Rajoni dhe Bota – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Fri, 14 Mar 2025 22:38:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Rajoni dhe Bota – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Donald Trump: Shpalle non grata Jack Smith, Alvin Bragg dhe Letita James https://www.dielli.info/donald-trump-shpalle-non-grata-jack-smith-alvin-bragg-dhe-letita-james/ Fri, 14 Mar 2025 22:38:23 +0000 https://www.dielli.info/?p=95711 Ekskluzive: Presidenti Donald Trump sapo informoi DD-në se ka shpallur non grata Jack Smithin, ish Prokurorin Alvin Bragg dhe Letitia James.

Trump thotë se ata janë të përshirë në korrupsion.

Jack Smith po hetohet për zhvatje dhe korrupsion ndaj Presidentit Thaçi gjatë kohës sa ishte në Hagë.

IMG_9390
Fitim Ceku

]]>
Presidenti Trump: Jack Smith është i rrezikshëm, mund t’i ekzekutojë njerëzit në Hagë https://www.dielli.info/presidenti-trump-jack-smith-eshte-i-rrezikshem-mund-ti-ekzekutoje-njerezit-ne-hage/ Mon, 09 Dec 2024 15:07:59 +0000 https://www.dielli.info/?p=95371 Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith.

Ai fillimisht tregon se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trump, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith.

Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Trump nuk e lë pa e përmendur as Gjykatën Speciale.

Duke iu referuar akuzave të prokurorit Jack Smith, Trump ka thënë se për prokuror politik si ai nuk ka vend në sistemin e drejtësisë amerikane.

“I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, tha presidenti i zgjedhur./Demokracia.com/

Lojtës Videosh

 

]]>
Daçiq: Po punojmë për ta identifikuar nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo vëllai i tij https://www.dielli.info/daciq-po-punojme-per-ta-identifikuar-nese-personi-qe-vrau-policin-eshte-artan-hajrizi-apo-vellai-i-tij/ Thu, 18 Jul 2024 13:14:58 +0000 https://www.dielli.info/?p=94791 Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për ta identifikuar nëse vrasësi i policit në Loznicë është personi të cilit iu gjetën dokumentet, Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës të Vushtrrisë më 6 korrik.  

Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të jetë edhe identitet i rremë.

“Po përcaktojmë nëse vrasësi është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij. Ka mundësi që të jetë një identitet i rremë”, ka thënë Daçiq për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

Të enjten rreth orës 00:55 një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në Loznicë të Serbisë dhe i dyshuari kryesor është një kosovar, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë. I dyshuari për vrasjen kishte qenë në një taksi në momentin kur u ndalua për kontroll rutinor. Më pas, sipas mediave në Serbi, ai ka shtënë drejt policëve. Shoferi i taksit është ndaluar për 48 orë, ndërsa për të dyshuarin vijojnë ende kërkimet.

Daçiqi ka ngre dyshimet se vrasja e policit serb mund të jetë sulm terrorist i përgatitur “nga strukturat e Kosovës”.

“Ky nuk mund të jetë aksident dhe me të do të merret prokuroria për krim të organizuar, sepse policët janë sulmuar në krye të detyrës”, ka thënë Daçiq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë ka thënë se i dyshuari është i pajisur me armë dhe për kapjen e tij janë angazhuar mbi 150 pjesëtarë të policisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë më herët publikoi foton e Artan Hajrizit, të cilit iu gjet pasaporta dhe një dokument identifikimi gjerman në vendngjarje.

Ministria e Brendshme e Serbisë e ka publikuar foton e të dyshuarit Artan Hajrizi./Demokracia

]]>
Trump i bën thirrje SHBA-së: “Duhet të qëndrojmë së bashku” https://www.dielli.info/trump-i-ben-thirrje-shba-se-duhet-te-qendrojme-se-bashku/ Sun, 14 Jul 2024 14:39:58 +0000 https://www.dielli.info/?p=94729 Donald Trump sapo lëshoi ​​një deklaratë të re duke ofruar ngushëllime për personin e vrarë në tubim dhe duke u lutur për të plagosurit.

Në një postim në Truth Social, platforma e tij e mediave sociale, Trump bëri thirrje gjithashtu për unitet në vend dhe tha se mezi priste t’i drejtohej kombit në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee.

