Auto Tech – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 11 Jun 2022 14:43:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Auto Tech – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Edhe shoferët me përvojë nuk do të dinin cili ka përparësi! https://www.dielli.info/edhe-shoferet-me-pervoje-nuk-do-te-dinin-cili-ka-perparesi/ Sat, 11 Jun 2022 14:43:07 +0000 https://www.dielli.info/?p=66790 A e dini se kush ka përparësi në kryqëzim?

Shumica e aksidenteve të trafikut ndodhin duke mos i respektuar rregullat dhe përparësitë dhe ndonjëherë ato ndodhin për shkak të injorancës së shoferëve.

Në situatën e paraqitur në foto, semaforët në kryqëzim janë duke punuar dhe drita jeshile është ndezur si për veturën ashtu edhe për autobusin. Megjithatë, autobusi është në rrugë me përparësi kalimi.

Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush ka përparësi?

Na tregoni çfarë mendoni, si do të reagonit?

Kjo është përgjigjja:

Shihet se autobusi është në rrugë kryesore, e cila ka përparësi ndaj veturës, por vetëm nëse kryqëzimi nuk rregullohet me semafor. Këtu është rasti që semaforët janë në të dy anët dhe drita e gjelbër është ndezur edhe për veturën edhe për autobusin.

Në atë rast, zbatohet rregulli, i cili thotë se në një kryqëzim, një mjet që ruan drejtimin e tij të lëvizjes ka përparësi ndaj një automjeti që vjen nga drejtimi i kundërt dhe kthehet majtas.

Pra, përparësi lëvizjeje në këtë rast ka vetura, dhe pastaj autobusi.

E dinit përgjigjen?

 

]]>
A e dini cila është vetura më e shitur për 4 muajt e fundit? https://www.dielli.info/a-e-dini-cila-eshte-vetura-me-e-shitur-per-4-muajt-e-fundit/ Sat, 11 Jun 2022 08:33:04 +0000 https://www.dielli.info/?p=66667 Kur flasim se cila veturë po shitet më së shumti natyrisht që duhet të ndalemi tek vetura e llojit Renault ose mund ta quajmë veturën që thyen rekorde.

Vetura e llojit Renault edhe kësaj here pra në 4 muajt e fundit janar – prill prapë mbetet si vetura më e shitura.

Këtë na e bëri të ditur Drivezone sipas statistikave që i kanë nxjerrë të veturave të shitura të segmentit B në Kosovë duke e rreshtuar veturën Renault të parën me 65 vetura të shitura pastaj vijnë Dacia Sandero me 42 vetura, Skoda Fabia 6 vetura, Volkswagen Polo 4 vetura etj. /infokosova/

 

]]>
Shqiptari shpik motorin me energji diellore https://www.dielli.info/shqiptari-shpik-motorin-me-energji-diellore/ Thu, 09 Jun 2022 17:17:24 +0000 https://www.dielli.info/?p=66388 haban Saliu dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau detaje për shpikjen më të fundit, një motor me energji diellore. Inovatori shqiptar nga Tetova theksoi se është një motor me tre rrota që përmban një motor të vjetër por që e ka sjellë në një formë më të avancuar.

Saliu tregoi se motori përmban disa bateri, të cilat mund të mbushen për disa orë dhe mund të kalohen deri në 100 kilometra. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut shpreson që avancimi i këtij projekti të jetë i suksesshëm duke pasur parasysh se mbushja e baterive do të bëhet me energjinë diellore.

“Janë bateri litium, ka 1430 copë bateri, me mbushje. Faza e dytë do të jetë me anë të magnetit, që do të montohet dhe më në fund do të vijë faza e fundit, që do të jetë me solar. Momentalisht me këtë bateri që e kam testuar, ka arritur 80 km në varësi prej peshës, nëse është një person 100 km.

