Kuzhina – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Mon, 19 Feb 2024 11:48:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Kuzhina – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Kujdesi që duhet të tregoni kur blini ushqime në konserva https://www.dielli.info/kujdesi-qe-duhet-te-tregoni-kur-blini-ushqime-ne-konserva/ Mon, 19 Feb 2024 11:48:56 +0000 https://www.dielli.info/?p=91880 Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit.

Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje.

Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qënë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa arsye pse duhet të jeni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.

Pse ushqimet e konservuara janë të rrezikshme

Mund të mendoni se dëmi që vjen nga ushqimi mund të mos jetë fatal, por në të vërtetë është e kundërta.

Në rastin e konservave situata është më kritike se zakonisht për disa arsye që i gjeni mëposhtë.

Para se ushqimet të futen në konserva ato ngrohen në mënyrë që të shkatërrohen bakteret e këqija që ndohen në to.

Sipas një studimi të Universitetit të McGill , ushqimet e konservuara janë të dëmshme.

Kur ato ngrohen dhe qëndrojnë të konservuara për një kohë të gjatë humbasin çdo vlerë minerale.

Kontrolloni gjendjen e konservës

Për të qenë gjithnjë të sigurtë në ushqimet që konsumoni gjithnjë kontrolloni kutinë.

Shikoni me kujdes në çfarë gjendje është metali i konservës para se t’a blini.

Sa më i hollë të jetë ky metal aq më shumë përkulen anët e tij duke krijuar kështu të çara mikroskopike që prekin ushqimin tuaj.

Konservat e dëmtuara dhe helmimi nga ushqimi

Departamenti i Agrikulturës në SHBA, shpjegon se gjatë dëmitmit të kutive të konservave brenda tyre mund të zhvillohen forma bakteresh helmuese.

Këto baktere të rralla mund të prekin sistemin nervor dhe të shkaktojnë helmime të tmerrshme nga ushqimi.

Simptomat përfshijnë turbullim të shikimit, vështirësi në frymëmarrje apo përtypje.

Kjo njihet ndryshe si sëmundja e botulizmit, një gjendje ku trupit pushtohet nga toksinat nervore te shkaktuara nga bakteret.

Megjithëse është një sëmundje e rrallë evitoni sa më shumë kutitë e konservave të dëmtuara sadopak./Demokracia

]]>
Nuk mund ta duroni ndjesinë e ushqimit djegës, këta janë hapat që duhet të bëni pas ngrënies https://www.dielli.info/nuk-mund-ta-duroni-ndjesine-e-ushqimit-djeges-keta-jane-hapat-qe-duhet-te-beni-pas-ngrenies/ Sat, 02 Sep 2023 08:26:31 +0000 https://www.dielli.info/?p=87241

Ushqimet pikante për shumë njerëz janë të shijshme, por disa nuk mund ta durojnë ndjesinë që japin ato.

Prandaj preferohet që pasi të keni ngrënë ushqim të tillë të pini ujë  të ftohtë dhe goja juaj do të freskohet.

Pos ujit, mund të pini edhe qumësht ose kos, sepse ato ndihmojnë që ta lehtësoni ndjesinë e djegies së gojës pas ushqimit pikant.

Edhe alkooli mund të ndihmojë në largimin e djegësit, por sasia e alkoolit në atë rast duhet të jetë shumë e lartë.

Gjithashtu edhe akullorja mund të ndihmojë, pasi që ajo është një përzierje e qumështit, sheqerit dhe yndyrës.

/GazetaSinjali/

]]>
Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë https://www.dielli.info/naan-buke-e-shijshme-indiane-te-cilen-te-gjithe-deshirojne-ta-provojne/ Mon, 31 Jul 2023 09:00:54 +0000 https://www.dielli.info/?p=86403 Nuk është e vështirë ta gatuani: ju nevojiten miell, ujë dhe tharmë.

Në origjinal “naan” ngjishet me shtesë jogurti. Mirëpo, duke pasur parasysh që nuk kemi furrë “tandoor”, mund të përdorim tiganin.

Në këtë mënyrë gatuhet aq thjesht sa që jemi të sigurt që vazhdimisht do ta gatuani.

Përbërësit:

– 500 g miell të bardhë,
– 1 qese tharmë instant,
– 2 lugë të vogla mjaltë,
– 6 lugë të vogla jogurt,
– 2 lugë të vogla gjalpë të shkrirë,
– 1 lugë të vogël kripë,
– 250 ml ujë të vakët,
– susam për hedhje sipër,
– gjalpë të shkrirë për lyerje.

Udhëzime:

Në tepsi përzieni miellin dhe tharmin instant dhe në mes bëni një gropë në të cilën shtoni me radhë: mjaltin, jogurtin, gjalpin dhe kripën.