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë duke qëndruar të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”./Demokracia

]]>
Momenti kur lideri i Hamasit kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa-Video https://www.dielli.info/momenti-kur-lideri-i-hamasit-kupton-se-izraeli-ia-ka-vrare-tre-djeme-dhe-po-aq-nipa-video/ Wed, 10 Apr 2024 17:18:09 +0000 https://www.dielli.info/?p=93452 Ismael Haniyeh ka konfirmuar se Izraeli ia ka vrarë tre djemë dhe po aq nipa.

Lideri politik i grupit palestinez, Hamas, tha se bëhet fjalë për djemtë Hazemin, Amirin dhe Mohammadin.

Ata raportohet se u vranë nga aeroplanët luftarakë izraelitë kur një “veturë civile” u vu në shënjestër në ditën e parë të Fitër Bajramit. Disa nga fëmijët dhe nipërit e tij ishin duke hipur në automjet, raporton aljazeera.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër popullit tonë palestinez”, njoftoi grupi, duke shtuar se të paktën 125 trupa të palestinezëve të vrarë arritën në spitale të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.

“Ne e mbajmë përgjegjës administratën amerikane, komunitetin ndërkombëtar dhe pushtimin izraelit përgjegjës për këto masakra dhe krime që po ndodhin ende në këtë gjenocid të vazhdueshëm”, shtoi grupi, raporton skynews.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur Haniyeh mori lajmin për vrasjen e fëmijëve dhe nipërve të tij.

Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur, të cilët u evakuuan nga Gaza për të marrë trajtim në një spital në Doha.

Haniyeh dukej se përsëriste një frazë të përdorur në lamtumirën e fundit, “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.

 

/Demokracia
]]>
40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” https://www.dielli.info/40-vjet-nga-burgosja-e-anetareve-te-organizates-dore-per-dore/ Thu, 28 Mar 2024 20:58:56 +0000 https://www.dielli.info/?p=93085

1 / 20
40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE”
Shkruan: HALIT NAXHAKU