Për momentin bateritë karikohen me korrent. Në fazën e dytë do të jenë me magnetin dhe më pas me solar.”, theksoi ai. “Motori ka fuqi 5 kilovat, shpejtësinë ende nuk e kam provuar sepse nuk është përfundimtare.” /abcnews.al

]]>
Veturat elektrike Tesla edhe në Kosovë. Do të mbeteni i shokuar sa pak hargjon https://www.dielli.info/veturat-elektrike-tesla-edhe-ne-kosove-do-te-mbeteni-i-shokuar-sa-pak-hargjon/ Sun, 22 May 2022 09:02:11 +0000 https://www.dielli.info/?p=63075 Një automjet elektrik konsumon afërsisht 18 kWh energji elektrike në një distancë prej 100 kilometrash shkuan Dielli.info

Kjo do të thotë një konsum shumë i ulët i energjisë kur krahasohet me karburantin e konsumuar nga motori me djegie të brendshme.

Mesatarisht, shtatë litra karburant nevojiten që një automjet me benzinë ​​të kalojë 100 kilometra në një rrugë të drejtë pa ndërprerje. Në automjetet me naftë, kjo vlerë është afërsisht pesë litra. Është një fakt i njohur se automjetet me naftë janë më miqësore me buxhetin për sa i përket karburantit sesa automjetet me benzinë. Por shikoni edhe automjete elektrike!

Automjetet elektrike (AE) konsumojnë mesatarisht vetëm 18 kWh energji elektrike kur udhëtoni 100 kilometra në një rrugë të sheshtë pa pushim. Duke marrë parasysh që energjia elektrike është shumë më e përballueshme se karburanti fosil, kjo i bën përdoruesit e EV jashtëzakonisht të favorshëm. Përveç kësaj, duke qenë se automjetet elektrike nuk lëshojnë karbon, ato ofrojnë transport 100% miqësor ndaj natyrës. Automjetet me naftë, të cilat dallohen për koston e ulët të karburantit në krahasim me benzinën, për fat të keq, përbëjnë llojin e automobilave me emetimet më të larta të karbonit shkruan Dielli.info

1. Çfarë është kWh?
kWh është shkurtesa e “kilovat/orë” që do të thotë “kilovatorë” në shqip. Kjo vlerë përdoret për të përcaktuar energjinë elektrike të prodhuar ose të konsumuar në një orë. Njësia kWh përdoret për të treguar energjinë totale të konsumuar nga pajisjet elektrike. Ashtu si në përcaktimin e shpejtësisë, sasia e shpenzuar ose e prodhuar llogaritet në orë kur specifikohet fuqia e energjisë.

2. KWh – Llogaritja €: Sa € është 1 kWh?
Shumat e faturuara për kilovat-orë ndryshojnë ndërmjet familjeve dhe vendeve të punës. Shumat e përcaktuara nga Kesco (Autoriteti Rregullator i Tregut të Energjisë) për tremujorin e parë të 2022 janë si më poshtë:

  1. Kostoja e energjisë për kilovat orë për familjet: rreth 0.07c për konsum. 
  2. Kostoja e energjisë për kilovat orë për vendet e punës: fikse rreth 0.10c

Sa hargjon një makinë elektrike për 100 km? (€)
Ngarkimi i një baterie automjeti elektrik me një prizë shtëpiake prej 18 kW për një rrugë 100 kilometra kushton rreth 1.25 € , nëse llogaritet nga tarifa e ulët për familjet. Në tarifën e lartë, kjo vlerë bëhet rreth 1.8€ për 100kmh

Nga ana tjetër, 7 litra benzinë ​​kushtojnë rreth 11€ sipas shifrave të shkurtit 2022, ndërsa 5 litra naftë kushtojnë  rreth 12€. Kjo dëshmon edhe një herë me shifra se automjeti elektrik i karikuar në shtëpi apo në punë ka një kosto energjie shumë më të përballueshme /Dielli.info

 

]]>
Në ‘Marakli t’kerreve’ jepet ideja që rrugëve të Kosovës të vendosen radar statikë https://www.dielli.info/ne-marakli-tkerreve-jepet-ideja-qe-rrugeve-te-kosoves-te-vendosen-radar-statike/ Sat, 21 May 2022 11:58:02 +0000 https://www.dielli.info/?p=62967 Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, është shtruar si çështje që në rrugët e Kosovës të vendosen radarë statikë, apo ndryshe siç njihen ‘blica’ statik, shkruan Gazeta Metro.