Me pirun lehtë të gjithë përbërësit përzieni duke shtuar ujë të vakët. Kur më nuk mund ta përzieni me pirun, filloni ta ngjishni me duar.

Qiteni në tavolinë pune dhe mirë e mirë ngjisheni. Ngjisheni së paku 10 minuta në mënyrë që gluteni të zhvillohet mirë.

Brumin e përzier lyeni me pak gjalpë apo vaj, mbulojeni me leckë të pastër dhe lëreni në vend të ngrohtë që të bymehet.

Kur brumi të bymehet sërish kthejeni në tavolinë pune. Mëshoni me shuplakë në mënyrë që të dalë ajri nga brumi dhe ngjisheni pak edhe një herë.

Ndajeni brumin në tetë (apo dymbëdhjetë) pjesë dhe secilën pjesë me garuzhdë hollojeni në formë ovale trashësi rreth një centimetri.

Tiganin e madh nxeheni që të jetë shumë, shumë i nxehtë, pastaj zvogëloni pak zjarrin. Në tiganin e nxehur piqni bukët e përgatitura.

Secilën piqeni nga 3-4 minuta nga njëra anë. Ktheni në anën tjetër dhe piqni disa minuta. Mos i piqni më shumë se dy “naan” përnjëherë.

Kur bukët (kuleçët) të jenë të pjekura, menjëherë lyeni me gjalpin e shkrirë dhe qitni sipër susam.

Deri sa të bëhen gati për shërbim, mbani pak në furrë të ngrohur, në mënyrë që të mos ftohen.

Ju bëftë mirë./Demokracia

]]>
Dobitë shëndetësore të pjeprit https://www.dielli.info/dobite-shendetesore-te-pjeprit/ Mon, 24 Jul 2023 06:13:36 +0000 https://www.dielli.info/?p=86229

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut.

Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia.

Në vëndin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj./Demokracia

]]>
Produkt i veçantë, mësoni disa fakte rreth djathit të mykur https://www.dielli.info/produkt-i-vecante-mesoni-disa-fakte-rreth-djathit-te-mykur/ Wed, 12 Jul 2023 21:45:27 +0000 https://www.dielli.info/?p=85886 Prania e mykut në ushqime është padyshim shkak për shqetësim. Myku mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit.

Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhini tutje ushqimet e mykura, përvec djathrave me myk si Gorgonzola dhe Djathi Blu.

Ku qëndron ndryshimi mes djathit blu dhe gorgonzolës

Ngjashmëritë janë të sipërfaqësore ndërsa dallimet më të mëdha.

Shija

Shija e djathit Blu është e kripur dhe e mprehtë ndërsa aroma e fortë dhe shpuese.

Gorgonzola nga ana tjetër shkërmoqet lehtë dhe ka një shije përgjithësisht të kripur.

Paraqitja

Djathi Blu ka shirita me nuancat e blusë, jeshiles apo grisë që vijnë nga myku që shkaktohet nga injektimi i disa baktereve të gjalla që formojnë myk.

Gorgonzola gjurmët e mykut, në ngjyrë blu ose jeshile, i ka të përhapura në të gjithë shtresën e djathit por në mënyrë të crregullt.

Përmbajtja

Djathi Blu bëhet me qumështin e lopës e të dhisë dhe i shtohet myku i baktereve.

Gorgonzola përdor të njëjtin qumësht por të paskremuar. Të dy djathrat ofrojnë sasi të përafërta apo të ngjashme të kalorive, kripës, yndyrnave, proteinës.

Historia

Djathi Blu është zbuluar rastësisht në fillim të Mesjetës.

Djathi Gorgonzola është prodhuar për herë të parë në qytetin me të një njëjtin emër në vitin 879 të Erës Sonë

Siguria në konsum e djathrave të mykur

Djathi Blu dhe Gorgonzola përgatitet falë një lloj myku të njohur si  Penicillium, që i jep atij shijen, aromën dhe pamjen.

Ndryshe nga lloje të tjera myku, Penicillium nuk prodhon toksina dhe është i sigurtë për konsum. Mënyra se si i ruani djathrat është shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore.

Ato duhen ruajtur në frigorifer të mbështjellë mirë dhe mund të jenë të sigurtë për konsum deri në 3-4 javë.

Djathrat mund t’i ruani edhe në ngrirje por ky proces do të ndryshojë pak teksturën e djathit dhe paraqitjen e tij.

/GazetaSinjali/

]]>
Nëse doni të jeni më të lumtur, hani këto ushqime https://www.dielli.info/nese-doni-te-jeni-me-te-lumtur-hani-keto-ushqime/ Sat, 17 Jun 2023 18:48:42 +0000 https://www.dielli.info/?p=85148

Ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të verdhë na lejon të jemi më të lumtur. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga “The Happy Egg Company”, një kompani kaliforniane e shpendëve që pagoi një grup shkencëtarësh për të vendosur mbi ndikimin e ushqimeve me ngjyra të ndryshme në humor. Kështu rezulton se humori ynë ndryshon sipas asaj që gjejmë në pjatë, në mënyrë kromatike.

