Ekonomi – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 13 Jun 2024 09:33:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Ekonomi – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Ministria e Mjedisit neglizhon ri-licencimin e Terminalit Doganor “Fitorja” në Ferizaj, flet ministri Aliu https://www.dielli.info/ministria-e-mjedisit-neglizhon-ri-licencimin-e-terminalit-doganor-fitorja-ne-ferizaj-flet-ministri-aliu/ Thu, 13 Jun 2024 09:33:44 +0000 https://www.dielli.info/?p=94582 Në këtë muaj, përkatësisht më 24 qershor 2024 do të skadojë licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj. Ndonëse terminali aplikimin për licencim ka bërë me kohë ndërsa përkundër kësaj, komisioni i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ende nuk i ka vizituar për të vlerësuar vazhdimin e licencës.
Terminali Doganor në Ferizaj ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, dhe pretendojnë se i plotësojnë të gjitha kushtet për vazhdim të licencës dhe nëse nuk ri-licencohen, do të shuhen dhjetëra vende pune.

 

 

Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%. Megjithatë për këtë, Aliu thotë se duhet të ketë veprime që promovojnë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo të dëmshme.

 

Po ashtu mbi 300 biznese dhe rreth 25 kompani të agjentëve doganor kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thekson për KosovaPress se ky proces ka procedura për vazhdimin e ri-licencimit të këtij terminali.

 

 

Derisa, shton se nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë proces.

 

“Është çështje procedurave, qysh t’i vjen puna procedurave vazhdohet në to, nuk mund të ndërhy unë në procedura, qysh shkon ajo çështje. E kuptojmë atë punë”, thotë shkurt ministri Aliu.

Një muaj më parë, ministri Aliu kishte thënë se kjo çështje mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe ka shtuar se do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera.

Ministri Aliu pati thënë se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.
Cilësia e ajrit ende jo e mirë, ekspertët tregojnë faktorët e ndotjes

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, kishte deklaruar Aliu për KosovaPress.

 

Duke komentuar ankesën e kompanisë “Fitorja”, në të cilën thuhet se në rast të mbylljes së këtij Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia, Aliu thotë se kjo nuk është në të mirën e vendit.

“Çështjen e terminalit, është ana procedurale, e cila ligjërisht do të trajtohet nga ana e komisionit dhe nuk mund të jap qëndrim. Natyrisht që neve na intereson që të mos kemi veprime të tilla që ndikojnë në ekonomi, por të cilat e promovojnë zhvillimin ekonomik në vend. Sigurisht se pretendimet nga ana e kompanisë, nga ana e Komunës së Ferizaj në Ministri edhe të Financave edhe tek ministria jonë do të trajtohen mjaft seriozisht në mënyrë që të shohim cili do të jetë rezultati i kësaj”, pati thënë Aliu.

 

Duke u ballafaquar me këtë situatë, kompania “Fitorja” me seli në Ferizaj, operator i licencuar si Terminal i mallrave i është drejtuar me një ankesë kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, duke kërkuar nga qeveria që t’i vazhdohet licenca e operimit pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe mbyllja e terminalit do të ketë dëme për të gjitha palët.

“Nga mosvazhdimi i licencës, njëherësh mbyllja e terminalit, do të dëmtohet shteti ynë, dogana, bizneset dhe agjentët doganorë sepse nga këto ndryshime nuk do të përfitoj askush përpos kompanive transportuese ndërkombëtare si Serbia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi etj, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%, kurse 5 % të tjera janë kompanitë transportuese vendore të cilat nuk hyjnë në terminale për shkak të lehtësirave doganore”, thuhet ndër të tjera në ankesë.

