Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Clark u takua veç me Thaçin

- in Lajme

Gjenerali Wesley Clark, ka pohuar se hera e vetme që ai është takuar me ndokënd nga UÇK-ja gjatë fushatës së bombardimeve, ka qenë me Hashim Thaçin.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Clark tha se Thaçin e kishte takuar në bazën ajrore, transmeton Klankosova.tv.

Ish-komandanti suprem i NATO-s, deklaroi se me Thaçin ishte takuar më shumë se një herë gjatë fushatës së bombardimeve./Demokracia