Studimi tregoi se bananet, vezët, ananasi, specat, djathrat do t’ju bënin më të lumtur. Testi tregoi se përgjigjet më të shpejta, që për rrjedhojë nënkuptonin instinktivitet më të madh, ishin ato që lidhen me ushqimet e verdha.

“Ka disa studime që tregojnë se si ngjyra mund të prekë emocionet tona, por ne u befasuam kur zbuluam se shumë ushqime të verdha ngjallnin kaq shumë ndjesi pozitive, duke stimuluar gjithashtu shijen dhe oreksin”, shpjegoi David Leëis, neuropsikiatër dhe kreu i Mindlab International.

Pse pikërisht ushqimet e verdha na bëjnë më të lumtur?

Sipas studimit në 1000 pjesëmarrës, pothuajse 70% preferonin ushqimet e verdha në krahasim me ato me ngjyra të tjera. Sipas psikologëve që morën pjesë në studim, kjo varet nga kujtimet e fëmijërisë, në të cilat e verdha përfaqëson lumturinë për shkak të lidhjes mendore me lodrat dhe rrezet e diellit.

Por jo vetëm ky lloj ushqimi shoqërohet me një përmirësim të humorit. Ne kemi përzgjedhur ato ushqime që duhet të hani për të qenë më të lumtur.

/GazetaSinjali/

]]>
Nëse e keni këtë problem shëndetësor, bëni kujdes kur hani qershi https://www.dielli.info/nese-e-keni-kete-problem-shendetesor-beni-kujdes-kur-hani-qershi/ Mon, 12 Jun 2023 23:33:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=84935 Qershitë përmbajnë shumë vitamina C dhe beta-karoten, vitamina B6 dhe K, acid folik, minerale kalium, hekur, bakër, mangan, kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kobalt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra vegjetale, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë, ndërsa prania e celulozës rregullon tretjen.

Frutat më të errëta janë më të shëndetshme, sepse kanë një përqendrim më të lartë të antocianit dhe kanë një efekt më të madh antianemik. Ato përmbajnë melatonin e cila ndihmon në relaksimin. Para se t’i konsumoni, duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë.

Sipas “Medical Daily”, doza ideale do të ishte një tas qershi në ditë, ndërkohë që sasitë më të mëdha mund të shkaktojnë probleme me tretjen, ndaj personat që tashmë kanë probleme me të duhet të kenë kujdes se sa hanë. Rekomandohet vetëm një grusht në ditë.
/Demokracia

]]>
Domatet nga Shqipëria dyshohen për përmbajtje të hormoneve, AUV pret rezultatin https://www.dielli.info/domatet-nga-shqiperia-dyshohen-per-permbajtje-te-hormoneve-auv-pret-rezultatin/ Wed, 07 Jun 2023 16:04:01 +0000 https://www.dielli.info/?p=84809 Domatet e importuara nga Shqipëria dyshohet se përmbajnë sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dërguar disa mostra në laborator dhe është në pritje të rezultateve të testeve.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi duke konfirmuar këtë për Kosovapress përmes një përgjigje me shkrim, ka theksuar se kjo agjenci ka marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria.

“Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt dhe analiza rutinore, në këtë rast janë marrë mostra /kampione përfaqësuese të regjioneve të caktuara prodhuese, prej nga importohen këto produkte, të njëjtat janë dërguar në laboratorë jashtë vendit me qellim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve (Përcaktimi i nivelit maksimal të mbetjeve-MRL në produkt) . AUV është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve të testeve analitike, varësisht nga gjetjet do të merren veprime/masa zyrtare”, theksoi ai.

Sipas tij, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në nivel vendi në aspektin e përgjithshme të kontrollit të shëndetit bimor dhe sigurisë ushqimore, kryesisht bashkëpunon me laboratorë të autorizuar dhe kontraktuara në nivel shtetëror, siç janë: Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike-IKSHPK, Instituti Bujqësor i Kosovës- IBK, dhe Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë-LUV.