/Kosovapress

]]>
Dhoma e Tregtisë i kërkon Qeverisë që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj https://www.dielli.info/dhoma-e-tregtise-i-kerkon-qeverise-qe-ti-degjoj-me-shume-kerkesat-e-bizneseve-dhe-tia-vazhdoj-licencen-terminalit-doganor-ne-ferizaj/ Mon, 27 May 2024 11:47:06 +0000 https://www.dielli.info/?p=94570 Dhoma e Tregtisë i kërkon Qeverisë që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj
Nëpërmjet një reagimi publik, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga Qeveria që t’i dëgjoj kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj. Kjo pasi këtij terminali i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për rilicencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria.
Në reagim ndër të tjera thuhet se vet bizneset dhe agjentët doganor po kërkojnë vazhdimin e licencës për këtë Terminal.
“Lidhur me këtë çështje, mbi 300 biznese dhe mbi 20 kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90% të transportit rrugor”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Reagimi i plotë
DHTIK kërkon nga Qeveria që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi shpreh shqetësimin lidhur me mosveprimin e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me Terminalin Doganor “Fitorja” në Ferizaj për vazhdim të licencës.
Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për ri-licencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria në fjalë.
Lidhur me këtë çështje, mbi 300 biznese dhe mbi 20 kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria/Ministria e Infrastrukturës, që të ofroj zgjidhje për këtë çështje duke i dëgjuar kërkesat e bizneseve dhe agjentëve doganor dhe t’ia vazhdoj licencës e operimit Terminalit Doganor në Ferizaj, pasi mendojmë se kjo çështje ka të bëjë edhe me sigurinë e mallrave.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90% të transportit rrugor.

]]>
Oda Ekonomike kërkon ndërhyrje urgjente të qeverisë për stabilizim ekonomik https://www.dielli.info/oda-ekonomike-kerkon-nderhyrje-urgjente-te-qeverise-per-stabilizim-ekonomik/ Fri, 10 May 2024 10:25:50 +0000 https://www.dielli.info/?p=94309 Qytetarët në Kosovë vazhdojnë të ankojnë për çmime të papërballueshme në krahasim me pagat që marrin. Sipas qytetarëve ngritje të çmimeve vërehen nga dita në ditë. Përderisa njohës të fushës së ekonomisë kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve në mënyrë që inflacioni i lartë të zbutet ata thonë se duhet të shihet se çka po ndikon në rritje të çmimeve.

Kosova është në krizë të thellë ekonomike dhe nevojitet ndërhyrje urgjente nga ana e institucioneve, vlerësoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna. Ai në këtë kontekst vuri në dukje mungesën e investimeve kapitale, ecuritë në prodhimtari që lënë për të dëshiruar si dhe masat ndëshkuese të BE-së. Shqetësim, sipas tij, përbën edhe imazhi i vendit.

“Ankesat janë të shumta, ankesa më e madhe për momentin është gjetja e tregut më të madh, duhet të ndihmohen prodhuesit. Nëse shohim të dhënat nga doganat, por edhe nga ASK shohim se ka rënie të eksportit në këta tre muajt e fundit, dhe kjo është shqetësuese, për arsyeje se duhet parë sa i përket eliminimit të mundësisë që Kosova të paraqitet si një vend i tensionuar, si një vend i krizës, këtu duhet të kemi kujdes të gjithë, duhet të punojmë sa më shumë në përmirësimin apo tregimit të imazhit të Kosovës, që është një vend i qetë, demokratik, në vend që ndikon në stabilitet edhe të BE-së, ambient i të bërit biznes. Është edhe çështja e mos ndërmarrjes në politikat fiskale, është viti i gjashtë që nuk ka një freskim të politikave fiskale. Më pas reforma në sistemin arsimor, për ta lidhë arsimin me kërkesat e tregut, duhet shëndetësia e me radhë. Institucionet duhet të jenë më të shpejta, sepse nuk kemi kohë që të presim dhe të shohim prej një shikimi të lirë se çfarë po ndodh, duhen veprime konkrete dhe të shpejta”, tha Rafuna për rtv21.

Kosova tash e një kohë ballafaqohet me inflacion të lartë. Qytetarët ankohen për ngritje tej mase të çmimeve.

“Po more kjo nuk është normale mos të them 100% po t’paktën ka 50 % rritje pak mendoj që edhe tregtarët bëjnë dallavere sepse nuk mundet një product për një ditë me ra 50% zbritje, këto dy qese me pemë kushtun 10 euro”, tha një qytetar.