Duke pasur parasysh se shqiptareve u ishin bere shume padrejtesi gjate historise, e mbi te gjitha te ndare ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume: (Shqiperi, Kosove, Maqedonin shqiptare, Kosoven Lindore: (Presheve, Bujanovce, Medvegje), Malesine e Madhe ne Mal te Zi, Sanxhake, Cameri ) etj.
Nga ketu shqiptaret kudo qe ndodheshin, duhet ndermarre e bere dicka! Vecanerishte shqiptaret qe jetonin nen suaza te roberise nen sundimin e R S F te Jugosllavise AVNOISTE, e me vone te Veteqeverisjes (Samoupravjlanjes te ideologut te saj Edvard Kardel-Tito). Vecmas atyre shqiptareve qe e deshten e vazhdojne ta duan pa “HILE” e pa interes fare ”NENEN SHQIPERI ”, ashtu si kishte qene dikur, dashuria per “ATDHEUN” e per Shqiperine : “SKENDERBEGIANE”, “NOLISTE”, “BALLISTE”, “ZOGISTE”, ashtu si ishte “ENVERISTE”, ashtu si u be “DEMOKRATIKE”, e ashtu si do te behet neser apo ndonjehere, nese behet “EUROPIANE”. Ata qe e deshten dhe e duan Shqiperine si “NENEN E VET BIOLOGJIKE”, qe d. t. th. Sido qe ishte e do te jete: “E RE apo PLAKE”, “E MIRE apo e KEQE”, “E BUKUR apo e SHEMTUAR”, e “SEMURE apo (sakate) e GJYMTE, e “VOGEL apo e MADHE”, e “FORTE apo e DOBET” e “PASUR apo e VARFER”, “INTELEGJENTE (apo me te meta mendore) e CMENDUR”,…Mun si nena qe na ka lindur e sjelle ne kete JETE e sido qe te jete, eshte me e mira se cdo NENE, e cdo gje tjeter ne kete BOTE!, sepse eshte NENA IME, NENA JONE, eshte NENA SHQIPERI !!!
Ashtu ka qene, eshte e do te vazhdoj te jete pergjithmone e dashur e cmuar “NENA SHQIPERI”, nga bijat dhe bijte e saj me te shtrejnte e me te devotshem te kombit! Duke iu kundervene neper periudha te ndryshme rrebesheve te egra te kohes pa kohe, per ta ndryshuar situaten e rende te krijuar nder shekuj!
Shkurte, ngjarjet e viteve shtatedhjeta-tetedhjeta (1968, 1974 e sidomos te 11. Marsit, 1 dhe 2 prillit te pergjakur te vitit 1981, domosdo do te reflektonin edhe jashte territorit te ngushte te cunguar te Kosoves. Fatet e shqiptareve ne shekuj, kudo qe ndodheshin ata, e sidomos i atyre qe ndodheshin nen administraten e nen “okupimin” e Jugosllavise Avnoiste, ishin te pandara dhe te perbashketa. Neper Gjykatet e asaj Jugosllavie Avnoiste, u perfshine edhe shume shqiptare te R.S.te Maqedonise apo me drejte te “Maqedonise Shqiptare”, te cileve iu shqyptuan denime drakonike politike me kohe zgjatjeje vitesh dhe dekadash. Te gjitha keto me termet e njohura: Nacionaliste, irredentiste, separatiste, kunderrevolucionariste, etj. Shume shqiptare do te shpallen “armiq” te Jugosllavise Veteqeverisese, disa edhe brenda nates pa qene fare te tille e pa u perfshire aspak ne veprime te tilla, vetem pse ashtu deshte shteti dhe pushteti i atehershem!
Ja disa raste me fakte :
Axhe, Sali Frengova me banim ne Oher u denua per kundravajtje nga se kerkoi te blene dy buke, ne gjuhen shqipe, gje te cilen e kishte bere vite te tera, jo qe kur ka jetuar ne Oher, por gjate tere jetes se tij.
Nderkaq Olloman Mena, nga fsh.Misllodezhde banor ne Oher u denua ngase, kendoi kenge shqipe, ne shtepin e vete, ne gezime familjare, kur shkone ta merre policija u thote: pritni deri sa ta mbaroj nje here kengen! Ka kenduar edhe ne burge.
2 / 20
Eshtref Doko, nga fsh.Koroshishte, me banim ne Oher, nje personalitet i njohur dhe i rrespektuar, drejtor i shkolles se vetme tetevjecare “V. Bashkim”, ne Oher sepse kinse ka regjistruar nje familje rome si shqiptare, edhe pse realiteti ishte krejt ndryshe, sepse ka kerkuar te hapen paralele shqipe ne Oher.U denua me dy vjet e gjys burge!
Nevzat Murati, nga fsh. Pohum, banore ne Oher, ngase i ka kerkuar sherbetorit te shkolles qe ta heqe foton e Titos per ti gelqerosur klasat, si pergjegjes shkolle qe ka qene, gje qe behej rregullishte per cdo fillim viti shkollor gati neper te gjitha shkollat.
Ferat Xheleshi dhe Nafiz Mena, nga fsh. Misllodezhde, banor ne Struge, hypin ne nje anije te vogel me vela ne liqenin e Ohrit, ku dallget i rrezikojne per mbytje, e i dergojne afer kufirit ujor me Shqiperine, i kapin dhe i akuzojne kinse kane dashur me qellim te shkojne ilegalishte ne Shqiperi.
Musa Zyberi, nga Fsh. Pohum , banor ne Oher, nje burre i nderuar rreth te gjathtedhjetave, ka qene duke prere nje plepe te larte, me para per (7000 mi dinare) bie nga ana e kundert dhe keput pese telat e rrymes me tension te larte, dhe e (zene) bllokojne rrugen, nderpritet rryma, por per fat te mire edhe pse rruga shume frekuentuese pa pasoja ne njerez, pos demtimit te nje shtepie. Ne ate moment afer mbremjes ka qene duke u kethyer nga manovrat (ushtrimet) ushtria Jugosllave, akuzohet se e ka bere me qellim ta bllokon e sulmon ushtrine. Shpeton vetem kur u thote se ka luftuar dhe ka qene i zene robe (jesir) kater vjet ne Gjermani. Kete uniforme dhe kete liri e keni edhe nga kontributi im. Ne vende qe te marre pension, doni edhe keta pak te holla qe do ti marre nga prerja e plepit te me denoni, por une tere jeten kame qene dhe jam i denuar se bashku me shtate femijet e mi te mitur, nuk kame cka te hup me shume, beni cfare te doni me mua!

