“1/3 e qeverisë po hetohet nga Prokuroria”, PDK kërkon debat parlamentar për të gjeturat e raportit të DASH-it

- in Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të plotësohet rendi i ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri ka thënë se PDK kërkon që të futet në rend dite një debat parlamentar për të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“I kërkoj seancës të plotësoj rendin e ditës me mocion përmbajtjesor. Ne kërkojmë debat parlamentar me të gjeturat e raportit të DASH-it. Ka të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri.

Ai shtoi se raporti ka përshkrim ku kemi korrupsion serioz në qeveri.

“Duke iu referuar këtij raporti nga 15 ministria 5 janë në hetime dhe dy zëvendësministra. 1/3 e kësaj qeverie është në hetime nga prokuroria. Aty përshkruhet qartë dhe dhuna ndaj gazetarëve dhe ndaj gruas”, ka thënë Tahiri./Demokracia