NENA SHQIPERI”, nga bijat dhe bijte e saj me te shtrejnte e me te devotshem te kombit! Duke iu kundervene neper periudha te ndryshme rrebesheve te egra te kohes pa kohe, per ta ndryshuar situaten e rende te krijuar nder shekuj!
Shkurte, ngjarjet e viteve shtatedhjeta-tetedhjeta (1968, 1974 e sidomos te 11. Marsit, 1 dhe 2 prillit te pergjakur te vitit 1981, domosdo do te reflektonin edhe jashte territorit te ngushte te cunguar te Kosoves. Fatet e shqiptareve ne shekuj, kudo qe ndodheshin ata, e sidomos i atyre qe ndodheshin nen administraten e nen “okupimin” e Jugosllavise Avnoiste, ishin te pandara dhe te perbashketa. Neper Gjykatet e asaj Jugosllavie Avnoiste, u perfshine edhe shume shqiptare te R.S.te Maqedonise apo me drejte te “Maqedonise Shqiptare”, te cileve iu shqyptuan denime drakonike politike me kohe zgjatjeje vitesh dhe dekadash. Te gjitha keto me termet e njohura: Nacionaliste, irredentiste, separatiste, kunderrevolucionariste, etj. Shume shqiptare do te shpallen “armiq” te Jugosllavise Veteqeverisese, disa edhe brenda nates pa qene fare te tille e pa u perfshire aspak ne veprime te tilla, vetem pse ashtu deshte shteti dhe pushteti i atehershem!
Ja disa raste me fakte :
Axhe, Sali Frengova me banim ne Oher u denua per kundravajtje nga se kerkoi te blene dy buke, ne gjuhen shqipe, gje te cilen e kishte bere vite te tera, jo qe kur ka jetuar ne Oher, por gjate tere jetes se tij.
Nderkaq Olloman Mena, nga fsh.Misllodezhde banor ne Oher u denua ngase, kendoi kenge shqipe, ne shtepin e vete, ne gezime familjare, kur shkone ta merre policija u thote: pritni deri sa ta mbaroj nje here kengen! Ka kenduar edhe ne burge.
2 / 20
Eshtref Doko, nga fsh.Koroshishte, me banim ne Oher, nje personalitet i njohur dhe i rrespektuar, drejtor i shkolles se vetme tetevjecare “V. Bashkim”, ne Oher sepse kinse ka regjistruar nje familje rome si shqiptare, edhe pse realiteti ishte krejt ndryshe, sepse ka kerkuar te hapen paralele shqipe ne Oher.U denua me dy vjet e gjys burge!
Nevzat Murati, nga fsh. Pohum, banore ne Oher, ngase i ka kerkuar sherbetorit te shkolles qe ta heqe foton e Titos per ti gelqerosur klasat, si pergjegjes shkolle qe ka qene, gje qe behej rregullishte per cdo fillim viti shkollor gati neper te gjitha shkollat.
Ferat Xheleshi dhe Nafiz Mena, nga fsh. Misllodezhde, banor ne Struge, hypin ne nje anije te vogel me vela ne liqenin e Ohrit, ku dallget i rrezikojne per mbytje, e i dergojne afer kufirit ujor me Shqiperine, i kapin dhe i akuzojne kinse kane dashur me qellim te shkojne ilegalishte ne Shqiperi.
Musa Zyberi, nga Fsh. Pohum , banor ne Oher, nje burre i nderuar rreth te gjathtedhjetave, ka qene duke prere nje plepe te larte, me para per (7000 mi dinare) bie nga ana e kundert dhe keput pese telat e rrymes me tension te larte, dhe e (zene) bllokojne rrugen, nderpritet rryma, por per fat te mire edhe pse rruga shume frekuentuese pa pasoja ne njerez, pos demtimit te nje shtepie. Ne ate moment afer mbremjes ka qene duke u kethyer nga manovrat (ushtrimet) ushtria Jugosllave, akuzohet se e ka bere me qellim ta bllokon e sulmon ushtrine. Shpeton vetem kur u thote se ka luftuar dhe ka qene i zene robe (jesir) kater vjet ne Gjermani. Kete uniforme dhe kete liri e keni edhe nga kontributi im. Ne vende qe te marre pension, doni edhe keta pak te holla qe do ti marre nga prerja e plepit te me denoni, por une tere jeten kame qene dhe jam i denuar se bashku me shtate femijet e mi te mitur, nuk kame cka te hup me shume, beni cfare te doni me mua!