Belul Kaliqi, nga Fsh. Koroshishte, banor i Ohrit, sulmohet ne Deberce nga nje grup te rinjsh maqedonas, se ka mbajtur kesule (kape te rrafshet lure) te bardhe, pasi ia marrin ia hedhin ne toke dhe e detyrojne qe ta shkele. Ai refuzone me cdo cmim.
Beadin Brava, ngase ushtria Jugosllave bene “Manovra” me crast nje ushtare e hup nje pushke. Ne fshatin Koroshishte behet rremuje, fillon kjameti, pushka me cdo cmim duhet te gjendet. Ne ate moment kalon Beadini me qerren e mbushur me sane-bare. Pa fakte ia vendojne se pushken e ka marre ai. E maltretojne deri ne vdekje ne stacionin policore ne Dollogozhde.
Poashtu, nje ngjarje tragjike edhe me e rende do te ndodhe, kur vjene lajmi i hidhur se Inajet Istrefi nga fshati Veleshte i Struges, vellau i vetem i pese motrave ne dt.12.06.1986, qe ka qene ne sherbim ushtarak ne Petrovarazhdin te Vojvodines, jo rastesishte ka humbur jeten! etj.etj.
Per keto u ndihmoshin edhe disa shqiptare, spiuj, anetare te Partise Komuniste, te Lidhjes Socialiste e Lidhjes se Rinise, Organizatat punuese, Kolektivet, Komitetet, bashkepunetore qe ua kishin shplare trurin dhe ishin ne gjendje te bejne gjithcka per Jugosllavine qe e pandehnin te pa vdekshme dhe te perjetshme e qe veproshin kunder popullit te vet shqiptare. Ketyre u prinin per fat te keq disa funkcionare te larte ne kreun e shtetit Jugosllave apo te Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, apo ne RSM, por antikombetare te perbetuar, qe sllaveve u sherbeshin si mashe per te mos i djegur duarte vete! Me trillime, kurdisje, shpifje montime pa fakte apo me deklarata e argumente te rrejshme. Deri ketu, ne keta permasa e marredhenje marramendese ndernjerezore e cnjerezore kishte arritur niveli i “Vellazerim Bashkimit” te rrejshem te tyre! Duhet ta themi edhe kete te vertete te hidhur mjerane, pa hamendje as hezitm me te vogel, e me shume keqardhje te madhe, ngase me ndihmesen.

Pak skjarim: Duket cekur edhe ate, se mbrojtesit-avokatet, gati se ishin formal, qofshin zyrtarishte qofshin te” zgjedhur e te caktuar nga familjaret”, sidomos ata qe mbroshin klientet e tyre shqiptare per vepra politike si rasti konkret sic ishim edhe ne. Shpeshe here denimet i merrshin te gatshme dhe te prera nga Beogradi. Keshtu qe kishin shume pake gjasa apo kompetenca apo aspak mundesi per ndryshimin e tyre, qofte te kishin fakte dhe argumente te shumta relevante. Ata denime gati ishin akte te kryera para kohe, vetem nese pranonte dikushi nga te akuzuarit te jete bashkepunetor i tyre, qe gati cdo kujt nga te burgosurit politik, ia kishin ofruar gjate hetimeve, me bashkepunu ose me treguar shoket e shoqet, por te gjithe pa perjashtim i kane refuzuar vendosshmerishte deri ne nje, qofte edhe me cmimin e jetes!

