Portali serb i veriut, Kosovo-Online ka publikuar pamje të post-bllokut të KFOR-it në hyrje të qytetit të Leposaviqit.
Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë, ku ndodhet baza ushtarake e KFOR-it “Nothing Hill”, një numër i madh ushtarësh të KFOR-it letonez që nga mëngjesi i hershëm janë vendosur në rrugën kryesore.
Ndërkaq, një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit.
/GazetaSinjali/