Belul Kaliqi, nga Fsh. Koroshishte, banor i Ohrit, sulmohet ne Deberce nga nje grup te rinjsh maqedonas, se ka mbajtur kesule (kape te rrafshet lure) te bardhe, pasi ia marrin ia hedhin ne toke dhe e detyrojne qe ta shkele. Ai refuzone me cdo cmim.
Beadin Brava, ngase ushtria Jugosllave bene “Manovra” me crast nje ushtare e hup nje pushke. Ne fshatin Koroshishte behet rremuje, fillon kjameti, pushka me cdo cmim duhet te gjendet. Ne ate moment kalon Beadini me qerren e mbushur me sane-bare. Pa fakte ia vendojne se pushken e ka marre ai. E maltretojne deri ne vdekje ne stacionin policore ne Dollogozhde.
Poashtu, nje ngjarje tragjike edhe me e rende do te ndodhe, kur vjene lajmi i hidhur se Inajet Istrefi nga fshati Veleshte i Struges, vellau i vetem i pese motrave ne dt.12.06.1986, qe ka qene ne sherbim ushtarak ne Petrovarazhdin te Vojvodines, jo rastesishte ka humbur jeten! etj.etj.
Per keto u ndihmoshin edhe disa shqiptare, spiuj, anetare te Partise Komuniste, te Lidhjes Socialiste e Lidhjes se Rinise, Organizatat punuese, Kolektivet, Komitetet, bashkepunetore qe ua kishin shplare trurin dhe ishin ne gjendje te bejne gjithcka per Jugosllavine qe e pandehnin te pa vdekshme dhe te perjetshme e qe veproshin kunder popullit te vet shqiptare. Ketyre u prinin per fat te keq disa funkcionare te larte ne kreun e shtetit Jugosllave apo te Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, apo ne RSM, por antikombetare te perbetuar, qe sllaveve u sherbeshin si mashe per te mos i djegur duarte vete! Me trillime, kurdisje, shpifje montime pa fakte apo me deklarata e argumente te rrejshme. Deri ketu, ne keta permasa e marredhenje marramendese ndernjerezore e cnjerezore kishte arritur niveli i “Vellazerim Bashkimit” te rrejshem te tyre! Duhet ta themi edhe kete te vertete te hidhur mjerane, pa hamendje as hezitm me te vogel, e me shume keqardhje te madhe, ngase me ndihmesen.

Pak skjarim: Duket cekur edhe ate, se mbrojtesit-avokatet, gati se ishin formal, qofshin zyrtarishte qofshin te” zgjedhur e te caktuar nga familjaret”, sidomos ata qe mbroshin klientet e tyre shqiptare per vepra politike si rasti konkret sic ishim edhe ne. Shpeshe here denimet i merrshin te gatshme dhe te prera nga Beogradi. Keshtu qe kishin shume pake gjasa apo kompetenca apo aspak mundesi per ndryshimin e tyre, qofte te kishin fakte dhe argumente te shumta relevante. Ata denime gati ishin akte te kryera para kohe, vetem nese pranonte dikushi nga te akuzuarit te jete bashkepunetor i tyre, qe gati cdo kujt nga te burgosurit politik, ia kishin ofruar gjate hetimeve, me bashkepunu ose me treguar shoket e shoqet, por te gjithe pa perjashtim i kane refuzuar vendosshmerishte deri ne nje, qofte edhe me cmimin e jetes!