Organizata “Dore per Dore” kishte dy qellime kryesore. E para te ket lidhje me Organizata Brenda dhe jashte Jugosllavise, sidomos me Shqiperine qe ishte shume veshtire gati e pamundur, qe rendom behej ose me kalim ilegale te kufirit qe e kishim afer, ose nepermjet shofereve, qe vozitnin Maunet (kamionat) e medhenje me shenjen TIR, sepse kufijt ishin” hermetikishte” te mbyllura me rrezikshmeri te larte, bile edhe me jete aso kohe. Dhe e dyta te gjerohet dhe masovizohet neper te gjitha vendbanimet shqiptare ne Maqedoni, Kosove e me gjere. Te dya keto i realizoi me suksese. Jashte ne Zvicer, lidhet me Xhaferr Shatrin dhe Xhaferr Shabanin. Brenda ne Kosove me Kadri Osmanin dhe Raif Qelen. Me Organizatat: LPRSSHJ, PARTIN E LUFTES, dhe me OMLK-s!
AKUZAT- DENIMET: me nenet 133 per propagande, 136 per veprimtari armiqesore sipas tyre, shih lexo ATDHETARE sipas nesh shqiptareve, dhe neni 114 per kunderrevolucion, al. 1 dhe 2. Denimet beheshin ne emer te popullit pa e pyetur aspak popullin. Hetimet ua besuan Inspektoreve, qe d. t.th. se polici e gjykate ishin bere bashke.
FAKTET: Prokurori nxjerre dhe lexon letren e derguar; Komitetit Qendror te PPSH, perkthimin nga Zeri i Kosoves Nr. 4 dhe Nr. 5, gushte te vitit 1983. Kenget e Lirise, Dy botimet nga Halit Naxhaku: 1)
9 / 20
me titull “ Veshtire te kalohet me kesule (plis) te bardhe”, dhe “Tmerri ne Armaten Jugosllave”. Fjalimet e Enver Hoxhes, te incizuara ne kasetofonin Nr.1 dhe Nr.2, e plot kaseta tjera qe jane gjetur gjate kontrollave dhe bastisjeve policore te te akuzuarit. Letren tjeter te TVSH, (Veshtakun) Nr 326/84 te Sekretariatit Republikan te Puneve te Brendshme Shkup, Vendimet Nr. KIO BR. 29/84, nja 12 vendime tjera shih faqe 8-te te Aktakuzes. Letren e leshuar qysh ne vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizenit, Fotodokumentacionin e inqizuar me rastin e bastisjeve te shtepia e Halit Naxhakut, Vulen e organizates me textin e shkruar: REPUBLIKA S. E KOSOVES, ORGANIZATA SHQIPTARE “DORE PER DORE”, konfiskimin e maqines se shkrimit, me te cilen eshte kryer vepra. Dhe cdo here ne baze te tyre, Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme e R.S.te Maqedonise, mendojne se kane mundur ta verifikojne gjendjen faktike: Sipas dokumentave nga: Hetimet, deklaratat, aktakuzat, aktgjykimet, vertetimet , aktvendimet, vendimet, kontrollat e shumta, bastisjet ne detale, etj. Te gjitha keto te nxjerrura nga Gjykata e Qarkut ne Manastir dhe Gjykata Supreme e R. se Maqedonise ne Shkup.
Ku thuhet se :
Ideologu dhe udheheqesi i Org. “Dore per Dore” eshte Halit Naxhaku, i cili duke mbajtur shume takime dhe mbledhje, ku paraqiste situaten teper te rende dhe alarmante, ku duhej gjithsesi grupet e formuara te ngriheshin ideologjikishte, dhe te pregaditeshin praktikishte, per masovizimet e grupeve per te vepruar, duke planifikuar te shkruajne parrolla, te shperndajne pamflete, me organizimin e protestive e demonstratave sipas tyre armiqesore, ta shkaterrojne me force e dhune “Vellazerim Bashkimin”, ta shkaterrojne barabarsine ndermjet kombeve dhe kombesive, te cilet jetojne ne Jugosllavi, te veprojne kunder Kushtetutes dhe nepermjet forces te ndryshojne rregullimin Federativ te R S F J. Ashtu qe me pare K S A e Kosoves, te ngrihet ne range Republike. Ta fiton statutin e Republikes, dhe me vone te shkeputet nga Jugosllavia dhe ti bashkohet, gjegjesishte ti aneksohet RSP te Shqiperise. Te gjithe te akuzuarit i kane te konsumuara nenet: 133 per propaganda, 136 bashkim per veprimtari armiqesore dhe 114 per kunderrevolucion edhe ate Haliti nga al.1 dhe te gjithe te tjeret nga al 2. Nga kodi penal i Jugosllavise, per cka e kemi cituar rregulloren baze te neneve: 5. 35. 38. 41. 50 dhe 69. Si dhe nenet 95 dhe 98.
I akuzuari i pare Halit Naxhaku, nga gjate kohe (1969) jeton ne Oher. Ka kryer sherbim ushtarak dhe ka graden dhjetare. Ne ushtri pranohet njezeri anetare i Lidhjes Komuniste, kur pyetet, thote: nga kureshtja, dhe se sipas tij Lidhja Komuniste e Jugosllavise eshte nje “Hane” me dy dyer, qe hyne nga njera dhe del poashtu nga dera tjeter kur te duash dhe si te duash! Gjate kohes kur ka jetuar ne Oher vazhdimishte ka ndegjuar Radio dhe ka pare dhe ndjekur programe te RTVSH Tiranes. Shqiperi! Per fate te mire, per ckake te konfiguracionit te vendit, e kane kapur pa pengesa , por here pas here e kane perforcuar me tela , saca, legena, sahana e cka mos, vetem e vetem ta kapin me paster. Pas keqesimit dhe prishjes se marredhenjeve ndermjet R.P. te Kines dhe RSP te Shqiperise, u shpeshtuan dhe me intenzitet e kujdes me te shtuar, me te madhe maksimal, ndjek komentet e RTV Tiranes, per marredhenjet e me tutjeshme, ndermjet ketyre dy vendeve, njerit me te madhe dhe tjetrit me te vogel Socialiste ne bote. Interesimi per ti degjuar dhe ndjekur keta emisione u shtua dukshem.
Ashtu qe ne fillim te vitit kalendarik 1979, vendosi ti dergon leter K Q te P P SH, me qellim te tregon edhe pse jeton ne Jugosllavi, eshte dhe thelle ndjehet shqiptare, dhe ne teresi i permban dhe i mbeshtet politikat e shtetit shqiptare dhe te shokut Enver Hoxhes dhe te Partise se Punes, si shumica e shqiptareve te vertete aso kohe m`ektan kufirit, qe e deshin Enver Hoxhen e Shiperine dhe jo Titon e Rankoviqin e Jugosllavine. Tregon gadishmerine, ne thirrjen e pare te Lufton per Shqiperine, e
10 / 20
mbeshtetur ne forcat e veta. Ne fakte shumica dermuese e te burgosurve politike mbi 98% ne Jugosllavi pa perjashtim aso kohe do te akuzoheshin si Enveriste apo “Marksiste Leniniste”. Arsya ishte nga se e vetmja shprese per mbeshtetje ishte vetem te Shqiperia nene, sepse bindja e thelle ishte se i gjithe populli eshte ushtare. “POPULL USHTARE”. Vetem shqiptaret te mos jene me kurre nen tutellen serbo-sllave! Kjo nder te tjera munde te shihet edhe nga permbajtja e kesaj letre, e derguar qysh ne vitin e hershem 1978!
Letren e titullon:
Drejtuar shtetit me patriotik, shtetit me trim, shtetit me hero, shtetit me real ne bote, shtetit me te dashur te ILIREVE, shtetit ame, shtetit te shqiponjave, te Skenderbeut famemadhe, te Enver Hoxhes, te klases punetore dhe te te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen neper bote, te vetmit shtete “Marksist Leniniste ne bote, Shqiperise triumfonjes