“Unë i kam marrë pagë 500 euro vitin e kalum ja kam dal deri diku me i përballu çmimet këtu po e përfshijë edhe faturat e rrymës e kto, këtë vit po e kam ma të vështirë, sidomos në ato produktet esenciale nuk mundesh me i ble pa 50 euro kjo nuk është normale, unë 500 euro pagë po çka bojnë ata që kanë ma të ulëta”, tha një qytetar tjetër.

“Po llogaritë unë jam pensioner çka muj me ja dalë tash e 8 vjet s’ka rritje të pensioneve”, tha një qytetar.

Në një vijë mendimi me qytetarët është edhe kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna. Thekson nevojën për masa konkrete sa i përket rritjes së çmimeve.

“Duhet të merren masat e politikave fiskale, financiare, por edhe tek pjesa administrative në mënyrë që të ndihmohet që çmimet sidomos për produktet e konsumit të përditshëm të mos shtrenjtohen sepse ndikon drejtpërdrejt në gjepin e qytetarëve. Tani është lajm i mirë që inflacioni është në rënie, jo vetëm në Kosovë, por rajon dhe gjithë Evropën, lajmi mirë është që kemi dalë edhe prej sezonit të dimrit dhe nuk është më kërcënimi i mungesës së energjisë elektrike ose ngritja e çmimit të energjisë elektrike, normat e interesit kanë filluar që të bien në vendet e BE-së, tani edhe në Kosovë, ky është lajm i mirë edhe për bizneset. Kështu, duhet të shohim ku është ajo kostoja shtesë që po e kanë bizneset tona që po ndikon në ngritjen e çmimeve dhe të eliminojmë edhe atë pjesë nga ana e Qeverisë”, tha ai.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në muajt mars dhe prill të këtij viti kishte ngritje të çmimeve të produkteve mesatarisht 2.3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e madhe e çmimeve është e prodhimeve blegtorale 7.3 për qind dhe atyre bujqësore 5.3 për qind./Demokracia

]]>
Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset https://www.dielli.info/mbyllja-e-terminalit-doganor-ne-ferizaj-nuk-sjelle-dobi-per-shtetin-dhe-bizneset/ Tue, 07 May 2024 10:31:05 +0000 https://www.dielli.info/?p=94213 Përfaqësuesit e bizneseve dhe njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtoj politikën për terminalet, pasi shtetëzimi i tyre nuk ka sjellë dobi, por vetëm përfitime për kompanitë transportuese që mbi 90% të tyre vijnë nga Serbia dhe shtetet e tjera.

Terminali Doganor në Prizren është i fundit, të cilit i kishte skaduar licenca e operimit në vitin 2023. Ndonëse komisioni i caktuar nga ministria e Infrastrukturës, kishte rekomanduar që ky terminal i plotëson kushtet për vazhdim të licencës, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe ky terminali u mbyll për t’u zhvendosur në Vermicë, si terminal shtetëror.

 

 

Tani edhe terminalit Doganor në Ferizaj do t’i skadojë licenca më 24 qershor të këtij viti. Ndonëse terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, Komisioni për shqyrtim dhe vlerësimin e kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë terminal dhe ende nuk ka asnjë përgjigje.

 

E afër 300 biznese dhe rreth 30 agjentë doganorë të cilët operojnë në terminalin e Ferizajt kanë nënshkruar peticione, të cilat u drejtohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shprehin shqetësimin dhe pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosvazhdimin e licencës së terminalit në Ferizaj. Ata kërkojnë që t’i vazhdohet licenca e operimit këtij terminali, pasi nuk kanë asnjë ankesë.

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Televizionin Publik, se terminali në Vermicë, nuk i plotëson kushtet minimale për operim, madje as ato higjieno sanitare. Kjo ka bërë që bizneset dhe agjentët doganor në Ferizaj të alarmohen se e njëjta gjë do t’u ndodhë edhe atyre.