Organizata “Dore per Dore” kishte dy qellime kryesore. E para te ket lidhje me Organizata Brenda dhe jashte Jugosllavise, sidomos me Shqiperine qe ishte shume veshtire gati e pamundur, qe rendom behej ose me kalim ilegale te kufirit qe e kishim afer, ose nepermjet shofereve, qe vozitnin Maunet (kamionat) e medhenje me shenjen TIR, sepse kufijt ishin” hermetikishte” te mbyllura me rrezikshmeri te larte, bile edhe me jete aso kohe. Dhe e dyta te gjerohet dhe masovizohet neper te gjitha vendbanimet shqiptare ne Maqedoni, Kosove e me gjere. Te dya keto i realizoi me suksese. Jashte ne Zvicer, lidhet me Xhaferr Shatrin dhe Xhaferr Shabanin. Brenda ne Kosove me Kadri Osmanin dhe Raif Qelen. Me Organizatat: LPRSSHJ, PARTIN E LUFTES, dhe me OMLK-s!
AKUZAT- DENIMET: me nenet 133 per propagande, 136 per veprimtari armiqesore sipas tyre, shih lexo ATDHETARE sipas nesh shqiptareve, dhe neni 114 per kunderrevolucion, al. 1 dhe 2. Denimet beheshin ne emer te popullit pa e pyetur aspak popullin. Hetimet ua besuan Inspektoreve, qe d. t.th. se polici e gjykate ishin bere bashke.
FAKTET: Prokurori nxjerre dhe lexon letren e derguar; Komitetit Qendror te PPSH, perkthimin nga Zeri i Kosoves Nr. 4 dhe Nr. 5, gushte te vitit 1983. Kenget e Lirise, Dy botimet nga Halit Naxhaku: 1)
9 / 20
me titull “ Veshtire te kalohet me kesule (plis) te bardhe”, dhe “Tmerri ne Armaten Jugosllave”. Fjalimet e Enver Hoxhes, te incizuara ne kasetofonin Nr.1 dhe Nr.2, e plot kaseta tjera qe jane gjetur gjate kontrollave dhe bastisjeve policore te te akuzuarit. Letren tjeter te TVSH, (Veshtakun) Nr 326/84 te Sekretariatit Republikan te Puneve te Brendshme Shkup, Vendimet Nr. KIO BR. 29/84, nja 12 vendime tjera shih faqe 8-te te Aktakuzes. Letren e leshuar qysh ne vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizenit, Fotodokumentacionin e inqizuar me rastin e bastisjeve te shtepia e Halit Naxhakut, Vulen e organizates me textin e shkruar: REPUBLIKA S. E KOSOVES, ORGANIZATA SHQIPTARE “DORE PER DORE”, konfiskimin e maqines se shkrimit, me te cilen eshte kryer vepra. Dhe cdo here ne baze te tyre, Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme e R.S.te Maqedonise, mendojne se kane mundur ta verifikojne gjendjen faktike: Sipas dokumentave nga: Hetimet, deklaratat, aktakuzat, aktgjykimet, vertetimet , aktvendimet, vendimet, kontrollat e shumta, bastisjet ne detale, etj. Te gjitha keto te nxjerrura nga Gjykata e Qarkut ne Manastir dhe Gjykata Supreme e R. se Maqedonise ne Shkup.
Ku thuhet se :
Ideologu dhe udheheqesi i Org. “Dore per Dore” eshte Halit Naxhaku, i cili duke mbajtur shume takime dhe mbledhje, ku paraqiste situaten teper te rende dhe alarmante, ku duhej gjithsesi grupet e formuara te ngriheshin ideologjikishte, dhe te pregaditeshin praktikishte, per masovizimet e grupeve per te vepruar, duke planifikuar te shkruajne parrolla, te shperndajne pamflete, me organizimin e protestive e demonstratave sipas tyre armiqesore, ta shkaterrojne me force e dhune “Vellazerim Bashkimin”, ta shkaterrojne barabarsine ndermjet kombeve dhe kombesive, te cilet jetojne ne Jugosllavi, te veprojne kunder Kushtetutes dhe nepermjet forces te ndryshojne rregullimin Federativ te R S F J. Ashtu qe me pare K S A e Kosoves, te ngrihet ne range Republike. Ta fiton statutin e Republikes, dhe me vone te shkeputet nga Jugosllavia dhe ti bashkohet, gjegjesishte ti aneksohet RSP te Shqiperise. Te gjithe te akuzuarit i kane te konsumuara nenet: 133 per propaganda, 136 bashkim per veprimtari armiqesore dhe 114 per kunderrevolucion edhe ate Haliti nga al.1 dhe te gjithe te tjeret nga al 2. Nga kodi penal i Jugosllavise, per cka e kemi cituar rregulloren baze te neneve: 5. 35. 38. 41. 50 dhe 69. Si dhe nenet 95 dhe 98.
I akuzuari i pare Halit Naxhaku, nga gjate kohe (1969) jeton ne Oher. Ka kryer sherbim ushtarak dhe ka graden dhjetare. Ne ushtri pranohet njezeri anetare i Lidhjes Komuniste, kur pyetet, thote: nga kureshtja, dhe se sipas tij Lidhja Komuniste e Jugosllavise eshte nje “Hane” me dy dyer, qe hyne nga njera dhe del poashtu nga dera tjeter kur te duash dhe si te duash! Gjate kohes kur ka jetuar ne Oher vazhdimishte ka ndegjuar Radio dhe ka pare dhe ndjekur programe te RTVSH Tiranes. Shqiperi! Per fate te mire, per ckake te konfiguracionit te vendit, e kane kapur pa pengesa , por here pas here e kane perforcuar me tela , saca, legena, sahana e cka mos, vetem e vetem ta kapin me paster. Pas keqesimit dhe prishjes se marredhenjeve ndermjet R.P. te Kines dhe RSP te Shqiperise, u shpeshtuan dhe me intenzitet e kujdes me te shtuar, me te madhe maksimal, ndjek komentet e RTV Tiranes, per marredhenjet e me tutjeshme, ndermjet ketyre dy vendeve, njerit me te madhe dhe tjetrit me te vogel Socialiste ne bote. Interesimi per ti degjuar dhe ndjekur keta emisione u shtua dukshem.
Ashtu qe ne fillim te vitit kalendarik 1979, vendosi ti dergon leter K Q te P P SH, me qellim te tregon edhe pse jeton ne Jugosllavi, eshte dhe thelle ndjehet shqiptare, dhe ne teresi i permban dhe i mbeshtet politikat e shtetit shqiptare dhe te shokut Enver Hoxhes dhe te Partise se Punes, si shumica e shqiptareve te vertete aso kohe m`ektan kufirit, qe e deshin Enver Hoxhen e Shiperine dhe jo Titon e Rankoviqin e Jugosllavine. Tregon gadishmerine, ne thirrjen e pare te Lufton per Shqiperine, e
10 / 20
mbeshtetur ne forcat e veta. Ne fakte shumica dermuese e te burgosurve politike mbi 98% ne Jugosllavi pa perjashtim aso kohe do te akuzoheshin si Enveriste apo “Marksiste Leniniste”. Arsya ishte nga se e vetmja shprese per mbeshtetje ishte vetem te Shqiperia nene, sepse bindja e thelle ishte se i gjithe populli eshte ushtare. “POPULL USHTARE”. Vetem shqiptaret te mos jene me kurre nen tutellen serbo-sllave! Kjo nder te tjera munde te shihet edhe nga permbajtja e kesaj letre, e derguar qysh ne vitin e hershem 1978!
Letren e titullon:
Drejtuar shtetit me patriotik, shtetit me trim, shtetit me hero, shtetit me real ne bote, shtetit me te dashur te ILIREVE, shtetit ame, shtetit te shqiponjave, te Skenderbeut famemadhe, te Enver Hoxhes, te klases punetore dhe te te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen neper bote, te vetmit shtete “Marksist Leniniste ne bote, Shqiperise triumfonjes