]]>
Gjenerallejtnënant Rrahman Rama i bashkohet PDK-së, Krasniqi: Personalitet me kontribut të jashtëzakonshëm https://www.dielli.info/gjenerallejtnenant-rrahman-rama-i-bashkohet-pdk-se-krasniqi-personalitet-me-kontribut-te-jashtezakonshem/ Tue, 26 Mar 2024 17:03:10 +0000 https://www.dielli.info/?p=92974 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

“Sot, po i bashkohem shtëpisë së madhe politike – Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i shërbyer vendit në një cilësi tjetër. PDK është parti shtetformuese e shtetndërtuese, e cila Republikën e Kosovës e ka të shenjtë dhe nuk mund ta lë në mëshirë të fatit, pavarësisht pozicionit të saj. Sidomos në një periudhë të tillë të vështirë, kur sfidat e vendit tonë janë të shumta. E posaçërisht, sfidat në fushën e sigurisë. Sot, detyrë e secilit prej nesh është që me të gjitha kapacitetet tona të angazhohemi për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje, e së bashku të ecim përpara në rrugën drejt fuqizimit të shtetit dhe përparimit e integrimit të tij. Për Kosovën jemi bashkë”, shtoi Rama.
/Demokracia

]]>
Sërish tërmet në Mal të Zi, kaq ishte magnituda https://www.dielli.info/serish-termet-ne-mal-te-zi-kaq-ishte-magnituda/ Fri, 15 Mar 2024 14:48:57 +0000 https://www.dielli.info/?p=92644 Një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter goditi Malin e Zi, raporton EMSC.