“Mirëpo për teste specifike mostrat zyrtare për raste të veçanta dërgohen për testim me metoda konfirmative qoftë në vende të rajonit apo në ndonjë vend të BE-së”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka shtuar se të gjitha produktet që kanë qëllim final tregun e Kosovës duhet të jenë produkte të certifikuara, për çka përmes dokumentacionit adekuat shoqërues te lëshuar nga autoriteti kompetentë i vendit eksportues/prodhues marrim dëshmi/garanca që produktet janë në harmoni me kërkesat ligjore./Demokracia

]]>
Tre gabime që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer https://www.dielli.info/tre-gabime-qe-beni-kur-ruani-ushqimet-ne-frigorifer/ Thu, 01 Jun 2023 08:05:13 +0000 https://www.dielli.info/?p=84567

Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para, për të reduktuar mbeturinat dhe për të shijuar vaktin në një kohë të mëvonshme. Është gjithashtu jetike për të parandaluar helmimin nga ushqimi. Kjo është arsyeja pse kaq shumë rregulla themelore të sigurisë ushqimore për sa i përket ruajtjes së ushqimit

Megjithatë, ka disa gabime të zakonshme të ruajtjes së ushqimit që shumica e njerëzve bëjnë.

Ju nuk i mbuloni ato

Nëse e mbani rregullisht ushqimin në frigorifer pa e mbuluar, duhet të hiqni dorë nga ky zakon. Disa mikroorganizma (si myku) mund të lulëzojnë në temperaturën e ftohtë të frigoriferit, ku ato mund të kalojnë në ajër dhe të zbresin në ushqim. Ky ekspozim ndaj ajrit mund të përshpejtojë gjithashtu ndarjen kimike të përbërësve të shijes në ushqime. Për më tepër, ushqimi mund të thithë aromat mjaft shpejt në frigorifer, kështu që mbulimi i ushqimit ndihmon në reduktimin e formimit të aromave të pakëndshme.

Zgjidhja : Mbulojeni ushqimin me mbështjellës plastik ose përdorni enë me kapak të sigurt në frigorifer përpara se t’i ruani artikujt në frigorifer.

Vendosni vezët në derën e frigoriferit

Disa frigoriferë kanë një tabaka vezësh në derë, e cila ju lejon të hidhni kartonin dhe t’i mbani vezët të organizuara në të. Mos e përdorni: Ruajtja e vezëve në derën e frigoriferit mund të jetë një rrezik për sigurinë ushqimore, thotë Kimberly Baker, drejtore e Ekipit të Sistemeve të Ushqimit dhe Programit të Sigurisë Clemson Extension. Arsyeja; Vezët duhet të ruhen në 4 gradë Celsius ose më pak për të qëndruar të freskëta, por kur hapet dera (gjë që ndodh shpesh), temperatura e vezëve rritet. Kjo i vendos ata në zonën e rrezikut të temperaturave midis 4 dhe 60 gradë, një gamë në të cilën bakteret si salmonela mund të rriten me shpejtësi.

Zgjidhja: Ruani vezët në pjesën më të ftohtë të frigoriferit, zakonisht në pjesën e pasme të raftit të poshtëm.

Ju zgjidhni raftin e gabuar në frigorifer

Një gabim tjetër i zakonshëm në ruajtjen e ushqimit është vendosja e ushqimit në raftet e gabuara. Nëse nuk ruhet në pjesën e duhur të frigoriferit, lëngjet nga mishi ose peshku i papërpunuar mund të pikojnë mbi ushqime të tjera, duke përhapur potencialisht baktere që shkaktojnë sëmundje. Në veçanti, mishi i papërpunuar mund të përmbajë mikrobe të tilla si salmonela ose E.coli, të cilat zakonisht vriten gjatë procesit të gatimit, thotë Trevor Craig, konsulent për sigurinë ushqimore në Microbac Laboratories. Por nëse këta patogjenë përhapen në produkte të tjera, ato mund të paraqesin rrezik për helmim nga ushqimi.

Zgjidhja: Mishi i papërpunuar ose peshku duhet të ruhen në raftin e poshtëm, ndërsa ushqimet e gatshme duhet të ruhen në raftin e sipërm.

/GazetaSinjali/

]]>
Lajm i mirë për shqiptarët: Pasuli mund të ndikojë të jetoni më gjatë https://www.dielli.info/lajm-i-mire-per-shqiptaret-pasuli-mund-te-ndikoje-te-jetoni-me-gjate/ Wed, 31 May 2023 07:57:04 +0000 https://www.dielli.info/?p=84503

Fasulet kanë përfitimeve të shumta shëndetësore, duke filluar nga ajo që janë të mbushura me fibra, proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore si acidi folik, kaliumi, zinku dhe magnezi.

Alex Glover, nutricionist në “Holland & Barrett” ka treguar se fasulet mund të kontribuojnë në një vakt të dendur me lëndë ushqyese për një çmim të volitshëm.

Sipas tij, fasulet mund të ndikojnë që ju të jetoni më gjatë, gjithashtu ka edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore, shkruan The Sun.

Ngrënia e fasuleve është treguar se ulë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe të gjitha sëmundjet që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë tonë.

Fasulet ndihmojnë edhe në rënien në peshë, madje Alex tregoi edhe se fasulet janë ushqim shumë i ngopshëm falë sasisë së lartë të fibrave dhe proteinave.

/GazetaSinjali/

]]>