Lajme

Lajme

Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në platformën X. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës. Nga BE-ja nuk kishte ndonjë reagim rreth akuzave të Kurtit, por në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, u tha në përgjigjen e DASH për Zërin e Amerikës.

Komentet te Ndërmjetësi evropian në dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilët ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Takimi është zhvilluar në New York. Lajçak ka thënë janë në të njëjtën linjë në lidhje me zhvillimet dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. “Kishim darkë mes miqsh të mirë në New York me Chollet dhe Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak në platformën X. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës. Nga BE-ja nuk kishte ndonjë reagim rreth akuzave të Kurtit, por në anën tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. “Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, u tha në përgjigjen e DASH për Zërin e Amerikës. Janë të Mbyllura
Lajme

ShBA i çon mesazh Albin Kurtit | Lajçak darkon me Cholletin dhe Escobarin në New York: Jemi në të njëjtën linjë për situatën në Ballkan

Komentet te ShBA i çon mesazh Albin Kurtit | Lajçak darkon me Cholletin dhe Escobarin në New York: Jemi në të njëjtën linjë për situatën në Ballkan Janë të Mbyllura
Lajme

Rrëfimi tronditës i nënës së trevjeçarit që dyshohet se u rrah në çerdhe: Djali nuk ka hëngër tetë orë

Komentet te Rrëfimi tronditës i nënës së trevjeçarit që dyshohet se u rrah në çerdhe: Djali nuk ka hëngër tetë orë Janë të Mbyllura
Lajme

24 vjet nga themelimi i TMK-së

Komentet te 24 vjet nga themelimi i TMK-së Janë të Mbyllura
Lajme

Pamje e rëndë: 3 vjeçari rrahet brutalisht nga kujdestarët në një kopsht në Fushë Kosovë -Video

Komentet te Pamje e rëndë: 3 vjeçari rrahet brutalisht nga kujdestarët në një kopsht në Fushë Kosovë -Video Janë të Mbyllura
Lajme

“Çlirimtari” i Shtimes, anulon ekskursionin për maturantë në Shqipëri

Komentet te “Çlirimtari” i Shtimes, anulon ekskursionin për maturantë në Shqipëri Janë të Mbyllura
Lajme

LLushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori”

Komentet te LLushtaku: Jam në dilemë se Kurti jeton në “univers paralel” ose ka “dozë të lartë humori” Janë të Mbyllura
Lajme

Haxhiu: Po më vjen marre për Albin Kurtin, po skuqem

Komentet te Haxhiu: Po më vjen marre për Albin Kurtin, po skuqem Janë të Mbyllura
Lajme

Molliqaj: Kurti duhet të shkarkohet, deklarata e tij për opozitën është gjuhë kërcënuese

Komentet te Molliqaj: Kurti duhet të shkarkohet, deklarata e tij për opozitën është gjuhë kërcënuese Janë të Mbyllura
Lajme

Hoxhaj: Kryeministrin e Kosovës nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush -Video

Komentet te Hoxhaj: Kryeministrin e Kosovës nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush -Video Janë të Mbyllura