E konfirmon Kurti: Vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë do të jetë 105

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.

Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nga Ligji i ri për Paga, do të prekën rreth 82 mijë zyrtarë publikë.

“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sipas kryeministrit me këtë sistem të ri, është dhënë mbështetje solide për kategoritë si mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakët.

Ndryshimi i Ligjit është miratuar pro, pa marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Murati lavdërohet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është lavdëruar në mbledhjen e qeverisë me vlerën e koeficientit e cila u përcaktua 105 euro.

Ai ka pretenduar se buxheti për paga është rritur për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

“Vlera do të jetë 105 euro. Pa shtesa pra. Pasi nëse marrim edhe shtesat, ato përbjën 12% të tërësisë së vlerës së pagave, dhe duke filluar nga shtesa e përvojës së punës, shtesa për kushte specifike e rrezikshmërinë, shtesa të tjera për kategori specifike, dhe ajo tranizitore që ajo mundëson që askujt mos t’i ulet paga.” – tha Murati.

Sa do të paguhen Kurti, Osmani e Konjufca?

Siç kishte raportuar Nacionale në fillim të muajit që po lëmë pas, sipas koeficentëve të përcaktuar për pozitat e zyrtarëve publikë, presidentja Vjosa Osmani do ta ketë koeficientin më të lartë të pagës më 18.0.

Kjo, pasohet nga kryetari i Kuvendit, që është Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Pagat e tyre, do të kenë koeficientin 17.

Në bazëë të përllogaritjes së thjeshtë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të paguhet 1 mijë 890 euro.

Kurti e Konjufca ndërkaq, do të marrin pagë mujore rreth 1 mijë e 785 euro.

/Nacionale