Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që disa nga akuzat për krime lufte të rrëzohen, duke argumentuar se ato lidhen me periudha kohore jashtë fushëveprimit të pretenduar të konfliktit në Kosovë.
Sipas mbrojtjes, në Kosovë nuk ka pasur luftë para majit 1998 dhe pas qershorit 1999, prandaj akuzat për krime që pretendohet të jenë kryer para ose pas këtyre datave, nuk duhet të përfshihen në aktakuzë.
“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.
Më tej, ai sqaroi pozicionin e mbrojtjes për autoritetin që trupi gjykues ka në raport me elementet e aktakuzës:
“Në mocionin e vet mbrojtja bën parashtrime të gjata lidhur me atë që mendon se është autoritet i trupit gjykues, që të rrëzojë jo vetëm pika, por edhe elemente të pikave të aktakuzës, dhe mbështetet në interpretime të gjyqtarëve të procedurës paraprake. Mbrojtja parashtron se trupi gjykues do të kishte autoritetin që të rrëzojë krimet e luftës që thuhet se janë kryer jashtë periudhës që pretendohet të ketë pasur konflikt. Prokuroria kundërshton pretendimet e mbrojtjes, dhe thotë se duhet të bëhet vlerësim pikë pas pike”, tha ai më tej./Demokracia