Një anëtar i grupit ‘Marakli t’kerreve’, ka publikuar dy fotografi, derisa Policia e Kosovës po ndalonte një veturë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Mirëpo ky anëtar ka shtruar një çështje, duke thënë se kjo ndalje që bëhet në autostradë e veturave, është shumë e rrezikshme për zyrtarët policorë.

“Nuk e di qysh guxon polici me rreziku jetën me dal me ndal kerre ne Autostrade”, ka thënë ky anëtar.

Tutje ai ka thënë se tash është koha që të vendose radarët statik.

“U ardh koha per blica statik e jo me i rreziku zyrtaret policore ne këtë mënyre”, është shprehur në fund ‘maraklia’.

Më poshtë keni fotografitë dhe shkrimin e tij. /gazetametro.net

]]>
Lajm i mirë për prodhuesit e kriptovalutave në Kosovë https://www.dielli.info/lajm-i-mire-per-prodhuesit-e-kriptovalutave-ne-kosove/ Thu, 12 May 2022 09:42:47 +0000 https://www.dielli.info/?p=61544
Nga dita e djeshme, qytetarët që janë marrë me prodhimin e kriptovalutave kanë mundësi të vazhdojnë veprimtarinë e tyre ligjërisht.
Kjo pasi vendimi i Ministrisë së Ekonomisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave nuk është më valid.
“Lidhur me validitetin e Vendimit me nr. Protokolli 3318, të datës 31-12-2021, ju njoftojmë se çdo vendim i marrë është i vlefshëm vetëm për aq sa zgjasin masat emergjente, kjo në përputhje me Ligjin për energji”, kanë thënë nga kjo ministri për ATV.
Në anën tjetër, njohësit e fushës së prodhimit të kriptovalutave kanë cilësuar se shfuqizimi i vendimit në fjalë është në të mirë të qytetarëve që merren me këtë veprimtari.
Sipas tyre, rreth 30-40 mijë familje në Kosovë gjenerojnë të hyra nga kriptovalutat deri në 500 euro në muaj, ndërsa kanë thënë se do të ishte mirë që Kosova të ndjek shembullin e Malit të Zi për krijimin e bazës ligjore rreth prodhimit të kriptovalutave, në mënyrë që edhe qytetarët që merren me tregtimin e tyre të paguajnë tatimin në fitim.
Por, shfuqizimi i vendimit në fuqi nuk do të thotë se Policia e Kosovës ka ndalur aksionet e tyre kundër prodhuesve ilegal të kriptovalutave, që nuk posedojnë dokumentacionin përkatës për aparaturat që përdoren për prodhimin e kriptovalutave.
]]>
Prishtinasi s’e duron kolonën, e kalon Veternikun përmes trotuarit https://www.dielli.info/prishtinasi-se-duron-kolonen-e-kalon-veternikun-permes-trotuarit/ Wed, 11 May 2022 07:50:10 +0000 https://www.dielli.info/?p=61251 Një person në Prishtinë sot siç duket nuk e duroi kolonën e krijuar në Veternik.

Ai me veturën e tij, këtë pjesë e kaloi përmes trotuarit që çon në qendër të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Videoja e këtij rasti është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”. /Lajmi.net/

]]>
Si të kurseni karburant me një lëvizje të thjeshtë. Do habiteni https://www.dielli.info/si-te-kurseni-karburant-me-nje-levizje-te-thjeshte-do-habiteni/ Tue, 03 May 2022 17:28:03 +0000 https://www.dielli.info/?p=59859 Një nga vetitë më të panjohura dhe më të nënvlerësuara të një motori makine është ajo e ndërprerjes, përdorimi i të cilit mund të reduktojë ndjeshëm konsumin e karburantit.

Konsumi i karburantit të një makine ndikohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Më të rëndësishmet prej tyre janë kushtet tona të drejtimit dhe zakonet e drejtimit , pasi ato ndikojnë shumë në rezultatin përfundimtar.

Duke u fokusuar, pra, në mënyrat se si mund të zvogëlojmë konsumin e karburantit, duke maksimizuar efikasitetin e makinës sonë, ia vlen të provojmë, për ta çuar konsumin e motorit ne nivele të ulta.