 

 

“Unë jam i bindur se qeveria, në qoftë se e analizon situatën mirë do ta sheh se nuk është e dobishme që mos t’i vazhdohet licenca Terminalit Doganor në Ferizaj, sepse aty shërbehen të gjitha bizneset jo vetëm të rajonit të Ferizajt mirëpo shërbehen edhe bizneset e rajonit të Gjilanit, por edhe një pjesë e Komunës së Prishtinës bashkë me Lipjan, dhe kjo do t’i dëmtonte shumë këtu biznese dhe kish me ja u rrit koston shumë të madhe. Terminali i Prizrenit i cili ishte i fundit dhe nuk u veprua ashtu siç do të duhej të veprohej në mënyrë ligjore dhe për të gjetur një zgjidhje të vullnetit të mirë por edhe për të vepruar siç veprojnë terminalet në Pejë por edhe atë të Merdares, zhvendosja e oficerëve doganor dhe vendosja në një vend të improvizuar, kjo ju ka ndez alarmin agjentëve doganor dhe bizneseve në Ferizaj që tani do të ndodh një situatë e njëjtë dhe ata do të shkojnë në një vend ku nuk ka kushte elementare për ta bërë punën, nuk ka kushte elementare fito-sanitare, nuk ka kushte elementare të sigurisë. Shikoni, çdo terminal doganor duhet t’i ketë të gjitha kushtet e sigurisë, për arsye se një biznes, vlera e mallit e një biznesi i cili hyn në procedurë të doganimit në një terminal doganor mund të shkojë deri në 1 milion euro. Çka nëse zhduket, çka nëse merr një zjarrë, kush i kompenson bizneset, nuk ka siguri ju lutem, duhet me marrë me shumë seriozitet dhe duhet me kuptu ku është problemi, kështu që le të gjej qeveria çfarë do zgjidhje, çfarëdo kushtet le të kërkon por vetëm t’i siguron kushtet që kërkohen”, ka thënë Rafuna në RTK.

 

Eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj i tha RTK-së se derisa bizneset me peticione kërkojnë që t’i vazhdohet licenca e operimit, kjo tregon se ato janë të kënaqura me shërbimet që i marrin dhe se nuk kanë asnjë ankesë. Ai kërkon që vendimet e qeverisë të jenë konform kërkesave të bizneseve.

“Ka praktika të ndryshme, edhe në vendet në rajon por edhe në kuadër të BE-së, ku ka edhe terminale publike, shtetërore si dhe terminale private. Nxitja e konkurrencës ndërmjet publikes dhe privates, vetëm i sjellë dobi biznesit, por sipas bindjeve të mia dhe analizave që sot janë, biznesi nuk ka pasur asnjë ankesë në raport me terminalet doganore, edhe sa i përket shërbimeve por edhe çmimeve, prandaj tendenca për të shtetëzuar të gjitha terminalet private që sot ekzistojnë, nuk është politikë e drejtë dhe nuk shkon në harmoni me kërkesat që i kanë bizneset. Bizneseve u intereson çmime konkurruese dhe shërbime të shpejta. Në rastin e keq, shteti kurrë, jo vetëm në Kosovë, po në asnjë vend tjetër nuk është institucioni që kryen shërbime shpejt, prandaj binzesit i duhen shërbime të shpejta. Unë i bëj thirrje kësaj qeverie që ta rimendoj shumë mirë politikën e terminaleve doganore. Po jam që të ketë, një, dy, tri termianale shtetërore por të lejohen të afarojnë edhe bizneset private të cilat sot vetëm janë duke punuar. Në këtë rast, terminali doganor i Ferizajt ka kryer shërbime shumë të mira ndaj biznesit, dhe peticioni i biznesit tregon më se miri që këto biznese kanë pasur interes në raport me këtë terminal”, ka theksuar ish ministri Mulaj për RTK-në.

 

Peticionet e bizneseve dhe të agjentëve doganorë janë dërguar edhe në Komunën e Ferizajt, derisa kjo e fundit i është drejtuar me një letër qeverisë duke kërkuar shqyrtim të drejtë, meritor dhe ligjor të ankesës së paraqitur nga palët. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ditë më parë ka thënë për Kosovapress, se çështja e vazhdimit të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe se do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera. Ai ka theksuar se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave. /Kosova Press


 

 


 

]]>
Bajrami: Raporti financiar i Ministrisë së Financave konfirmon performancën e dobët të Qeverisë, ja humbët Kosovës 4 vjet https://www.dielli.info/bajrami-raporti-financiar-i-ministrise-se-financave-konfirmon-performancen-e-dobet-te-qeverise-ja-humbet-kosoves-4-vjet/ Mon, 06 May 2024 15:21:15 +0000 https://www.dielli.info/?p=94208 Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar për bilancin negativ të performancës së Qeverisë në tremujorin e parë të vitit të katërt të saj.

