Kult – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Wed, 27 Mar 2024 14:19:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Kult – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Enver Petrovci pjesë e filmit propagandistik serb kundër Kosovës “Konsulli rus”, prodhim i vitit 2024 https://www.dielli.info/enver-petrovci-pjese-e-filmit-propagandistik-serb-kunder-kosoves-konsulli-rus-prodhim-i-vitit-2024/ Wed, 27 Mar 2024 14:19:36 +0000 https://www.dielli.info/?p=93025 Aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar ‘Konsulli Rus’, shkruan Gazeta Metro.

Filmi ‘Konsulli Rus’, është prodhim i Serbisë i vitit 2024. Në këtë film bëhet propagandë e pastër serbe, se kinse shqiptarët e Kosovës kanë dëbuar serbët nga Kosova dhe kanë përdorur dhunë.

“Në këtë film bëhet fjalë për një personazh, i cili është psikiatër serb, i quajtur Ilija Jugoviq, pas vdekjes së pacientit të tij në Beograd, shkon në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhovic, të vetëshpallurin “Konsull rus”, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish serbe”. Kundër tij kthehen të fuqishëm shqiptarë vendas, separatistë të fshehur, gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste dhe kuadro në poste. Më i fuqishmi prej tyre, Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha po tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova. “Konsulli rus” refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij…”, thuhet në sinopsisin e këtij filmi, i cili duket qartë se është i mbushur tej mase me propagandë.

Pjesë e këtij filmi pra është edhe aktori kosovar Enver Petrovci, i cili edhe shihet në foton më poshtë se është pjesë e ekipit të aktorëve kryesor.

Aktori Enver Petrovci e ka trazuar opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, ku ka fyer ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e Petrovcit shkaktuan reagim të ashpër gjatë ditës së djeshme.

Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë ata do të ishin “do mësuesa, do bodyguarda”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci./Demokracia

]]>
Ndahet nga jeta aktori legjendar i “Harry Poter” https://www.dielli.info/ndahet-nga-jeta-aktori-legjendar-i-harry-poter/ Sat, 15 Oct 2022 19:10:08 +0000 https://www.dielli.info/?p=76204 Aktori legjendar skocez i “Harry Potter” dhe “Cracker”, Robbie Coltrane ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, pasi luftoi rreth dy vite me sëmundjen e tij. Lajmin për humbjen e tij e ka konfirmuar agjenti i aktorit si dhe familja e tij.

Robbie Coltrane ishte aktori që e interpretoi Hagrid-in, një personazh ikonik i serialit “Harry Potter”.

Ai ka lënë pas dy fëmijë dhe mbante vlerësimin e OBE- Officer of the British Empire, që është një ndër vlerësimet më të larta që mund të marr dikush në Mbretërinë e Bashkuar.

/GazetaSinjali/

]]>
Kosova e kërkon kthimin e këtij artefakti të vjedhur nga Serbia https://www.dielli.info/kosova-e-kerkon-kthimin-e-ketij-artefakti-te-vjedhur-nga-serbia/ Sat, 09 Jul 2022 16:46:34 +0000 https://www.dielli.info/?p=69648 Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës e drejtuar nga Hajrullah Çeku e ka filluar një fushatë në “twitter” përmes të cilës kërkohet nga Serbia që t’i kthejë artefaktet që ia ka vjedhur Kosovës, shkruan Express.

Kështu ka vepruar edhe sot kjo ministri kur i ka kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.

1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së ku janë përfshirë në postim edhe Unesco, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës./Express

]]>
Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar https://www.dielli.info/filmi-zgjoi-shfaqet-ne-beograd-interesim-i-madh-nga-serbet-per-ta-shikuar/ Sat, 28 May 2022 20:44:28 +0000 https://www.dielli.info/?p=64196 Filmi ‘Zgjoi’ nën regjinë e Blerta Bashollit është duke u shfaqur në kinotekën e Jugosllavisë në Beograd, e cila është në pronësi të shtetit. Filmi ështu duke u shfaqur në kuadër të festivalit, ‘Mirdita, Dobar dan’.

Gazetarja e T7, Syzana Hajradini thotë se Policia serbe është duke qëndruar jashtë objektit, për të ofruar siguri.

Ajo tregoi se edhe gruaja e Bekim Fehmiut, Branka është aty duke e shikuar filmin Zgjoi.

Hajradini tregoi se ka edhe qytetarë serbë të shumtë të cilat kanë shfaqur interesim për shikimin e këtij filmi.

Kujtojmë se ky film tregon për jetën e Fahrije Hotit, një të veje nga Krusha e Madhe, të cilës forcat serbe ia vranë bashkëshortin në luftë.

Pas kësaj ajo mbeti e vetme, përballë mentalitetit të një vendi të sapo dalë nga lufta dhe dëshirës e nevojës për të krijuar një jetë të re për vajzën e djalin e saj. Jetesa e saj me fëmijët e vjehrrin e vështirëson edhe më shumë idenë për të bërë revolucion në atë shtëpi ku babai i burrit të saj është ende i prekur nga zhdukja e të birit dhe nuk bën lëshime shkaku i “katunit”.