Kjo ndodh kur heqim këmbën nga gazi duke ruajtur raportin e marsheve dhe makina vazhdon të eci. Në këtë kohë, motori hyn në një gjendje në të cilën dhomat e djegies nuk furnizohen me karburant ose ajër.

Për sa kohë zgjat kjo situatë, makina lëviz pa konsumuar karburant, ndërkohë që ngadalësohet për shkak të vakumit të krijuar brenda cilindrave dhe rezistencës që shkakton në lëvizjen e pistonëve.

Fitimi, pra, në këtë rast është i dyfishtë. E para është se ne mund të udhëtojmë disa metra apo edhe kilometra me konsum zero karburant dhe të minimizojmë konsumin e përdorimit të sistemit të frenimit, pasi forca e ngadalësimit që zhvillohet në këtë rast mund të jetë e mjaftueshme për të ulur shpejtësinë e makinës në nivelet e dëshiruara.

Sigurisht që nuk duhet ta teprojmë, duke lejuar që shpejtësia e motorit të ulet në nivele të tilla që do të bëjë që ai të fiket. Një kusht tjetër është ruajtja e raportit të marsheve, pasi përndryshe motori do të jetë në boshe dhe do të konsumojë karburant për ta mbajtur atë të ndezur.

Kështu që herën tjetër që pyesni veten nëse është më mirë të ruani një raport marshi apo të zgjidhni “marshin neutral” në mënyrë që të kurseni më shumë karburant, përgjigja, me pak përjashtime, është e qartë.

]]>
Kamera brenda rrotave: Çfarë ndodh me gomën gjatë ngasjes në rrugë? https://www.dielli.info/kamera-brenda-rrotave-cfare-ndodh-me-gomen-gjate-ngasjes-ne-rruge/ Tue, 03 May 2022 10:28:57 +0000 https://www.dielli.info/?p=59765 Njerëzit me të vërtetë do të bëjnë gjithçka, dhe kanali You Tube Warped Perception ka realizuar një ide vërtet interesante.

Çfarë ndodh në gomë gjatë ngasjes në rrugë?

Nëse jeni të interesuar për atë pyetje, përgjigja është këtu.

Ishte e mjaftueshme për të montuar kamerën GoPro brenda gomës.

Përveç përkuljes së gomës nga rrugët e dëmtuara, mund të shihni edhe gurë të vegjël mbase, të cilët “udhëtojnë nëpër këtë kanal të mbyllur. /Telegrafi/

]]>
Nëse keni ndonjërën nga këto vetura mos e shisni, sepse mund të fitoni shumë para https://www.dielli.info/nese-keni-ndonjeren-nga-keto-vetura-mos-e-shisni-sepse-mund-te-fitoni-shume-para/ Sun, 01 May 2022 21:01:00 +0000 https://www.dielli.info/?p=59544 Thonë se vetura e re humbet një pjesë të konsiderueshme të vlerës së saj menjëherë pas daljes nga ekspozita.

Sidoqoftë, ka edhe disa vetura të përdorura, çmimi i të cilave po rritet vazhdimisht.

Nëse drejtoni ndonjë nga këto klasike moderne, mund të fitoni para.

Këto janë vetura që deri para disa vitesh shiteshin për një grusht euro, dhe sot ato në disa raste vlejnë dukshëm më shumë se të rejat.

Nëse keni ndonjë nga këto veturat të ‘fshehura’ në garazh, mos e shisni akoma sepse çmimi i saj do të rritet vetëm.

Më poshtë ju sjellim 10 veturat kryesore vlera e të cilave po rritet.

Përzgjedhja është marrë duke analizuar tregun e makinaveV ertical dhe regjistrin e historisë së makinave me mijëra raporte të historisë së makinave.

Alfa Romeo GTV (1993 – 2004)

Audi V8 (1988 – 1993)

BMW 540i (1992 – 1996)

Jaguar XK8 (1996 – 2006)

Land Rover Defender (Seria I, Seria II)

Mercedes -Benz E300, E320, E420 (1992 – 1996)

Saab 9000 CS Aero (1993 – 1997)

Toyota Land Cruiser (J80, J100)

Volkswagen Corrado VR6 (1991 – 1995)

Volvo 740 Turbo (1986 – 1990).

]]>