Bajrami ka shkruar në Facebook se janë shënuar mbi 200 milionë euro më pak investime kapitale, mallra dhe shërbime e subvencione dhe transfere.

“Dobët, shumë dobët ❌128 milionë euro më pak investime kapitale, ❌59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime, ❌77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe ❌14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa, Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit të katërt të Qeverisë së “shpresës”. Ministria e Financave paska publikuar raportin financiar të shpenzimeve të buxhetit, për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e konfirmojnë edhe njëherë përformacën shumë të dobët të kësaj Qeverie, për me tepër këto të dhëna konfirmojnë se qeveritarëve përpos për paga të veta, për asgjë tjetër nuk ku bëhet vonë”, shkroi Bajrami.

“INVESTIME KAPITALE – projekte inftastrukturore keto në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve: Nga 859 milionë euro sa janë të planifikuara për investime kapitale për vitin 2024, deri me 31 mars janë investuar vetëm 87 milionë euro ose vetëm 10%, thënë me qartë 128 milionë euro me pak se planifikimi”, shkroi ajo.

Në mallra dhe shërbime, Bajrami shkruan se “nga 519 milionë euro të planifikuara për vitin 2024”, deri me 31 mars “janë shpenzuar vetëm 70 milionë euro ose vetëm 14%”.

“SUBVENCIONE DHE TRANSFERE: Pensione për kategori të ndryshme shoqërore dhe subvencione për bujqësi, biznese, art, kulturë dhe sport: nga 1 miliardë e 105 milionë euro sa janë të planifikuara për subvencione dhe transfere për vitin 2024, deri me 31 mars janë dhënë 188 milionë euro apo vetëm 17%, thënë me qartë 77 milionë euro më pak”, shkroi deputetja.

“PAGA DHE MEDITJE: Pagat e rritura të ministrave dhe kabineteve të tyre, pagat e të gjithë zyrtarëve publik, meditjet dhe shtesat për “përformancën e treguar” etj: Nga 805 milionë euro të planifikuara për paga dhe meditje për vitin 2024, deri me 31 mars janë shpenzu 216 milionë euro ose 27% ose thënë me ndryshe 14 milionë euro më shumë, nuk është gabim janë 14 milionë euro më shumë se planifikimi sepse këtu nuk janë në pyetje qytetarët por janë pushtetarët”, shtoi ajo.

Bajrami thotë se në kuadër të këtyre shpenzimeve të Qeverise sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Institutit INPO “janë 108 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro tendera që për bazë kanë korrupcionin – “tendra të negociara pa publikim të njoftimit për kontratë””.

“Ja humbet Kosovës 4 vjet!”, shkroi Hykmete Bajrami në fund të postimit.

/Demokracia

]]>
Mehmeti: “Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së https://www.dielli.info/mehmeti-fitch-vlereson-arritjet-e-sektorit-financiar-sa-kam-qene-ne-krye-te-bqk-se/ Fri, 03 May 2024 10:15:13 +0000 https://www.dielli.info/?p=94115 Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se raporti “Fitch”, ka vlerësuar arritjet r sektorit financiar sa ka udhëhequr me këtë institucion.

Mehmeti ka deklaruar se vlerësimi i “Fitch” për vitet e fundit, duke përfshirë vitet 2021, 2022 dhe deri në mars të 2023-s, ka qenë një referencë e rëndësishme për performancën e Bankës Qendrore të Kosovës, sidomos gjatë kohës së drejtimit tim si guvernator. Jam shumë i lumtur që “Fitch”, ka vlerësuar punën që unë kam bërë sa kam qenë në krye të BQK-së.

Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendi dhe kjo atribuohet menaxhimit të institucionit financiar, në këtë rast Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Me parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pranuar vlerësime pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare të cilat e kanë konfirmuar rrugën tonë pozitive, prisja një vlerësim të favorshëm edhe nga Fitch. Vlerësimi i tyre reflekton arritjet e sistemit financiar në vend dhe rolin tim si guvernator në drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndër të tjera thekson se:

Sektori bankar i Republikës së Kosovës është vlerësuar si njē sektor mirë kapitalizuar, me kapitalin e klasit të parë që arriti në 13.9% të aseteve të peshuara me rrezik në fund të vitit 2023. Përveç kësaj, sektori bankar vlerësohet për kthimin në ekuitet prej 19.9% dhe treguesin e mbulimit me likuiditet prej 2.8 herë më të lartë se kërkesat rregullatore.

Me një pjesëmarrje prej 84% të aseteve të sektorit bankar në pronësi të huaj, kryesisht nga bankat me origjinë nga Bashkimi Evropian, institucionet financiare të Republikës së Kosovës përfitojnë nga standardet e larta prudenciale dhe ekspertiza ndërkombëtare. Pronësia e jashtme përforcon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Treguesi i kredive jo-performuese është shumë i ulët, duke rënë më tej në 1.9% në fund të vitit 2023, ku kreditë jo-performuese janë të provizionuara plotësisht, dhe tregojnë për një cilësi të lartë të portfolios kreditore në kuadër të sektorit bankar.

Republika e Kosovës ka mbajtur një rritje të qëndrueshme nominale të kreditimit, me një mesatare prej afërsisht 15% në dy vitet e fundit, që tregon për një mjedis të favorshëm financiar që mbështet rritjen ekonomike./Ekonomia Online

]]>
Rritja ekonomike, Bajrami publikon një grafik tjetër nga ai që e postoi Murati: Kënd po provoni ta mashtroni? https://www.dielli.info/rritja-ekonomike-bajrami-publikon-nje-grafik-tjeter-nga-ai-qe-e-postoi-murati-kend-po-provoni-ta-mashtroni/ Sun, 17 Mar 2024 16:49:16 +0000 https://www.dielli.info/?p=92714 Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami publikoi një grafik për rritjen ekonomike, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke u thirrur po ashtu në të dhëna të ASK-së, paraprakisht publikoi një tjetër grafik për të dëshmuar, siç tha, se “ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen”.

Bajrami përmendi në Facebook inflacionin enorm e milionat e shpenzuara në tenderë njëburimor.

“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së.

“Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, shtoi Bajrami.

“Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi në fund deputetja.

/Demokracia

]]>
Rëndohet jeta e qytetarëve në qeverisjen e Kurtit: Çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve rriten për 1,3%, perimet për 3,7% https://www.dielli.info/rendohet-jeta-e-qytetareve-ne-qeverisjen-e-kurtit-cmimet-e-qumeshtit-djathit-dhe-vezeve-rriten-per-13-perimet-per-37/ Mon, 19 Feb 2024 11:47:19 +0000 https://www.dielli.info/?p=91877 Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023.

Inflacioni mujor ishte 0,3% në muajin janar 2024.

Janar 2024 / Janar 2023 1,8%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-8,5%); vajra dhe yndyra (-7,8%); qumësht, djathë dhe vezë (-3,9%); dhe blerje e automjeteve (-2,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1,0% në IHÇK.

Janar 2024 / Dhjetor 2023 0,3%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: blerje e automjeteve (-1,3%), me një ndikim prej (-0,1%) në IHÇK./Demokracia

]]>
Ismaili: Rregullorja e BQK-së nuk ka ndaluar drejtpërdrejtë dinarin https://www.dielli.info/ismaili-rregullorja-e-bqk-se-nuk-ka-ndaluar-drejtperdrejte-dinarin/ Wed, 14 Feb 2024 11:57:23 +0000 https://www.dielli.info/?p=91737 Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Ahmet Ismaili tha se Rregullorja e BQK-së për para të gatshme, e cila ka ngjallur në disa reagime, është miratuar me qëllim të sigurimit të integritetit dhe përmirësimit të sistemit financiar të Kosovës.

Guvernatori thotë se BQK-ja i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë (BKS) ku konfirmon gatishmërinë e tyre për të gjetur zgjidhje në interesin më të mirë të qytetarëve.