E vendosur mes gjithë paragjykimeve, vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe nevojës për ekzistencë, Fahrije Hoti fillon biznesin e saj me gratë tjera të Krushës për krijimin e ajvarit dhe shitjen e tij./Express

]]>
Moment krenarie: Kosova dhe Franca nënshkruan marrëveshje për këtë fushë https://www.dielli.info/moment-krenarie-kosova-dhe-franca-nenshkruan-marreveshje-per-kete-fushe/ Sat, 21 May 2022 12:06:14 +0000 https://www.dielli.info/?p=62973 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim kinematografik me institucionet përgjegjëse franceze, shkruan Gazeta Metro.

Ai bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruan në qytetin e filmit në Francë.

“Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve”, shkroi ai.

Çeku këtë e cilësoi si moment të veçantë për kinematografinë kosovare.

“Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze. Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës”, shkroi ministri./gazetametro.net

]]>
Premiera e filmit të ri ”Top Gun: Maverick” https://www.dielli.info/premiera-e-filmit-te-ri-top-gun-maverick/ Sat, 07 May 2022 19:10:41 +0000 https://www.dielli.info/?p=60731 Aktori hollivudian Tom Cruise zbriti nga një helikopter që u ngrit nga një aeroplanmbajtëse amerikane dhe mbërriti në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri të aviacionit ”Top Gun: Maverick”.

 

Ylli i Hollivudit tha se ishte një rast “tani ose kurrë” kur ai diskutoi planet për vazhdimin, i cili vjen 36 vjet pas publikimit të filmit hit të vitit 1986, ku Cruise në rolin e Maverick do të riprodhonte rolin e aviatorit të marinës amerikane, Pete Mitchell. Yjet e tjerë përfshijnë Miles Teller, Jennifer Connelly, Monica Barbaro, Val Kilmer, Jon Hamm dhe Glen Powell.

Pasi u ul dhe hipi në aeroplanmbajtësen ”USS Midway”, në San Diego, Kaliforni, aktori falënderoi fansat dhe shprehu mirënjohjen për anëtarët e tjerë të kastit. Për aktorin kjo është një përvojë e mrekullueshme dhe ajo që është bërë për audiencën dhe brezat është diçka që nuk mund ta imagjinonte kurrë.

]]>
E madhja Inva Mula rikthehet me koncert live në Kosovë https://www.dielli.info/e-madhja-inva-mula-rikthehet-me-koncert-live-ne-kosove/ Thu, 28 Apr 2022 17:55:11 +0000 https://www.dielli.info/?p=58827 Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula rikthehet me koncert madhështor live në Klan Arena në Prishtinë.

Ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim performancat e Invës, repertoari i këtij koncerti është shumë i veçantë pasi që është një homazh dedikuar këngëve kosovare që artistja i mbanë shumë për zemër dhe është rritur me to.

Koncerti do të mbahet me 7 maj në Klan Arena në Prishtinë ku dyert hapen në ora 19:00 ndërsa koncerti fillon në ora 20:30.

Për të pasur qasje dhe eksperiencë sa më të lehtë në blerjen e biletave, ato mund t’i gjeni online në www.klanarena.com ose në secilën pikë të Art Motion në Kosovë.

 

]]>
Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar https://www.dielli.info/ndahet-nga-jeta-piktori-i-njohur-shqiptare/ Sun, 17 Apr 2022 22:42:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=57246 Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçari piktori i njohur me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi.

Omer Kaleshi ka lindur në fshatin Serbicë të Kërçovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka ndërruar jetë ditën e diel në Paris, ku jetonte prej vitit 1956.

Kaleshi ka bërë disa ekspozita pikturash në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë./Abcnews.al/

 

]]>
Fotografi e vjetër e Prizrenit, kështu dukej qyteti para disa vitesh https://www.dielli.info/fotografi-e-vjeter-e-prizrenit-keshtu-dukej-qyteti-para-disa-vitesh/ Thu, 07 Apr 2022 07:27:42 +0000 https://www.dielli.info/?p=55709 Balkanism”, një faqe që publikon fotografi të vjetra nga vende të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit, që kanë për synim provomin dhe njohjen me kulturën e këtyre vendeve, ka publikuar një fotografi të vjetër të Prizrenit, shkruan Express.

Në këtë foto shihen njerëzit duke kaluar kah rrugicat e ngushta dhe me kalldrëm, ato që e karakterizojnë edhe sot Prizrenin.

“Rrugët me kalldrëm dhe rrugicat e ngushta të Prizrenit përshkruajnë shumë nga historia e larmishme dhe e rëndësishme e qytetit”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Nuk dihet autori i fotografisë, apo data kur është shkrepur, mirëpo duket se fotoja është e para disa vitesh./Express

https://www.instagram.com/p/CcBMbctIdJl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cbbf7130-8b66-4e5a-b8f7-88008d890c19

]]>
FILMI “ZGJOI” FITUES I DYFISHTË NË FESTIVALIN “SEMINCI” NË SPANJË https://www.dielli.info/filmi-zgjoi-fitues-i-dyfishte-ne-festivalin-seminci-ne-spanje/ Sat, 30 Oct 2021 17:18:15 +0000 http://www.dielli.info/?p=49485 Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”.

Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit.

Ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, është shprehur aktorja Gashi gjatë pranimit të çmimit.

Ndërkohë, rikujtojmë që “Zgjoi” deri tani ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, teksa edhe është nominim për “Oscars 2022”, nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

]]>