Dielli.info – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 15 Jan 2022 11:28:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Dielli.info – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 ​KRERËT SHTETËRORË BËJNË HOMAZHE NË KOMPLEKSIN MEMORIAL NË REÇAKUT https://www.dielli.info/%e2%80%8bkreret-shteterore-bejne-homazhe-ne-kompleksin-memorial-ne-recakut/ Sat, 15 Jan 2022 11:28:12 +0000 http://www.dielli.info/?p=53833

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak. Në 23-vjetorin e masakrës në Reçakut, ata kanë bërë nderime të shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

 

Homazhe po bëjnë edhe pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës tre udhëheqësit e shtetit do të marrin pjesë edhe në një akademi përkujtimore në Shtime.

 

]]>
KU ISHTE EPIQENDRA E TËRMETIT 4.8 SHKALLËSH QË SAPO GODITI SHQIPËRINË? https://www.dielli.info/ku-ishte-epiqendra-e-termetit-4-8-shkallesh-qe-sapo-goditi-shqiperine/ Fri, 14 Jan 2022 22:06:50 +0000 http://www.dielli.info/?p=53830 Një tërmet është regjistruar para pak minutash në Shqipëri.

Lëkundjet ishin me magnitudë 4,8 dhe epiqendra e tërmetit ishte 12 km nga qyteti i Pukës.

Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë e Lezhë, si dhe në Kosovë.

Thellësia e lëkundjeve, sipas IGJEUM-it ishte 10 km/Express

]]>
GODITET NJË KËMBËSORE NË ARLLAT TË DRENASIT https://www.dielli.info/goditet-nje-kembesore-ne-arllat-te-drenasit/ Fri, 14 Jan 2022 20:23:20 +0000 http://www.dielli.info/?p=53827 ( E plotësuar ) Policia e Kosovës ka konfirmuar se një këmbësore është goditur sonte nga një veturë në fshatin Arllat të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat. Në aksident është përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi tutje se njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin.

– – – – – – – – – –

Një veturë ka goditur një këmbësore sonte në fshatin Arllat të Drenasit.

Telegrafi ka mësuar se këmbësorja është e moshës rreth 60 vjeç, dhe se lëndimet që ka marrë janë të rënda.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

/Telegrafi/

 

 

 

]]>
PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË FUNDJAVË https://www.dielli.info/parashikimi-i-motit-per-kete-fundjave/ Fri, 14 Jan 2022 20:13:53 +0000 http://www.dielli.info/?p=53824 Në fundjavë vranësira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.  Orëve të mëngjesit ngrica.

Sipas Prishtina Weather mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës.  Ditën e shtunë me vranësira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vranësirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve kodrinoro-malore.  E nga dita e mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.

Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë, mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.  Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.

15.01 – Në mëngjes vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore.  Ditën me kthjellime e intervale me diell.

16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

17.01 – Pjesërisht vranët.  Përreth viseve malore nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

18.01 – Kryesisht me vranësira.  Nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.

19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht kthjellët e me diell.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e hënë.  Minimalet luhaten nga -6C deri  -3C, e të mërkurën zbresin në -7C.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s, e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi 4-7m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.

]]>
KURTI PUBLIKON LETRËN E BLINKENIT: IA VLEN TË RILEXOHET https://www.dielli.info/kurti-publikon-letren-e-blinkenit-ia-vlen-te-rilexohet/ Fri, 14 Jan 2022 20:11:25 +0000 http://www.dielli.info/?p=53822

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar letrën që e ka pranuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

 

Kurti ka thënë që kjo letër ia vlen të rilexohet pasi sipas tij është “përmbajtjesore” dhe “e mirë”.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet“, ka shkruar Kurti, përcjell Gazeta Sinjali.

Blinken i ka kërkuar Kurtit që të bëjë marrëveshje me Serbinë në lidhje me energjinë elektrike në veriun e Kosovës dhe personat e pagjetur.

 

 

]]>
MUSTAFA: VOTIMI I SERBËVE NË ZYRËN NDËRLIDHËSE E LEJON REFERENDUMIN https://www.dielli.info/mustafa-votimi-i-serbeve-ne-zyren-nderlidhese-e-lejon-referendumin/ Fri, 14 Jan 2022 20:09:46 +0000 http://www.dielli.info/?p=53820

Ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se propozimi i kryeministrit Kurti që serbët të votojnë në Zyrën Ndërldhjëse dhe përmes postës e lejon referendumin e Serbisë.