“Nuk ka nevojë që politika të merret me Bankën Qendrore as në Kosovë e as në Serbi, ne kemi institucionet tona. Unë pata rastin të informoj personalisht guvernatorin e Bankës Qendrore të Serbisë në një bisedë shumë të mirë në Frankfurt ku ishim bashkë në një takim vitin e kaluar në Bankën Qendrore Evropiane (ECB). Nuk shoh ndonjë dallim mes nesh sa i përket aspektit profesional dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse ata të mos bashkëpunojnë në interes të qytetarëve tanë.

Nëse politikanët qëndrojnë jashtë atij domeni, dhe ndoshta janë mësuar të ndërhyjnë, por nëse qëndrojnë jashtë, jam i sigurt se do të arrinim të zgjidhim çdo çështje që është në interes të vendit tonë. Kanë mjaft temat e tyre, por nëse do të mbetet në dorën e politikanëve të vendosin për sistemin financiar të një vendi, tashmë mund të them se ky sistem nuk do të ketë perspektivë. Jo se politikanët janë njerëz të këqij, por nuk janë bërë për atë qëllim, ata kanë punën e tyre, ne kemi tonën”, thotë Ismaili për emisionin ‘Slobodno Srpski’.

Ai tha se nuk është ndaluar dinari, por si mjet pagese është vetëm euro.  Rregullorja e BQK-së në vetvete nuk ka ndaluar drejtpërdrejt asnjë valutë, madje as dinarin, i cili, sipas tij, ka status të njëjtë me valutat e tjera jo euro.

“Nëse do të ndalonim dinarin, do të duhej të ndalonim edhe paundin, frangun dhe dollarin. Në fakt, ato nuk janë të ndaluara, thjesht përcaktohet se vetëm një monedhë e vetme shërben si mjet pagese, si instrument pagese dhe ajo është euro. Të gjitha monedhat e tjera, përfshirë dinarin, lejohen të jenë në pronësi. Pra, çdo serb nga Kosova nuk e shkel ligjin kur ka dinarë në xhep, është zgjedhje e tij, ai ka të drejtë të shkojë t’i konvertojë në një institucion të licencuar, ose euro në dinarë ose dinarë në euro, ai ka të drejtën për të pasur llogari bankare të kursimit, nëse banka e ofron në dinarë”, thotë Ismaili dhe pohon se Rregullorja në asnjë nen të saj nuk e ndalon marrjen e mjeteve nga Serbia./Demokracia

]]>
Të hyrat nga interesi, bankat e Kosovës fituan 123.7 milionë euro për tre muaj https://www.dielli.info/te-hyrat-nga-interesi-bankat-e-kosoves-fituan-123-7-milione-euro-per-tre-muaj/ Tue, 23 Jan 2024 12:43:50 +0000 https://www.dielli.info/?p=91264 Bankat e Kosovës raportohet se po vazhdojnë të përformojnë me fitime të larta. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, bankat kanë pasur një profit neto prej 123.7 milionë eurove, sipas BQK-së.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, një rezultat i tillë ka ardhur për shkak të rritjes të së hyrave, që kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

“Rezultati i tillë financiar u arrit kryesisht nga rritja e të hyrave, e cila ishte më e lartë se një vit më parë, përderisa edhe shpenzimet vazhduan trendin rritës për të dytin vit me radhë…” – thuhet në raport mes tjerash.

Ndërkaq, sipas BQK-së, gjithsej të hyrat kanë arritur vlerën prej 317 milionë eurove, që është një rritje prej 17.2 për qind prej vitit të kaluar.

Në këtë rritje, kryesisht kanë ndikuar të hyrat nga interesi, që përfaqësijnë 74.0 për qind të të hyrave.

“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 317.1 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 17.2 përqind (13.6 përqind deri në shtator 2022). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor e kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 74.0 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit, posaçërisht në tri vitet e fundit, si dhe rritjes së normave të interesit në kredi. Për më tepër, të hyrat nga plasmanet me bankat janë rritur theksueshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.” – thuhet tutje./Demokracia

]]>