]]>
Bajqinovci përzihet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në një tubim zgjedhor https://www.dielli.info/bajqinovci-perzihet-ne-zgjedhjet-e-maqedonise-se-veriut-merr-pjese-ne-nje-tubim-zgjedhor/ Sat, 16 Mar 2024 10:35:33 +0000 https://www.dielli.info/?p=92669 Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se ka interesim për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. Mbrëmë, ai mori pjesë në një tubim të opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilët po e sfidojnë Ali Ahmetin e BDI-së.

Madje, Bajqinovci takoi krejt krerët e opozitës shqiptare në shtetin fqinj, përfshirë Arben Taravarin, kandidatin e kësaj opozite për president të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Nacionale e ka të vështirë të kuptojë se cili do të jetë ndikimi i “përforcimi” nga Kosova në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

/Demokracia

]]>
Xhaferi thotë që Kurti nuk e telefonoi për ta uruar: Më përgëzoi përmes Facebook-ut https://www.dielli.info/xhaferi-thote-qe-kurti-nuk-e-telefonoi-per-ta-uruar-me-pergezoi-permes-facebook-ut/ Sat, 10 Feb 2024 12:11:50 +0000 https://www.dielli.info/?p=91657

Talat Xhaferi, politikan i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka telefonuar me rastin e votimit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për DW, Xhaferi ka treguar se Kurti e ka përgëzuar vetëm përmes Facebook-ut.

“Unë nuk i shoh gjërat kështu. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka zgjedhur të më përgëzojë përmes Facebook-ut, ndaj nuk ka arsye që unë t’i lidh marrëdhëniet ndërpartiake me marrëdhëniet ndër-institucionale. Janë dy gjëra të ndryshme” – tha ai, ndër të tjera.

Ndërsa DW e pyeti Xhaferi nëse Kurti “Nuk ju është lajmëruar personalisht në telefon që t’iu urojë?”

“Nuk më ka marrë në telefon, ai ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi.” – u përgjigj Xhaferi./Demokracia

]]>
Talat Xhaferi lartëson Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike https://www.dielli.info/talat-xhaferi-larteson-ali-ahmetin-sot-jemi-deshmitare-te-edhe-nje-dite-historike/ Sun, 28 Jan 2024 12:00:11 +0000 https://www.dielli.info/?p=91372 Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Xhaferi ka shkruar se sot jemi dëshmitarë të edhe një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar ai./Demokracia

]]>
Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut? https://www.dielli.info/kush-eshte-talat-xhaferi-kryeministri-i-pare-shqiptar-ne-maqedonine-e-veriut/ Sun, 28 Jan 2024 07:44:44 +0000 https://www.dielli.info/?p=91366 Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai do të drejtojë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Por kush është kryeministri shqiptar që do të qeverisë Maqedoninë e Veriut?

Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në Gostivar. Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pas universitare me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit në Shkup.

Karrierën në forcat e armatosura e nisi në 1985-ën.

Ai njihej me nofkën komandant Forina.

Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, ka qenë deputet, zëvendësministër i Mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i Mbrojtjes në shkurt të 2013.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze./Demokracia

]]>