 

Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare po e mbështesin qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, është mashtrim i popullit nëse thuhet se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuar nga OSBE-ja, ndërsa është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse, ashtu siç kanë deklaruar sot institucionet e Kosovës.

“Kjo është forma, me të cilën po merren institucionet tona. Nuk ndalohet referendumi nëse qeveria thotë se ata mund të votojnë përmes Zyrës ndërlidhëse; kështu vetëm se  kamuflohen para qytetarëve. Askund në Kushtetutën e Kosovës nuk shkruan se është kundërkushtetuese votimi përmes vendvotimeve të asistuara nga OSBE , kurse është kushtetuese votimi në referendum për një shtet tjetër përmes Zyrës Ndërlidhëse. Kjo është demagogji dhe farsë.  Në fakt ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë çështje e shtetit serb jo e Kosovës. Është çështje e sovranitetit shtetëror të një vendi”, tha Mustafa për Express.

Ai tha se qëndrimet e Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Kurti nuk janë të qarta.

Mustafa tha se institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre.

“Institucionet e Kosovës, përkatësisht Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri nuk janë të qarta në qëndrimin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e serbeve të Kosovës në referendumin e Serbisë. A lejohet apo nuk lejohet një referendum i një shteti tjetër në një shtet tjetër, sepse kjo është  esenca. Nuk është esenciale se a do të votojnë serbet në Kosovë në vendvotime përmes OSBE-së, apo përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë; me postë apo në mënyrë digjitale”, tha Mustafa.

Ish-lideri i LDK-së tha po ashtu se as deklarata e vendeve të QUINT-it nuk është e qartë, pasi sipas  tij këto vende shprehen për referendumin  kombëtar të Serbisë, që në fakt është referendum shtetëror i Serbisë.

“Institucionet e Kosovës ishte dashur që në kohë të sqarojnë para opinionit ndërkombëtar papranueshmërinë e organizimit të referendumit për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë edhe në Kosovë dhe ta fitojnë përkrahjen e tyre. Deklarata e sotme e QUINT-it flet se institucionet e Kosovës nuk e kanë bërë punën e tyre. Nuk do ta  bëjë as rezoluta e  Kuvendit. Në vend të kësaj është e domosdoshme të bisedohet dhe të  binden partnerët tanë se  në Kosovë nuk duhet të mbahet referendumi serb.

Është e rëndësishme që edhe opozita të ketë kujdes në fjalorin që po e përdorë dhe në cilësimet e referendumit, sepse përmes tyre cilësohen edhe vendet e QUINT-it si mbështetëse të këtij referendumi”, tha Mustafa.

Partitë opozitare në vend i kanë dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

 

]]>
ZYRTARJA SHTATZËNË MBETET E BLLOKUAR PËR GATI NJË ORË ASHENSORIN E GJYKATËS SË APELIT https://www.dielli.info/zyrtarja-shtatzene-mbetet-e-bllokuar-per-gati-nje-ore-ashensorin-e-gjykates-se-apelit/ Fri, 14 Jan 2022 16:06:15 +0000 http://www.dielli.info/?p=53817 Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares është më e mirë, teksa e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore.

“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Gjendja e saj është më e mirë”, ka thënë Arifi.

Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta./Express/

]]>
DASH MBËSHTET DEKLARATËN E QUINT-IT PËR REFERENDUMIN E SERBISË NË KOSOVË https://www.dielli.info/dash-mbeshtet-deklaraten-e-quint-it-per-referendumin-e-serbise-ne-kosove/ Fri, 14 Jan 2022 15:51:20 +0000 http://www.dielli.info/?p=53813

Departamenti Amerikan i Shtetit po përkrahë deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it të lëshuar sot në lidhje me organizimin e referendumin për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.

 

Ata kanë shpërndarë në web-faqen e tyre këtë deklaratë, ku shtetet e QUINT-it kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Përmes një komunikate të përbashkët, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se ju vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës, sipas praktikave të kaluara.

“Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet nddër të tjera në komunikatë.

Kurse, institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu:

Osmani, Konjufca e Kurti me deklaratë të përbashkët për referendumin e Serbisë në Kosovë

Në këtë takim, sipas deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, “përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”. /Telegrafi/

 

]]>
A MUND TË KETË TENTATIVË PËR RRËZIMIN E QEVERISË NË SEANCËN E NESËRME TË KUVENDIT? https://www.dielli.info/a-mund-te-kete-tentative-per-rrezimin-e-qeverise-ne-seancen-e-neserme-te-kuvendit/ Fri, 14 Jan 2022 15:04:02 +0000 http://www.dielli.info/?p=53810  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur Kuvendin e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër. E kjo pas takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUNT-it, i cili erdha pas këto shteti kërkuan nga Qeveria e Kosovës që në Kosovë  të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshme kushtetuese.