 

 

Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë.

Qytetarët kanë shkruar në faqen e EMSC se kanë ndjerë një dridhje të lehtë.

“Ja ku filloi sot”, “Tundja e lehtë”, “Tundja e Nikshiqit”, janë vetëm disa nga komentet.

Për kujtesë, një tërmet me magnitudë 5.7 gradë të shkallës Rihter tronditi territorin e Malit të Zi në orën 04:06 të mëngjesit të së enjtes.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe epiqendra ka qenë pesë kilometra nga qyteti Caradje në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.

 

 

Pas kësaj, toka nuk ka pushuar së lëkunduri dhe janë regjistruar një numër tërmetesh më të dobëta./Demokracia

]]>
Biden apo Trump? Dy të moshuar që po luftojnë për votat e të rinjve https://www.dielli.info/biden-apo-trump-dy-te-moshuar-qe-po-luftojne-per-votat-e-te-rinjve/ Tue, 27 Feb 2024 12:58:11 +0000 https://www.dielli.info/?p=92108 Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara do të jenë një përsëritje e garës zgjedhore të 2020: Joe Biden kundër Donald Trump.

Prandaj, votuesve do t’u kërkohet të zgjedhin midis një 78-vjeçari (Trump) dhe një 81-vjeçari (Biden), që do të thotë se kushdo që fiton zgjedhjet e 20 janarit 2025 do të bëhet gjithashtu personi më i vjetër që do të betohet si Presidenti i SHBA-së.

Mosha mesatare e presidentëve amerikanë kur ata marrin detyrën është 55 vjeç sipas Qendrës Kërkimore Pew. Presidenti i ardhshëm ose do të hyjë ose do të jetë tashmë në dekadën e tij të tetë të jetës, për të sunduar mbi një popull me një moshë mesatare prej 38.9 vjeç.

Prandaj, mosha e kandidatëve është një çështje kryesore në garën zgjedhore gjë që nuk është veçanërisht befasuese.

“Ka një shqetësim objektiv për moshën. Dhe kjo është krejtësisht legjitime”, tha për DW, Larry Sabato, drejtor i Qendrës së Shkencave Politike të Universitetit të Virxhinias.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të gjykohen vetëm nga mosha e tyre. Por në të njëjtën kohë është e qartë se sa më i vjetër të jetë, aq më shumë ka të ngjarë të ketë probleme serioze shëndetësore apo edhe të vdesë më herët se sa pritej”.

Presidenti Biden ka ngatërruar vazhdimisht emrat e liderëve të huaj dhe personaliteteve të ndryshme. Kohët e fundit, kur u pyet për luftën në Lindjen e Mesme, ai iu referua Abdel Fattah el-Sisi si president i Meksikës, ndërsa Sisi është president i Egjiptit dhe sigurisht ndërsa Meksika nuk kufizohet me Gazën.

Për më tepër, në paraqitjet e tij publike, Biden shfaqet disi më i dobët se sa gjatë fushatës së tij 2020.

“Ajo që i shqetëson njerëzit nuk është vetë mosha e tyre,” shpjegon kolumnisti dhe autori liberal Ezra Klein.

Mosha e Biden në veçanti shqetëson votuesit e rinj.

“Nuk jam 100% i sigurt se secili nga kandidatët mund ta bëjë punën në mënyrë perfekte, por Trump duket se ka një shans më të mire”, tha Zach, 26 vjeç.

“Kur shoh Biden, ndonjëherë kam përshtypjen se ai nuk kupton asgjë që po ndodh rreth tij”.

Të njëjtën gjë besojnë qytetarët e rinj që kundërshtojnë qëndrimet e Trump dhe do të preferonin Biden për president.

“Unë nuk jam dakord me shumicën e pozicioneve të Trump, kështu që mosha e Biden është një problem, pasi ai duket më i dobët në krahasim me Trump,” tha James G., 29 vjeç, një banor i Nju Jorkut.

“Për fat të keq, unë mendoj se Trump mund të bëjë një punë më të mirë se Biden”, tha Emma Lengel, 23, nga Uashingtoni.

“Por asnjëri prej tyre nuk është një kandidat ideal, dhe përveç kësaj, duke bërë mirë punën e Trump nuk do të sjellë rezultate pozitive për vendin.”

