Hamza: Gjykata Speciale e ka humbur integritetin, aleatët e lirisë dhe pavarësisë duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar

- in Lajme

Kryetari aktual i Mitrovicës,  Bedri Hamza, ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin.

Në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hamza ka bërë me dije se më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët e lirisë sonë duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.

“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund!”, ka shkruar Hamza./Demokracia

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid02WFFnC7Cfd8yF9TZRtwSA6UTuUTniyDd8f1qetifSUJotabdYqjDVxSgb2jqwsG6Cl&show_text=true&width=500