 

Pavarësisht se kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta, nuk po shihet si rrezik që nesër në këtë seancë të jashtëzakonshme të ketë tentativë për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci ka thënë për lajmi.net se çështja e referendumit të Serbisë nuk është ka sjellë situatën që të tentohet rrëzimi i qeverisë.

“Nuk besoj që mundet me pas ndonjë tentativë për rrëzim të qeverisë. Kemi pas situate shumë më shumë të tensionuar siç është reciprociteti me Serbinë ose hyrja e aeroplanëve serbë në Kosovë ka qenë shumë më e ndjeshme si situatë dhe nuk e ka rrëzuar qeverinë ose nuk ka pasë tendencë. Në këto kushte, në këto momente i gjithë faktori politik shqiptar duhet me qenë unik, nuk është problem kush është në qeveri sepse kushdo që vjen nesër edhe dialogun ka me pasë prapë në tavolinë dhe duhet zgjidhje dhe zgjidhja është kur krejt janë bashkë”, është shprehur ai.

Por, pavarësisht kësaj, ai ka konsideruar se pozita dhe opozita do të jenë në një linjë sa i përket kësaj çështje.

“Me sa e pash reagimin e liderit të LDK-së dhe PDK-së janë në përkrahje. Këtu mund të ketë edhe kalkulime politike, por prapëseprapë ne këto raste kur ka kalkulime politike do të digjen sepse është interes nacional me qenë bashkë”.

Sipas tij, kërkesa për lejimin e këtij referendumi në Kosovës është bërë pasi shtetet e QUINT-it janë në mes të palës kosovare dhe asaj serbe.

“Shtetet e QUINT-it e bëjnë thirrjen sepse janë në mes të të dyja palëve dhe ai është roli i tyre. Por, është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës me vendos konfrom rendit kushtetuese të Kosovës. Më duket  që është shtjerr çdo mundësi që Serbia sa herë të ka dëshirë me organizua procese të tilla, qoftë zgjedhore ose referendume, në territorin e Kosovës, te cilin nuk e njeh dhe nuk e pranon si shtet”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës kanë konsideruar se kërkesa e Serbisë për mbajtjen e  referendumit në Kosovë është  praktikë e një modeli rus, që kë mbështetjen e Federatës Ruse.

Në anën tjetër, partitë opozitare në vend janë shprehur kundër këtij referendumi duke kërkuar nga krerët e shtetit që mos të aprovojnë kërkesën e shteteve të QUNT-it./Lajmi.net/

 

]]>
KRERËT E SHTETIT: MBAJTJA E REFERENDUMIT SERB ËSHTË SHKELJE E KUSHTETUTËS https://www.dielli.info/kreret-e-shtetit-mbajtja-e-referendumit-serb-eshte-shkelje-e-kushtetutes/ Fri, 14 Jan 2022 14:35:01 +0000 http://www.dielli.info/?p=53807

Deklaratë e Përbashkët e Institucioneve të Republikës së Kosovës, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së

 

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

Krerët e shtetit i kanë thënë ambasadorëve se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse.

Sipas tyre, edhe praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021.

Institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë.

Institucionet e Kosovës i kanë bërë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, sipas tyre, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse.

Deklarata e përbashkët e institucioneve të Republikës së Kosovës, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së

Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç se u ritheksua se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja.

Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Për më tepër, institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë. Sepse, para se OSBE-ja të bënte mbledhjen e votave, do të mbahej një proces tërësisht ilegal i hapjes së qendrave të votimit e kutive të votimit në territorin e Republikës së Kosovës për një referendum të një shteti tjetër, pra Serbisë, e ky proces do të organizohej nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Ashtu siç dëshmohet në letrën e dërguar OSBE-së nga ana e autoriteteve serbe, arsyeja pse Serbia insiston t`i hapë vendvotimet edhe në Kosovë është sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj edhe dëshiron ta shfrytëzojë referendumin si mjet të shtrimit të sovranitetit të saj mbi Kosovën. Rrjedhimisht, qëndrimi i institucioneve të Kosovës nuk ka fare të bëjë me OSBE-në, por me kundërshtimin e kësaj tendence të vazhdueshme të Serbisë, e cila dëshmon pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës.

Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

]]>