Kandidatët më të rinj ishin të pasuksesshëm

Ka pasur kandidatë më të rinj si në partinë Republikane ashtu edhe në atë Demokratike, por asnjëri prej tyre nuk arriti të kapërcejë emrat e mëdhenj.

Në kampin republikan, si guvernatori 45-vjeçar i Floridës, Ron DeSandis, ashtu dhe ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, 52-vjeçari, Nikki Haley, u konsideruan premtues.

Por Donald Trump arriti të ruante dominimin e tij në parti.

Sa për demokratët, do të ishte veçanërisht e pazakontë që dikush tjetër përveç Biden, i cili është presidenti aktual, të kandidojë.  Mosha e madhe nuk do të thotë automatikisht se kandidati në fjalë nuk do të jetë në gjendje të tërheqë votuesit e rinj. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders është një rast i tillë: megjithëse është 82 vjeç, ai ka një bashkëpunim të mirë me studentët.

Emma Lengel nuk mendon se pleqëria është domosdoshmërisht një problem por mungesa e veprimit për çështjet që prekin të rinjtë amerikanë është.

“Ata duhet të kujdesen vërtet për shqetësimet tona,” thotë ai.

“Jam shumë i lodhur nga të gjithë këta politikanë të moshuar që nuk kanë lidhje me realitetin dhe duan meritat, ndërsa në nivelin legjislativ praktikisht nuk bëjnë asgjë”.

Megjithatë, në të kaluarën ka pasur presidentë që, edhe pse më të vjetër, kanë mundur të kënë një marrëdhënie të mirë me votuesit e rinj.

“Ronald Reagan ishte pothuajse 78 vjeç kur u largua nga presidenca”, kujton Larry Sabato.

“Por qytetarët e rinj e kanë përkrahur në masë të madhe. I kujtonin gjyshin si figurë”.

Në rastin e Regan kjo ishte një gjë pozitive. Por sot gjërat janë ndryshe.

“Unë mendoj se jam dakord me disa nga pozicionet e tyre, por ata janë aq të vjetër sa mund të jenë gjyshërit e mi,” tha Zach. “Dhe sa prej tyre kanë të njëjtat pikëpamje si gjyshërit e tyre?”

Pikëpamja e James është e ngjashme: “Sa herë që i shoh duke folur, më duket sikur po shoh gjyshërit e mi që merren me diçka”, shpjegon ai./Demokracia

]]>
Një nga qytetet më të mëdha në botë mund të mbetet pa ujë brenda pak muajve https://www.dielli.info/nje-nga-qytetet-me-te-medha-ne-bote-mund-te-mbetet-pa-uje-brenda-pak-muajve/ Mon, 26 Feb 2024 08:02:29 +0000 https://www.dielli.info/?p=92062 Mexico City, me gati 22 milionë banorë, një nga qytetet më të mëdha në botë, rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm brenda pak muajsh.

CNN shkruan se arsyet janë disa, nga pozita gjeografike, zhvillimi kaotik urban, infrastruktura, deri te ndryshimet klimatike. Vitet e fundit kanë pasur reshje të pakta shiu dhe temperaturat janë rritur ndjeshëm, duke shtuar stresin te qytetarët e kryeqytetit meksikan, por edhe tek autoritetet që tashmë kanë vendosur kufizime të mëdha në furnizimin me ujë.

“Situata është rënduar shumë. Disa lagje kanë vuajtur nga mungesa e ujit për javë të tëra, ndërsa na duhet të presim të paktën edhe 4 muaj deri në nisjen e sezonit të shirave”, tha Christian Domínguez Sarmiento, një ekspert në universitetin e Meksikës.

Politikanët po mundohen ta fshehin sa më shumë këtë problem madhor, shkruan CNN, por ekspertët thonë se situata ka arritur në nivele kritike, saqë brenda pak muajsh çezmat mund të thahen në Mexico City.

Kryeqyteti i Meksikës shtrihet në shtratin e një liqeni rreth 2200 metra mbi nivelin e detit. Ai u ndërtua në një tokë të pasur me argjilë, në të cilën po zhytet, goditet shpesh nga tërmet dhe është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ndoshta, është një nga hapësirat gjeografike të fundit që dikush do të zgjidhte të ndërtonte një mega qytet në ditët e sotme./Demokracia

]]>